Lajme nga vendi
Mot i paqëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut, priten reshje shiu dhe erë e fortë
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në pjesë lokale moti do të jetë në formë stuhie me reshje më të dendura shiu në një kohë të shkurtër (mbi 25 litra për metër katror), erë e fortë dhe dukuri e izoluar breshëri.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, sidomos pasdite kur në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me erë të fortë dhe paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.
Nën ndikimin e aktivitetit ciklon, mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima do të mbajë deri në fund të kësaj jave, ndërsa në disa vende do të reshin sasi të mëdha të sedimentit ujor (mbi 25 litra për metër katror në 24 orë).
Sipas parashikimit të DPHM-së, deri të premten në vend proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime elektrike, erë të fortë (mbi 60 kilometra në orë) dhe paraqitje të izoluar të breshërit.
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

