Connect with us

Lajme nga vendi

Gratë e punësuara në komunën e Tetovës së bashku me kryetarin mbollën lule në qendër të qytetit

Published

on

Me mbjelljen e luleve para ndërtesës së komunës dhe në qendër të qytetit, Komuna e Tetovës ka shënuar 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Kryetari Bilal Kasami së bashku me bashkëshorten dhe gratë e punësuara në administratën komunale mbollën qindra trëndafila.

“Me propozim të përfaqësueseve tona ngja gjinia femërore në administratë, në vend që t’u dhuronim një lule të vetme, dolëm së bashku për të mbjellë trëndafila në qytet, që ajo të zgjasë më shumë dhe të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve. Gratë japin një kontribut për shoqërinë dhe me këtë akt treguan një gjest jovetjak në shërbim të të gjithë qytetarëve të Tetovës. Kjo bukuri që do të jetë në qendër të qytetit do ta shohin të gjithë banorët e Tetovës. U urojmë festën me dëshirën për t’u përfaqësuar dhe dëgjuar më shumë në shoqëri dhe në një pjesë të rëndësishme të shoqërisë”, theksoi Bilal Kasami.

Përfaqësimi i grave në komunë dhe në parti është specifik dhe relativ, theksoi Kasami në pyetjet e gazetarëve.

“Në ndërmarrjet publike, fatkeqësisht nuk ka bartës të një funksioni publik drejtor, sepse është një post më specifik. Por në shkolla, kryesisht gra janë bartëset e posteve drejtoreshë, veçanërisht në shkollat ​​fillore, ku pothuajse të gjitha janë gra. Jemi duke punuar që të kemi më shumë përfaqësim të grave në të gjitha institucionet e komunës së Tetovës, por megjithatë kjo një dëshirë në aspektin se çfarë mund dhe duan të jenë gratë”, theksoi Kasami.

Kryetari i komunës shtoi se në politikë po i kushtohet vëmendje zgjidhjes ligjore të përfaqësimit prej 40% të grave, me tentativë për të rritur këtë përqindje.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mickoski në Tetovë: Me Kasamin inspektuam projektet infrastrukturore në Tetovë

Published

on

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan sot punimet për rikonstruksionin e shkollës “Kirill Pejçinoviq”, si dhe disa aktivitete ndërtimore në lagjen “Ajduçko Maalo” në Tetovë.

Mickoski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin lokal, duke shtuar: “Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tënde, për të ardhmen tonë të përbashkët.”

Continue Reading

Lajme nga vendi

KASAMI: PUNUAM ME PËRKUSHTIM PËR TETOVËN

Published

on

Kryetari I komunës së Tetovës, Bilall Kasami bashkë me bartësin e listës për këshilltarë Albi Qamili dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë mbrëmjen e djeshme ka mbajtur tubim me banorët e lagjes Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi.Në fjalimin e tij, Kasami tha se kjo nuk është vetëm fushatë politike por mission për ta ndryshuar Tetovën. Ai theksin e vuri tek pika turistike, Kodra e Diellit, ku premtoi se të njëjtën do ta transformojë në një qendër turistike globale.
 Bartësi I listës për Këshilltarë, Albi Qamili, theksoi se komuna e Tetovës nuk udhëhiqet më nga interesat grupore apo individuale por nga vet qytetarët.
Në tubimin e mbrëmshëm, fjalime mbajtën edhe kandidatët e tjerë për këshilltarë.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

Published

on

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama kanë prezantuar sot një nga prioritetet kryesore të programit zgjedhor, ndërtimin e Qendrës Rinore, projekt që synon t’u japë të rinjve hapësirën e munguar për zhvillim, krijimtari dhe inovacion.

“Kam kënaqësinë të prezantoj një nga projektet më të rëndësishme dhe më të dashura për mua personalisht, pra një projekt që përfaqëson vizionin tim për një Çair modern, përparimtar dhe të orientuar drejt së ardhmes: Qendra Rinore e Çairit. Çairi ka pasuri të pashtershme rinore, të reja dhe të rinj të talentuar, me potencial të jashtëzakonshëm, që meritojnë më shumë se fjalë: meritojnë mundësi, mbështetje dhe hapësirë për zhvillim. Andaj, ndërtimi i Qendrës Rinore do të jetë një prioritet absolut i mandatit tim si kryetar komune. Ky nuk është vetëm një objekt fizik, por një platformë ku rinia jonë do të mund të mësojë, krijojë, shprehë veten dhe të ndërtojë të ardhmen në mënyrë aktive”, deklaroi Mexhiti.

Kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama në deklaratën e tij përshkroi detajet e pjesëve përbërëse të këtij objekti.

“Qendra Rinore do të jetë e ndërtuar në katër nivele funksionale:
– Bibliotekë dhe sallë ligjëratash për dije, hulumtim dhe ngjarje kulturore.
– Qendër Digjitale me laborator të inteligjencës artificiale, trajnime falas në programim e shkrim-lexim digjital, si dhe hapësirë për start-up-e dhe mentorim rinor.
– Akademi STEM që do të afrojë trajnime në teknologji, shkencë, art dhe matematikë.
– Hapësira për teatër, këshillim dhe aktivitete kreative ku të rinjtë do të shprehen lirshëm dhe pa barriera”.

Mexhiti dhe Rama potencuan se me këtë projekt garantojnë se Çairi do të bëhet qendër e inovacionit, arsimit dhe kreativitetit rinor. Të rinjtë do të kenë vendin ku do të mësojnë, do të zhvillohen dhe do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat