Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, afati për dorëzimin e Deklaratës për anëtarët me stazh të benificuar skadon më 20 korrik

Published

on

Agjensioni për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional (AMFKSP), informon publikun е gjerë se skadon afati për dorëzimin e Deklaratës për vazhdimin e anëtarsimit në fondin e detyrueshëm pensional, transmeton Portalb.mk.

Sipas ligjit anëtarët e fondeve të detyrueshme pensionale që kanë arritur stazh me të cilin realizohet ulje të kufirit të pleqërisë për pensionim për së paku një vit në përputhje me nenin 118 paragrafi (3) të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, duke filluar nga 20 prill 2023 kanë të drejtë të zgjedhin nëse do ta vazhdojnë anëtarësinë në fondin e detyrueshëm pensional, më së voni deri më 20 korrik 2023.

Zgjedhja bëhet me deklaratë me shkrim për vazhdimin e anëtarësisë, e nëse anëtarët deri më 20 korrik 2023 nuk dorëzojnë deklaratë, do t’u ndërpritet anëtarësia në fondin e detyrueshëm pensional. Pas ndërprerjes së anëtarësisë në fondin e detyrueshëm pensional, shoqëria pensionale shumën e përgjithshme të mjeteve nga llogaritë individuale të këtyre anëtarëve e transferon në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi i SPIMV).

Anëtarët të cilët nuk do të japin deklaratë për vazhdimin e anëtarësisë mbeten të siguruar vetëm në sigurimin e financuar pensional të bazuar në solidaritetin e gjeneratës (Fondi i SPIMV) prej ku do ta realizojnë të drejtën e pensionit.

Anëtarët të cilët në vitet e kaluara kanë dorëzuar Dekleratë për vazhdimin e anëtarësimit, anëtarësimi i tyre është zgjatur dhe nuk ka nevojë ta dorëzojnë sërisht të njëtën dekleratë.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Published

on

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.

Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.

Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.

Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.

“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21

Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

Published

on

Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.

“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.

Continue Reading

Më të lexuarat