Lajme nga vendi
Janë shtuar mashtrimet në RMV, evitoni blerjet nëpërmjet rrjeteve sociale nga kompani të paregjistruara
Rritet numri i blerjeve online nga qytetarët e Maqedonisë, e paralelisht rriten edhe mashtrimet ndaj qytetarëve gjatë blerjes nëpër vendet virtuale të shitjeve në Internet. Pakënaqësia e qytetarëve nga mashtrimet online përhapet nëpërmjet postimeve nëpër rrjetet sociale, por edhe denoncohet tek Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Që të evitohet “zbrazja” e kartelave të kreditit nëpërmjet mashtrimeve, ekzistojnë disa rekomandime të cilat duhet t’i ndjekim si qytetarë, shkruan Meta.mk.
Nga Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë për Meta.mk sqarojnë se në pjesën e blerjeve online në vitin 2021 dhe 2022 kanë pranuar mbi 420 ankesa nga konsumatorët.
Nga MPB-ja thonë se gjatë vitit 2022 dhe tre muajt e parë të këtij viti janë parashtruar gjithsej 27 denoncime për mashtrime gjatë porositjes së artikujve nga Interneti, e pas marrjes së masave janë shqiptuar nëntë kallëzime penale për veprën penale të “mashtrimit”.
Cilat janë format më të shpeshta të mashtrimeve online gjatë blerjes?
Sektori për kriminalitetin kompjuterik dhe forenzikën digjitale pranë MPB-së shënon paraqitje të mashtrimeve nëpërmjet internetit me marrje jolegale dhe ndërmjetësim mashtrues në komunikimin nëpërmjet postës elektronike midis kompanive të Maqedonisë dhe partnerëve të tyre të biznesit nga vendet e huaja, kryesisht nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine.
Grupe ndërkombëtare kriminale me përdorimin e spam mesazheve, metodave të fishingut dhe inzhinieringun social, arrijnë që ta vjedhin fjalëkalimin për qasje deri te e-maili i partnerëve të biznesit, me çka fitojnë qasje pa pengesa deri te historia e komunikimit të përgjithshëm. Pastaj, siç sqarojnë nga MPB-ja, grupet kriminale krijojnë e-mail adresa të reja të cilat dallojnë minimalisht, gjegjësisht për një karakter nga ato origjinale dhe të njëjtat vështirë vërehen në komunikim, për shembull: p0raka@mail.com në vend të poraka@mail.com ose primerl@mail.co.uk në vend të primer1@mail.com.
“Grupet e organizuara kriminale me përdorimin e fjalëkalimit “të vjedhur” e marrin mesazhin origjinal, e modifikojnë dhe e ridërgojnë nga njëra e-mail adresë e rrejshme. Në këtë mënyrë të dy palët e komunikimit janë në lajthim se komunikojnë me partnerin e vërtetë”, sqarojnë nga MPB-ja.
Më së shpeshti mashtruesit pastaj prezantohen si partneri i vërtetë – dërguesi i mallit të kontraktuar dhe i dërgojnë mesazh partnerit – blerësit se e kanë ndryshuar llogarinë bankare për pagesën e mjeteve dhe kërkojnë mjete avans të paguhen në llogarinë e re që ia dërgojnë bashkëngjitur me mesazhin.
Grupet kriminale disponojnë me llogari bankare në vende të ndryshme, e shumë shpesh nëse ndonjë nga llogaritë është e bllokuar, për një kohë shumë të shkurtër dërgojnë llogari alternative për pagesë, e sqarojnë nga MPB njërën nga mënyrat e mashtrimeve online.
Nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë nga ana tjetër sqarojnë se gjatë blerjes në Internet duhet të bëhet kujdes i veçantë tek shitjet në rrjetet sociale (Facebook, Instagram dhe të tjera) nga firma të paregjistruara nga ato që nuk kanë seli të regjistruar, nuk japin mundësi pagese nëpërmjet transaksionit ose llogarisë bankare dhe nuk lëshojnë llogari/faturë, fletë garancie ose dokumentacion tjetër për produktin.
“Për shkak se tek ne nuk janë të rregulluara konkretisht këto shitje jolegale në rrjetet sociale, për dallim nga shitjet legale online, nuk ka mekanizëm me të cilin do të mund të pengohen disa persona që të bëjnë profile në rrjetet sociale dhe të shesin produkte, të fshehur pas ndonjë profili ose emërtimi të rrejshëm të ndonjë online shitoreje”, sqarojnë nga Organizata e konsumatorëve.
Pikërisht për këtë shkak, qytetarët janë ato që duhet të kenë kujdes gjatë blerjes nëpër rrjete sociale, sepse më tej do të kenë vështirësi për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Për çfarëdo keqpërdorimi të të dhënave personale, qytetarët duhet të njëjtën ta paraqesin te Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa keqpërdorimin e kartelave bankare dhe mashtrimet e ngjashme duhet menjëherë t’i paraqesin te Sektori për kriminalitet kompjuterik pranë MPB-së.
Çfarë duhet të kemi kujdes si konsumatorë gjatë blerjes online?
Qytetarët duhet të bëjnë dallim midis shitjes legale dhe jolegale në internet. Në Maqedoni ekzistojnë ligje për tregti elektronike dhe mbrojtje të konsumatorëve që e definojnë shitjen online, së bashku me të drejtat dhe obligimet e të dy palëve, por këto ligje kanë të bëjnë vetëm me ato tregtarë që janë të regjistruar për kryerjen e shitjeve online. Kështu që, qytetarët duhet të bëjnë verifikim të mirë të vendit të shitjes virtuale prej ku duan të blejnë diçka.
“Gjatë blerjes online, veçanërisht nëse bëhet fjalë për blerje nga rrjetet sociale nevojitet që si konsumatorë paraprakisht të verifikojnë dhe të hulumtojnë se ajo shitore a është firmë e regjistruar, a ka seli, a ka shitore fizike apo a është online shitore e regjistruar, a ofron shitësi mundësi për pagesë nëpërmjet transaksionit, nëpërmjet urdhëresës për pagesë në bankë dhe a dërgon vërtetim valid për porosinë në e-mail, gjatë dërgesës së produkteve a dorëzon edhe llogari fiskale/faturë ose vërtetim-pagese”, sqarojnë nga Organizata e konsumatorëve.
Nëse nuk u është dorëzuar llogari fiskale, faturë apo vërtetim-pagese, atëherë qytetarët nuk kanë obligim ta marrin produktin, porosisin nga Organizata e konsumatorëve, duke u rekomanduar qytetarëve që të mos bien pre e reklamave bombastike në internet, si për shembull: zbritje vetëm për një ditë, produkte falas ose aksion produktesh që janë imitim i ndonjë brendi aktual.
Nga Asociacioni për e-tregti i Maqedonisë për Meta.mk thonë se kanë krijuar aktivitete dhe masa, me të cilat i ndihmojnë konsumatorët gjatë marrjes se vendimeve mbi blerjet online.
Në kuadër të platformës ecommerce4all.eu, e kanë përgatitur edhe doracakun Mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet të cilit qytetarët së pari mund të njihen me të drejtat e tyre si konsumatorë dhe mbrojtjen që ua ofron ligji. Kanë krijuar edhe Regjistër të e-tregtarëve të regjistruar, nëpërmjet të cilit lehtë mund të verifikohet se kompania prej të cilës blihet është person juridik i regjistruar dhe ofron e-pagesa. Mbi 100 e-shitore në vendin tonë janë pajisur me Badge për e-tregtar të verifikuar, nëpërmjet të cilit mbështetet kultivimi i politikave dhe praktikave që janë në dobi të konsumatorëve.
Kontrolli i vërtetësisë, legjitimitetit dhe praktikës së mirë të punës së e-shitores, sipas Asociacionit të Maqedonisë për e-tregti është hapi i parë të cilin duhet ta ndërmarrin qytetarët.
“Nëse doni që ta kontrolloni më detajisht kompaninë nga e cila porositni, shikoni të dhënat e tyre mbi: Politikën e kthimit të produkteve, Politikën e cookies-ave, Politikën e privatësisë dhe Kushtet për përdorim dhe a është ueb-faqja e sigurt, gjegjësisht a posedon https protokoll – dryni në të majtë të emrit të faqes në shiritin për kërkim e tregon këtë”, theksojnë nga Asociacioni i Maqedonisë për e-tregti.
Këshillat e Asociacionit për qytetarët – t’i lexojnë edhe recenzionet për vlerësim që i kanë lënë blerës të tjerë të kënaqur ose të pakënaqur, mbi vetë e-shitoren, por edhe të kontrollojnë se a janë të qasshme publikisht të dhënat mbi emërtimin juridik të kompanisë dhe të dhënat e kontaktit të tyre. Gjithashtu, rekomandohet që qytetarët të informojnë mbi kushtet e shfrytëzimit të ueb-faqes, politikat e privatësisë dhe politikat e kthimit të produkteve.
“Këto mbase duken si shumë hapa që duhet të ndërmerren ose si diçka që merr shumë kohë, por më mirë është të shpenzohen më pak se pesë minuta në të cilat do të sigurohemi në rregullshmërinë dhe praktikën e mirë të punës së kompanisë nga e cila porosisim, sesa të mashtrohemi nga ndonjë subjekt i paregjistruar dhe i panjohur”, rekomandojnë nga Asociacioni i Maqedonisë për e-tregti.
BPRMV: Transaksionet ndaj shitoreve online vitin e kaluar janë rritur për 25 përqind
Qytetarët e Maqedonisë në vitin 2022 kanë realizuar transaksione të përgjithshme ndaj shitoreve online në vendin tonë dhe jashtë vendit në lartësi prej 550,2 milionë eurosh, që paraqet rritje prej 25 përqind në krahasim me vitin paraprak. Përveç mjeteve të shpenzuara, vitin e kaluar për 13 përqind është rritur edhe numri i transaksioneve online që janë bërë nga ana e personave fizikë, tregojnë të dhënat nga Banka Popullore e RMV-së (BPRMV).
Blerjet te tregtarët e vendit në internet vitin e kaluar kanë kapur vlerën prej gjithsej 394 milionë eurosh, me çka është shënuar rritje prej 18 përqind në krahasim me vitin 2021. Qytetarët e Maqedonisë nga ana tjetër jashtë vendit me kartela, në vitin 2022 kanë realizuar transaksione në vlerë prej 156 milionë eurosh, gjegjësisht është shënuar rritje prej 46,3 përqind. Banka Popullore shënon edhe rritje të numrit të shitoreve të reja të hapura online për 14 përqind në vitin 2022, gjegjësisht janë hapur 269 vende shitjeje në internet.
Lajme nga vendi
‘Fitonin’ 34 mijë euro me mallverzimeve gjatë shit-blerjes së veturave të konfiskuara
Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër personave N.I., B.G. në cilësinë e tyre si drejtues të personave juridikë, kundër dy personave juridikë, si dhe kundër pesë personave të punësuar në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar F.A., G.A., P.K., F.J. dhe A.B., për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i procedurës për thirrjes publike, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat” sipas nenit 275-c të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të denoncuarit N.I. dhe B.G., si drejtues të dy personave juridikë, gjatë vitit 2021 me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar kanë shkelur rregulloret e procedurës për thirrje publike dhe dhënie të kontratës së prokurimit publik, me marrëveshje paraprake dhe veprime të koordinuara kanë shkelur konkurrencën në procedurën për shitjen e automjeteve të shkatërruara – skrap metali, të organizuar nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar. Një person juridik u paraqit si konkurrent formal, dhe gjatë ankandit publik u paraqit një ofertë me një gabim teknik të qëllimshëm në një shumë monetare joreale, e cila i pengoi pjesëmarrësit e tjerë të vazhdonin më tej me ofertat.
Të pandehurit G.A., P.K. dhe F.J., si anëtarë të komisionit për zbatimin e procedurës, në kundërshtim me dispozitat ligjore të parashikuara në Ligjin për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Përfitimit Pasuror dhe Objekteve të Sekuestruara në Procedurën Penale dhe Kundërvajtje, dhe bazuar në një akt nënligjor dhe mendim ligjor të përgatitur nga A.B., me vetëdije ndihmuan në zbatimin e kësaj skeme të dakorduar dhe mundësuan lidhjen e një marrëveshjeje për shitjen e automjeteve të sekuestruara të shkatërruara si skrap metali midis Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar, të përfaqësuar nga F.A., dhe personit juridik të menaxhuar nga N.I., gjë që i mundësoi personit juridik të fitonte përfitim pasuror të paligjshëm në shumën prej 2.128.352 denarë.
Lajme nga vendi
Siljanovska: Balancuesi krijoi pushtet të korruptuar, ligjet duhet të miratohen me procedurë të rregullt
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se heqja e balancuesit ishte e domosdoshme për shkak të rreziqeve korruptuese që i ka krijuar, duke theksuar njëkohësisht se çështjet e shtetësisi jorezidente, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe politikat energjetike janë komplekse dhe duhet të zgjidhen përmes parimeve kushtetuese, debatit publik dhe respektimit të standarE madhee njerëzore dhe ekologjike.
Në një deklaratë për mediat pas hapjes së “Fundjavës për pastrim të përgjithshëm”, presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se i a.q. balancuesi, në formatin që ka ekzistuar, në thelb çoi në korrupsion dhe kriminalizim.
Në lidhje me çështjen për shtetësinë jorezidente, ajo u përgjigj se zgjidhja duhet të miratohet përmes argumenteve.
“Çështja është komplekse. Ka vende ku ekziston shtetësia e dyfishtë, ka vende ku nuk ekziston. Sot të gjithë po përballemi me një eksod dhe mungesë të fuqisë punëtore, dhe po flasim për qenie njerëzore që kanë edhe të drejtën e jetës”, tha presidentja, duke shtuar se zgjidhjet duhet të merren pas një debati të gjerë publik dhe duke peshuar argumentet “pro” dhe “kundër”.
Lidhur me pritjet e saj për marrëdhëniet me qeverinë e re të Bullgarisë, Siljanovska Davkova deklaroi se pritjet duhet të drejtohen nga qeveria e re bullgare dhe kryeministri Rumen Radev, duke theksuar se populli bullgar pret stabilitet, reforma dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit.
Lidhur me kërkesat e organizatave joqeveritare për të vënë veton ndaj Ligjit për Burimet Minerale, presidentja theksoi se ato kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri dhe meritojnë, siç e tha ajo, një “vend të gjelbër” në parlament.
Sipas saj, garancitë për mbrojtjen e mjedisit nuk përmbahen në këto ligje.
“Ato ligje, nëse keni parasysh Ligjin për burimet minerale, merren kryesisht me çështjet e energjisë. Ne kemi Kushtetutë, kemi edhe Ligj për mbrojtjen e mjedisit – ky është çelësi i qëndrimit ndaj këtyre ligjeve”, shtoi Siljanovska Davkova.
Ajo theksoi se shteti duhet të përgatitet njëkohësisht për sfidat e ardhshme energjetike dhe të kujdeset për natyrën.
Lajme nga vendi
KONGRESI I VLEN – QYTETARËT MIRËPRESIN BASHKIMIN!
Për ditë me radhë koalicioni VLEN ka ngritur intensitetit e aktivitetit publik duke paralajmëruër Kongresin e Bashkimit.
Sipas tyre e shtuna, do të kurorëzojë përpjekjet për unifikimin e faktorit politik shqiptar.
Koalicioni VLEN, nesër më 9 Maj – në Ditën e Evropës, do të mbajë Kongresin e bashkimit, ku 5 subjekte politike formalisht duhet të miratojnë vendimin për të vepruar si subjekt i vetëm politik në kuadër të bllokut politik shqiptar në vend. Në prag të Kongresit, VLEN doli me mesazhin se procesi i bashkimit ka qenë i gjatë dhe përplot me sfida politike, dyshime dhe tentativa për të parandaluar këtë process. Sipas VLEN-it, ky bashkim ka peshë historike dhe se ky është premtimi që VLEN ua dha shqiptarëve. Por, si e shohin qytetarët, këtë Kongres dhe këtë bashkim të VLEN-it?
“Çdo bashkim është i mirë. Madje unë kisha thënë se që të bashkohen të gjitha partitë”
“Edhe atë gajle do ia mbajë VLEN-it, unë jam plak”
“Më mirë me u bashkuar”
“Më mirë është. Deri tani Bilall Kasami ka punuar mirë. Jam i gëzuar”
“Mendoj se është mirë. Bilall Kasami duhet të jetë Kryetar”
“Është më mirë për shqiptarët. Cili të jetë Kryetar vet le ta vlerësojnë”
“Normalisht se është mirë. Sa më të bashkuar aq më mirë. Vet si do të vendosin organmet partiake, mendoj se Izeti do të ishte më mirë”
Pas Kongresit, VLEN, si pjesë e Qeverisë, do të duhet të përballet me shumë sfida që prekin drejtpërdrejtë qytetarët.
Situata ekonomike, migrimi i të rinjve, pozita e shqiptarëve, gjuha shqipe, eurointegrimet evropiane e shumë çështje tjera duhet që nga premtimet të shndërrohen në rezultate të prekshme./Tv Koha/

