Connect with us

Lajme nga vendi

MPB: Nga e hëna, mënyrë e re e lëshimit të kartave të identitetit

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme informon se për qytetarët e Shkupit po fillon me një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve.

Nga analiza e suksesit të dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit, është konstatuar se procedura është jo e plotë, e pakompletuar dhe e pamjaftueshme efikase dhe në të njëjtën kohë nuk ka efektin e dëshiruar si për qytetarët ashtu edhe për punonjësit e policisë që ishin përgjegjës për shpërndarjen.

Prandaj, nga e hëna, 11.03.2024. fillon një proces i ri për lëshimin e kartave të identitetit në ambientet e komisariateve kompetente vendore sipas vendbanimit të shtetasit të shënuar në letërnjoftim.

Çdo qytetar do të mund të aksesojë në çdo kohë të ditës, çdo ditë të javës, për të marrë letërnjoftimin e plotësuar.

Lajme nga vendi

Dimitrieska-Koçoska: Propozim-buxheti për vitin 2026 është një mesazh ekonomik për stabilitet, besim dhe zhvillim

Published

on

Ky nuk është vetëm një dokument me numra dhe tabela, ky është një mesazh ekonomik për stabilitet, besim dhe zhvillim, si dhe dëshmi e qartë për menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike që e kemi vendosur dhe po e vazhdojmë me kapacitet të plotë, tha sot ministrja e Finacave Gordana Dimitrieska-Koçoska e cila para Komisionit të Kuvendit e sqaroi Propozim-buxhetin për vitin 2026.

Komisioni duhet të fillojë debatin për amendamentet mbi Propozim-buxhetin.

“Buxheti për vitin 2026 është dëshmi se mundemi të menaxhojmë mënyrë të mençur, të disiplinuar dhe vizionare, edhe në kohë sfidash. Ky dokument flet për një ekonomi që rritet, për një shtet që investon dhe për një Qeveri që e di çfarë bën”, theksoi ministrja.

Pasi i prezantoi projekcionet, ajo tha se nga Komisioni pret një diskutim të argumentuar, cilësor dhe produktiv.

Pas Dimitrievska-Koçoska, para anëtarëve të Komisionit fjalim mbajti edhe kryetari i Këshillit fiskal, Abdulmenaf Bexheti, i cili e dha vlerësimin për Buxhetin e projektuar.

Advertisement

Të ardhurat e përgjithshme në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm janë projektuar në 374,7 miliardë denarë, shpenzimet në 413,9 miliardë denarë, ndërsa investimet kapitale në 40,5 miliardë denarë ose 650 milionë euro. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind nga PBB.

Seanca plenare, ku do të shqyrtohet Propozim-buxheti për vitin 2026, sipas paralajmërimeve, është planifikuat të mbahet më 9 dhjetor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Fillon epoka e re ekonomike, paga minimale shkon në 26.400 denarë

Published

on

VLEN njofton se paga minimale do të rritet me rreth 2.000 denarë në mars 2026, duke arritur 26.400 denarë neto. Vendimi lidhet me prioritetin për të përmirësuar standardin e punëtorëve dhe të familjeve. Koalicioni thekson se ky është një hap i parë në reformat ekonomike që planifikohen pas zgjedhjeve lokale.

“Pas një fitoreje plebishitare në zgjedhjet lokale, ku qytetarët shqiptarë në çdo komunë bënë të qartë besimin e tyre te VLEN, ne po e kthejmë menjëherë këtë besim në punë konkrete dhe rezultate të prekshme.

Sot, koalicioni VLEN njofton një lajm që prek drejtpërdrejt mijëra familje: Paga minimale do të rritet me rreth 2.000 denarë në mars 2026, duke arritur në 26.400 denarë neto. Kjo falë dhe përkushtimit maksimal të  Ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, dhe kjo është vetëm fillimi i reformave që po sjellim në ekonominë e vendit.

Kjo rritje është dëshmia më e fortë se qeverisja e VLEN nuk njeh pritje, nuk njeh vonesa dhe nuk njeh justifikime. Premtimet tona po kthehen në vendime, e vendimet po kthehen në benefite të prekshme për qytetarët.

Standardi jetësor i punëtorëve është prioriteti ynë. Dinjiteti i çdo familjeje është përgjegjësi e jonë. Ne po ndërtojmë një ekonomi ku puna shpërblehet drejt, ku të rinjtë shohin perspektivë dhe ku të gjithë ndihen të mbrojtur.

Advertisement

VLEN do të vazhdojë me vendime të guximshme dhe politika të qarta në shërbim të qytetarëve, sepse besimi që na dhatë më 19 tetor po e kthejmë në punë, zhvillim dhe dinjitet. Kjo është qeverisja që ndjehet në jetën e qytetarëve”, thuhet ë njoftim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Azir Aliu: 10 pacientë u operuan pa nevojë ose u referuan për operacion edhe pse nuk kishte arsye të mjaftueshme

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali tha se nga 19 ankesa që kishte për ndërhyrjet kardiologjike dhe kardiokirurgjikale, Komisioni ka konstatuar se në 10 prej tyre pacientët janë operuar pa nevojë ose janë referuar për operim edhe pse nuk kishte indikacione të mjaftueshme.

“Detyra e Komisionit ishte të analizojë të dhënat e pacientëve që janë dërguar ose janë operuar për sëmundje koronare dhe vaskulare periferike, në të gjitha institucionet shtetërore dhe private në vendin tonë. Komisionit i janë dorëzuar gjithsej 25 raste, nga të cilat u konstatua se gjashtë nga ato raste duhet t’i përcjellin Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, pasi Komisioni nuk ka kompetencë për to. Janë analizuar 19 raste, dhe nga ato 19 raste, 10 prej tyre Komisioni ka konstatuar se operacionet janë kryer p a nevojë ose pacientët që janë referuar për operacion pa indikacione të mjaftueshme”, tha Azir Aliu.

Continue Reading

Më të lexuarat