Connect with us

Lajme nga vendi

MPB me detaje për aksidentin në rrugën Shkup – Bllacë

Published

on

Një kamion tërheqës është rrokullisur mëngjesin e sotëm në rrugën Shkup – Bllacë, pas së cilës qarkullimi është ndërprerë.

Siç bën të ditur MPB-ja, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 09.03.2024 në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kamioni ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dy shiritat, ndërkaq nuk ka të lënduar. Policia është njoftuar dhe komunikacioni do të jetë i ndërprerë në të dy drejtimet. Mallrat nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC janë duke u shkarkuar në vendngjarje ku të pranishëm janë shërbimi aktual dhe doganor”, ​​thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Lajme nga vendi

VLEN: Është lansuar Masa 2.1, synohet hapja e vendeve të reja të punës

Published

on

VLEN njofton se është lansuar Masa 2.1, sipas të cilës synohet hapja e vendeve të reja të punës.

“Punësim dhe rritje e ndërmarrjeve, pjesë e Planit Operativ për Punësim, një nga iniciativat më konkrete, më të drejtpërdrejta dhe më të fuqishme për nxitjen e punësimeve të reja dhe zhvillimin e ndërmarrjeve në vendin tonë.

Kjo masë synon jo vetëm hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe fuqizimin e bizneseve lokale, një hap i madh drejt një ekonomie më të fortë, më të drejtë dhe më përfshirëse!

Të drejtë aplikimi kanë: Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme; Organizatat qytetare të interesuara për krijimin e vendeve të reja të punës; Ndërmarrjet e reja të themeluara përmes Programit për Vetëpunësim në vitin 2024.

Mbështetja financiare për çdo të punësuar është si vijon: 250.000 denarë për të rinjtë deri në 29 vjeç; 220.000 denarë për gratë, romët dhe përfituesit e ndihmës minimale; 160.000 denarë për të punësuarit mbi 29 vjeç që nuk i përkasin kategorive të lartpërmendura.

Advertisement

Përfituesit duhet të lidhin kontratë pune me të punësuarin për një periudhë nga 9 deri në 15 muaj”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Besimtarët muslimanë nesër festojnë Kurban Bajramin, këto janë orët e faljes

Published

on

Besimtarët muslimanë nesër në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, festë, e cila vijon pas dy muaj pas Fitër Bajramit, i cili nis me mbarimin e agjërimit të Muajit të Ramazanit.

Në ora 04.24 besimtarët në Shkup në RMV do të falin namazin e sabahut, më pas në midis orës 04.40 – 05.39 vijon programi fetar, ndërsa në orën 05.39 falet namazi i Bajramit.

Midis orës 05.45 – 06.05 do të zhvillohet hutbeja e Reis Ulema dhe në fund duaja.

Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM2.

Pas faljes së namazit, muslimanët zakonisht urojnë njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie dhe respekti.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira.

Pasdite në disa pjesë të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri 16, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 26 deri 25 gradë celsius.

Continue Reading

Më të lexuarat