Connect with us

Lajme nga vendi

Delegacioni i Këshillit të ambasadorëve amerikanë në Shkup

Published

on

Këshilli i ambasadorëve nga sot deri më 13 maj do të jetë nikoqir i delegacionit të Këshillit të ambasadorëve amerikanë.

“Vizita e delegacionit të shtetit është në funksion të misionit të tyre për përcaktimin e fakteve në rajon (Shqipëri, Kosovë, Republika e Maqedonisë së Veriut)”, informoi Këshilli i ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut.

Për sot është paraparë takim i delegacionit me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Për nesër, nga ana tjetër, janë paralajmëruar takime me zëvendës-shefin e Misionit të Ambasadës së SHBA-së, Erik Mejer, presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si edhe liderët e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe të lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Advertisement

Lajme nga vendi

BDI: SHBA-ja RIKTHEN BALLKANIN PERËNDIMOR NË KONGRES

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet seancën e sotme të Nënkomitetit për Evropën të Kongresit amerikan kushtuar politikës së Shteteve të Bashkuara dhe sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Interesimi i vazhdueshëm amerikan për zhvillimet në rajon ka një rëndësi të veçantë edhe për Maqedoninë e Veriut, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër partnerët kryesorë të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, zbatimit të saj dhe konsolidimit të karakterit multietnik të shtetit. Po aq i rëndësishëm ka qenë angazhimi amerikan për orientimin euroatlantik dhe perspektivën evropiane të vendit.

Pikërisht në një periudhë kur shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimi i drejtë, barazia gjuhësore dhe mekanizmat e bashkëvendimmarrjes po përballen me sfida serioze, vëmendja e Uashingtonit ndaj stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor merr peshë të veçantë.

Për BDI-në, mesazhi mbetet i qartë: stabiliteti afatgjatë i Maqedonisë së Veriut mbështetet mbi respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe mbi vazhdimin e pakthyeshëm të rrugës drejt Bashkimit Evropian.

Advertisement

Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara ka qenë vendimtar në momentet kyçe të vendit dhe mbetet garanci e rëndësishme për ruajtjen e arkitekturës së paqes, barazisë dhe orientimit euroatlantik, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

Published

on

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00.

Njoftimi i plotë:

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.

Advertisement

Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për ti dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt.Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.

UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve.

Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi.

Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!

Sheshi “Skënderbej” – Shkup

Advertisement

ora 18:00

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kallëzim i ri penal ndaj Jakimovskit: Dyshohet për ndërhyrje në lejet e ndërtimit

Published

on

Kallëzim i ri penal ndaj Jakimovskit: Dyshohet për ndërhyrje në lejet e ndërtimit
Departamenti për Kriminalitet Ekonomik dhe Korrupsion, në koordinim me SPB Shkup, ka paraqitur kallëzim penal ndaj tre personave, mes tyre edhe ish-kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski.

Sipas policisë, Jakimovski është personi i tretë i kallëzuar dhe dyshohet për veprën penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim”, ndërsa dy zyrtare të Komunës së Karposhit akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas njoftimit, zyrtaret kanë lëshuar leje ndërtimi për investitorë, edhe pse kanë qenë në dijeni se dokumentacioni urbanistik për lokacionin ishte shfuqizuar më herët nga Gjykata Kushtetuese.

Në një rast, më 23 korrik 2025 është lëshuar leje që investitorëve u ka mundësuar, sipas policisë, të fitojnë në mënyrë të kundërligjshme të drejtën për ndërtimin e një objekti me vlerë prej rreth 10.4 milionë denarësh.

Policia pretendon gjithashtu se janë lëshuar leje të tjera ndërtimi pavarësisht mangësive në dokumentacion dhe mospërputhjes së projekteve me planet urbanistike. Në një rast tjetër, bëhet fjalë për një objekt të evidentuar si “strehë”, i cili, sipas policisë, ishte vendosur në hapësirë publike dhe nuk ishte paraparë me planin urbanistik.

Advertisement

Hetimi është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Publike në Shkup, ndërsa kallëzimi penal është dorëzuar në këtë institucion për procedurë të mëtejshme.

Continue Reading

Më të lexuarat