Lajme nga vendi
Lëvizja: BDI dhe ASH janë pengesa kryesore për heqjen e përkufizimit 20% nga kushtetuta e RMV

Nga Lëvizja e re e cila më 13 Gusht do të zyrtarizohet si Lëvizja e re në vend e udhëhequr nga të pakënaqurit në BDI, Izet Mexhiti dhe të tjerë sot përmes një kumtese kan reaguar ndaj BDI-së dhe ASH-së se janë pengesë kryesore për heqjen e 20% nga Kushtetuta, përcjellë Klan M.
”Duam që ta informojmë opinionin e gjërë që BDI dhe ASH si pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës, janë pengesa kryesore për heqjen e përkufizimit 20% nga kushtetuta e RMV.
Ministria e drejtësisë me të cilën udhëheq Krenar Lloga kuadër i ASH në emër të Qeverisë së RMV-së ka miratuar propozimin për ndryshimet kushtetuese, në të cilat ndryshime nuk është përfshirë përsëri çështja e 20%.
Kjo situatë dëshmon që ky koalicion nuk ka për qëllim avancimin e çështjes shqiptare e as përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, por ka prioritete tjera.
Ritheksojmë, ne qëndrojmë të palëkundur në iniciativën për ndryshime kushtetuese, veprim që vendit do t’i hapte perspektivë të re në rrugën drejt integrimit në BE, duke respektuar edhe vullnetin absolut të popullit shqiptar për heqjen e përkufizimit “20 për qind” nga Kushtetuta sa i përket gjuhës shqipe, me ç’rast do të përmirësohej një padrejtësi më shumë se dy-dekadëshe ndaj popullit shqiptar në RMV.
Gjithashtu, shprehim keqardhje të thellë që propozimi i amandamenteve i dorëzuar deri te Ministria e Drejtësisë dhe grupi punues nga deputetët Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi u injorua edhe nga subjektet politike shqiptare në Qeveri që edhe një herë dëshmon sa ato angazhohen për avansimin e çështjes shqiptare” – thonë nga kjo Lëvizje. /KlanMacedonia/
Lajme nga vendi
Mickoski në Tetovë: Me Kasamin inspektuam projektet infrastrukturore në Tetovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan sot punimet për rikonstruksionin e shkollës “Kirill Pejçinoviq”, si dhe disa aktivitete ndërtimore në lagjen “Ajduçko Maalo” në Tetovë.
Mickoski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin lokal, duke shtuar: “Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tënde, për të ardhmen tonë të përbashkët.”
Lajme nga vendi
KASAMI: PUNUAM ME PËRKUSHTIM PËR TETOVËN

Lajme nga vendi
Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama kanë prezantuar sot një nga prioritetet kryesore të programit zgjedhor, ndërtimin e Qendrës Rinore, projekt që synon t’u japë të rinjve hapësirën e munguar për zhvillim, krijimtari dhe inovacion.
“Kam kënaqësinë të prezantoj një nga projektet më të rëndësishme dhe më të dashura për mua personalisht, pra një projekt që përfaqëson vizionin tim për një Çair modern, përparimtar dhe të orientuar drejt së ardhmes: Qendra Rinore e Çairit. Çairi ka pasuri të pashtershme rinore, të reja dhe të rinj të talentuar, me potencial të jashtëzakonshëm, që meritojnë më shumë se fjalë: meritojnë mundësi, mbështetje dhe hapësirë për zhvillim. Andaj, ndërtimi i Qendrës Rinore do të jetë një prioritet absolut i mandatit tim si kryetar komune. Ky nuk është vetëm një objekt fizik, por një platformë ku rinia jonë do të mund të mësojë, krijojë, shprehë veten dhe të ndërtojë të ardhmen në mënyrë aktive”, deklaroi Mexhiti.
Kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama në deklaratën e tij përshkroi detajet e pjesëve përbërëse të këtij objekti.
“Qendra Rinore do të jetë e ndërtuar në katër nivele funksionale:
– Bibliotekë dhe sallë ligjëratash për dije, hulumtim dhe ngjarje kulturore.
– Qendër Digjitale me laborator të inteligjencës artificiale, trajnime falas në programim e shkrim-lexim digjital, si dhe hapësirë për start-up-e dhe mentorim rinor.
– Akademi STEM që do të afrojë trajnime në teknologji, shkencë, art dhe matematikë.
– Hapësira për teatër, këshillim dhe aktivitete kreative ku të rinjtë do të shprehen lirshëm dhe pa barriera”.
Mexhiti dhe Rama potencuan se me këtë projekt garantojnë se Çairi do të bëhet qendër e inovacionit, arsimit dhe kreativitetit rinor. Të rinjtë do të kenë vendin ku do të mësojnë, do të zhvillohen dhe do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë