Connect with us

Lajme nga vendi

Mediat në Kosovë: Personi i vrarë në Prishtinë ishte i dyshuar për vrasjen e dyfishtë afër Kalasë në Shkup

Published

on

Disa media në Kosovë raportojnë se personi që është vrarë mbrëmjen e djeshme në Prishtinë është identifikuar si Blerim Daci. Portali IndeksOnline shkruan se Daci ka qenë i dyshuar për vrasjen e dyfishtë më 6 mars të këtij viti përballë Kalasë së Shkupit, respektivisht vrasjes në “Shisha Bar”, ku jetën humbi Enes Iseni dhe Jeton Krivanjeva.

Të tjera: Një person është arrestuar për vrasjen e dyfishtë në afërsi të Kalasë në Shkup?

“Blerim Daci është ekzekutuar pasditen e djeshme në Prishtinë në rrethana ende misterioze. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Daci ishte si i dyshuar për vrasjen te kalaja në Shkup që ndodhi tre muaj më parë”, shkruan Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “C” në kryeqytetin e Kosovës.

Policia e Kosovës raportoi se rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është gjetur i djegur automjeti i autorëve të krimit, me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Advertisement

“Prishtinë 14.06.2023 – 20:00. Raportohet se i/të dyshuar deri më tani i pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete. Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njoftoi Policia./tv21.tv/

Advertisement

Lajme nga vendi

Dogana e Maqedonisë sekuestroi 1.158 orë të falsifikuara

Published

on

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë sekuestruar 1,158 orë dore të falsifikuara.

Nga Drejtoria e Doganave shtojnë se në pikat kufitare deri në shtator të këtij viti janë zbuluar 63 raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, duke sekuestruar pothuajse 78.000 produkte me marka të njohura tregtare.

“Gjatë një kontrolli të mallrave të deklaruara për tranzit në pikën kufitare Bogorodicë, u sekuestruan gjithsej 1.158 orë dore me markat e mbrojtura tregtare “Rolex”, “Boss”, “Armani” dhe “Tommy Hilfiger”. Rasti u zbulua nga një ekip doganor mobil, i cili, për shkak të dyshimit, kreu një kontroll të detajuar, duke gjetur orë vlera e të cilave, deklaruar sipas faturës nga një kompani kineze ishte 60.852 denarë.

Për shkak të dyshimit të bazuar për shkelje të të drejtës së pronësisë intelektuale, mallrat u bllokuan dhe u nis procedura për të përcaktuar origjinalitetin e produkteve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski në Tetovë: Me Kasamin inspektuam projektet infrastrukturore në Tetovë

Published

on

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan sot punimet për rikonstruksionin e shkollës “Kirill Pejçinoviq”, si dhe disa aktivitete ndërtimore në lagjen “Ajduçko Maalo” në Tetovë.

Mickoski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin lokal, duke shtuar: “Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tënde, për të ardhmen tonë të përbashkët.”

Continue Reading

Lajme nga vendi

KASAMI: PUNUAM ME PËRKUSHTIM PËR TETOVËN

Published

on

Kryetari I komunës së Tetovës, Bilall Kasami bashkë me bartësin e listës për këshilltarë Albi Qamili dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë mbrëmjen e djeshme ka mbajtur tubim me banorët e lagjes Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi.Në fjalimin e tij, Kasami tha se kjo nuk është vetëm fushatë politike por mission për ta ndryshuar Tetovën. Ai theksin e vuri tek pika turistike, Kodra e Diellit, ku premtoi se të njëjtën do ta transformojë në një qendër turistike globale.
 Bartësi I listës për Këshilltarë, Albi Qamili, theksoi se komuna e Tetovës nuk udhëhiqet më nga interesat grupore apo individuale por nga vet qytetarët.
Në tubimin e mbrëmshëm, fjalime mbajtën edhe kandidatët e tjerë për këshilltarë.
Continue Reading

Më të lexuarat