Lajme nga vendi
Tetova nesër do ketë regjim të ri komunikacioni pasi do kremtohet dita e NATO-s
SPB Tetovë njoftoi se të dielën nga ora 09:00 deri në orën 17:00 do të ketë regjim të modifikuar të qarkullimit në qytet për shkak të shënimit të Ditës së NATO-s dhe katër viteve të anëtarësimit të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një manifestim i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes do të organizohet në sheshin e qytetit në Tetovë.
“Me rastin e 17 marsit, Ditës së NATO-s dhe katër viteve të anëtarësimit të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë organizatë, do të organizohet fjalim tekniko-taktik, përkatësisht në sheshin e qytetit në Tetovë do të mbahet bisedë tekniko-taktike, e cila do të mbahet nga Ministria e Mbrojtjes, në mënyrë që fjalimi tekniko-taktik dhe komunikacioni të zhvillohet në mënyrë të sigurt në zonën qendrore të Tetovës, RSV e Tetovës do të vendosë një regjim të veçantë të komunikacionit nga ora 9 e mëngjesit deri në 17:00. Zhvillimi i komunikacionit në këto rrugë do të rregullohet nga zyrtarët policorë dhe apelohen nga vozitësit që në tërësi të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e tyre dhe të kenë durim dhe mirëkuptim për ndryshimet në regjimin e komunikacionit”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Lajme nga vendi
Gashi: Ligji i vetëqeverisjes lokale varet nga vullneti i partive politike – Presidentja del me një propozim të ri për kufizimin e mandatit të kryetarëve të komunave në vetëm dy mandate
Ligji për vetëqeverisje lokale që nuk arriti të votohet përpara këtyre zgjedhjeve për shkak të mungesës së badinterit, sipas kryeparlamentarit, përsëri do të kthehen në tryezë të diskutimit. Por Afrim Gashi nuk mund të thotë nëse ky ligj do të hyjë në fuqi nga zgjedhjet e ardhshme lokale, duke nënvizuar se fati i të njëjtit varet nga vullneti i partive politike.
“Ligji për vetëqeverisje lokale, varet nga vullneti i partive politike, nëse ka vullnet, ka mundësi që menjëherë ta dorëzojmë dhe ta sjellim, por prapë këtë muaj do të shihet të bëhet edhe rikonstruimi i Qeverisë, t’i shohim ndryshimet e ministrave”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.
Në versionin draft të këtij ligji, parashihet mundësia që qytetarët përmes një referendumi, të mund të shkarkojnë edhe kryetarët e komunave nëse nuk janë të kënaqur nga puna e tyre.
Në ligj parashikohet poashtu edhe policia komunale, respektivisht inspektorë të angazhuar për mirëmbajtjen e higjienës nëpër komuna dhe mundësinë për shqiptim të gjobave, nëse qytetarët kapen teksa hedhin mbeturina inerte në hapësira publike. Ligji mbeti në labirintet e Kuvendit, si pasojë e mungesës së shumicës së badinterit, pasi nuk mbështetet nga deputetët e Frontit Evropian.
Por derisa ligji mbetet i bllokuar, presidentja Gordana Siljanovska Davkova, del me një propozim të ri. Ajo propozon që të mendohet mundësia për kufizimin e mandatit të kryetarëve të komunave në vetëm dy mandate.
“Duhet të mendojmë nëse duhet që në zgjedhjet lokale të ekzistojë mundësia për vetëm dy mandate për kryetarët e komunës. Nëse ka një kufi në sistemet parlamentare, te presidentët me funksione ceremoniale, atëherë për të qenë e sinqertë, sistemi ynë i vetëqeverisjes lokale kualifikohet si kuazi-presidencial, me kompetenca shumë të forta për kryetarët e komunave. Prandaj ndodh diçka që është e pazakontë, ministrat ose deputetët vendosin të kandidojnë për kryetar komunash”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente e RMV-së.
Një problem shtesë, sipas saj, është edhe mungesa e një autoriteti tjetër ekzekutiv, përskaj kryetarit të komunës, në kuptimin e qeverisjes lokale, në formën e një bordi ekzekutiv, këshilli ekzekutiv ose organeve të shumëfishta ekzekutive. Sipas saj, kjo mungesë, nënkupton një përqendrim të fortë të pushtetit te një kryetari komune./ Alsat.mk
Lajme nga vendi
“Censusi”/ Gashi para se të shpall zgjedhjet do të kërkoj mendim për dy çështje, ja për çka bëhet fjalë
Kreu i Kuvendit Afrim Gashi do të kërkojë mendim për dy çështje para se të shpallë zgjedhjet e reja lokale për katër komunat ku nuk u arrit censusi i daljes në rrethin e parë të 19 tetorit. Gashi ka dyshime për atë se cilat në të vërtetë llogariten si rezultate përfundimtare, ato të rrethit të parë apo të rrethit të dytë, pasi çështja e censusit vlen vetëm për rrethin e parë.
“Kemi dy paqartësi. Duhet të drejtohemi deri te KSHZ të marrim mendim se çfarë do të thonë rezultate përfundimtare, a janë raportet pas zgjedhjeve të rrethit të parë ku thanë se nuk ka census për këto katër komuna, apo nga rrethi i dytë. Nga ana tjetër kemi situatë të re. Mandati i përbërjes aktuale të anëtarëve të KSHZ-së përfundon më 15 janar. I thirra të vijnë në Kuvend dhe të diskutojmë se si ta zgjidhim këtë që të mos kemi probleme në realizimin e zgjedhjeve. Nuk ka kuptim të shpallë konkurs për anëtarë të rinj të komisionit në mes të zgjedhjeve”, deklaroi Afrim Gashi – Kryetar i Kuvendit.
Gashi është i mendimit se nevojiten ndryshime në Kodin Zgjedhor veçanërisht në pjesën e censusit. Sipas tij, nuk ka kuptim që në komuna ku garojnë vetëm dy kandidatë, të vlejë edhe censusi edhe përqindja e votave. Thotë se në raste të tilla, kryetar që në rrethin e parë duhet të zgjidhet ai që fiton më tepër vota edhe pse nuk ka fituar së paku 50% të votave. Shembull të tillë pati në Bogovinë, ku në rrethin e parë Feti Abazi mori 48,83% të votave kundrejt Besnik Emshiut me 48,02% të votave. Kandidatë të tjerë nuk pati.
“Me koordinatorët e grupeve parlamentare biseduam për ndryshimet e kodit zgjedhor. Duhet të ulemi dhe të arrijmë marrëveshje sepse të gjithë kemi probleme. Pati mirëkuptim të diskutojmë dhe t’i sjellim ndryshimet. Problemi kryesor ishte financimi i partive politike sepse financimi i dy partive në pushtet dhe dy në opozitë nuk është praktike. BDI nuk është kundër. Nëse Qeveria propozon kod të ri zgjedhor atëherë deputetët do të punojnë në atë ligj, pra deputetët do të punojnë në të dy opsionet”, tha Afrim Gashi – Kryetar i Kuvendit.
Megjithatë, ndryshimet e kodit zgjedhor miratohet me shumicë të dyfishtë, respektivisht me shumicë prej 80 votash dhe me shumicë të votave të deputetëve jo maqedonas. Shumica parlamentare në bashkëpunim me LSDM-në tentuan të kalojnë ndryshimet e kodit zgjedhor në një seancë të jashtëzakonshme gjatë muajit gusht por e njëjta dështoi pasi Fronti Evropian atëkohë nuk i votoi. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Koalicioni VLEN: Zgjedhjet lokale vulosën një realitet të ri politik në Maqedoninë e Veriut
Koalicioni VLEN del nga ky proces si forca e dytë politike në nivel shteti, me 10 komuna të fituara, dhe si fituesi absolut në kampin shqiptar.
Rezultatet janë të qarta, por mesazhi i qytetarëve është edhe më i qartë. Epoka e politikës së vjetër ka përfunduar.
Në këto zgjedhje, qytetarët votuan për punë, për përgjegjësi dhe për politikë që jep rezultate. Ata i dhanë mbështetje vizionit të VLEN-it për zhvillim lokal, dhe për një standard të ri qeverisjeje të bazuar në ndershmëri dhe efikasitet.
Në Tetovë, fitoi puna, integriteti dhe vizioni i Bilall Kasamit, që e ktheu qytetin në simbol të ndryshimit dhe të menaxhimit me përgjegjësi.
Në Bogovinë, qytetarët i dhanë besimin Feti Abazit, arkitektit që me dije dhe përkushtim do ta rigjallërojë komunën.
Në Tearcë, pas 20 vitesh pushtet të pandryshuar, erdhi ndryshimi i shumëpritur qytetarët i dhanë besimin Daut Memishit. Vetë ky fakt është një sukses i jashtëzakonshëm. Në Çairin e Izet Mexhitit, aty ku BDI tentoi ta shndërrojë garën në “referendum për mbijetesë”, çairasit thanë qartë Jo! Komuna nuk është trampolinë për shpëtimin e askujt.
Ndërsa në Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Dibër, Strugë dhe Dollnen, qytetarët e vulosën ndryshimin, duke e bërë VLEN-in forcen që bashkon komunat nën një vizion të përbashkët për zhvillim dhe përgjegjësi.
Ky rezultat është më shumë se një fitore zgjedhore, është ndryshim epokal në përfaqësimin politik të shqiptarëve. Pas 23 vitesh dominim të një politike që u shkëput nga qytetari, shqiptarët zgjodhën një model të ri, politikën e përgjegjësisë.
VLEN e lexon këtë rezultat si fillim, Fillimin e një etape të re, ku do të qeveriset me standarde evropiane dhe me respekt të plotë për qytetarin.
Falënderim për të gjithë qytetarët që morën pjesë në këtë proces demokratik dhe për çdo aktivist që e mbrojti votën me dinjitet. VLEN do të vazhdojë të jetë garanci e stabilitetit politik dhe e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në institucione.
Video:
https://www.swisstransfer.com/d/b5791e7b-b78f-4142-a3da-f8375a8bd3d1
-
Lajme nga vendi6 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

