Lajme nga vendi
RMV: Trajtimi i Diabetit me ilaçe “false”, marrja e ilaçit pa rekomandim të mjekut, rrezik
Ilaçi “Ozempik” për trajtimin e diabetit shitet edhe si i falsifikuar në farmacitë e vendit, alarmojnë autoritetet shëndetësore.
Agjencia e ilaçeve, Malmed njofton se i ka mbërritur denoncimi se ky ilaç është gjetur i falsifikuar dhe se shitet në barnatore edhe pse nuk guxon të shitet nëpër çdo barnatore por vetëm në ato të Spitaleve apo institucioneve tjera shëndetësore të shtetit. Sipas informacioneve, ky bar shitet pa recetë, pa rekomandimin e mjekut specialist si dhe keqpërdoret për trajtimin e sëmundjeve të tjera, siç është mbipesha dhe jo për qëllimin e tij kryesor – diabetin.
“Denoncimi deri në MALMED ka arritur nga mbajtësi i autorizimit i cili ka licencën për shpërndarjen në treg të ilaçit Ozempik. MALMED kryen mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në kuadër të kompetencave të saj në fushën e shpërndarjes dhe shitjes së ilaçit Ozempik në të gjithë territorin e RMV, por deri më tash nuk kemi konstatuar ndonjë rast konkret. Abuzimi me këtë ilaç është shumë aktual dhe kjo vjen si pasojë e rekomandimeve në rrjetet sociale dhe ndikimit të njerëzve të njohur (influencerëve) të cilën ia imponojnë qytetarëve. Ky fenomen më i pranishëm, veçanërisht është tek popullata e re. Aplikimi i barit për të humbur peshë është jashtë zonës së miratuar të indikacionit dhe i njëjti paraqet rrezik për shëndetin”, thanë nga Agjencia e Ilaçeve “Malmed” .
Farmacistët alarmojnë për efektet anësore që ky ilaç sjell, derisa i njëjti përdoret për qëllime tjera përpos trajtimit të sëmundjes së sheqerit.
Aulon Ramadani, Farmacist 3:55 “ Si efekte anësore të këtij bari, i cili nëse nuk përdoret për qëllimin që e ka, atëherë kemi hiper glikeminë, e cila është sëmundje e sheqerit në gjak, kemi të vjella, të përziera, dhimbje të stomakut dhe diarre. Pa udhëzimin apo autorizimin e mjekut nuk guxojmë ta japim ilaçin pasi kemi ndëshkime të rrepta. 1:29 Momentalisht bari mungon nëpër barnatore”.
Edhe pse ilaçet rreptësishtë ndalohet të merren pa udhëzim të mjekut, qytetarët pranojnë se ju ka ndodhur të kërkojnë ilaçe kokë më vete./zhurnal.mk/
Lajme nga vendi
Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës
Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.
Lajme nga vendi
Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit
Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.
Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.
Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.
Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.
Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.
Lajme nga vendi
Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.
Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.
Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

