Connect with us

Lajme nga vendi

Katolikët kremtojnë të Premten e Madhe

Published

on

Nga Vatikani, Kardinali shqiptar, Eminenca e tij e Naltë Ernest Troshani Simoni ka uruar besimtarët e krishterë për festën Pashkëve.

Përmes një mesazhi, Kardinali 96-vjeçar uroi për sa më shumë begati, ndërsa theksoi se sot njerëzimi është mbushur me të papritura.

“Jetojmë në një kohë kur njerëzimi është mbushur me të papritura. Sot është festa për Krishtin. Kjo është festë e madhe. Urojmë që në çdo festë të kenë në mendje Krishtin. Të bashkoheni! Paqe dhe begati”, tha Kardinali./vizionplus.tv/

Lajme nga vendi

Përpara fillimit të vitit shkollor, mjekët apelojnë tek prindërit të vaksinojnë fëmijët

Published

on

Respektimi i vaksinimit të fëmijëve para nisjes së vitit shkollor është jetik për të shmangur shpërthime të rënda të virozëve apo sëmundjeve epidemike që mund të kërcënojnë shëndetin publik, shkruan Alsat.

Sipas institucioneve kompetente vaksinat janë të sigurta dhe janë arma më e fortë për mbrojtjen e imunitetit të fëmijëve.

Mjekët përveç vaksinimit, apelojnë që fëmijët në nisjen e vitit shkollor por edhe gjatë tërë vitit shkollor të jenë më të kujdesshëm në ushqyerjen e tyre dhe konsumimin e më shumë vitaminave të nevojshëm

“Një nxënës shkollor ose fëmijët që qëndrojnë në grupe normale është të kenë nga pesë deri në shtatë infeksione gjatë vitit dhe kështu ndërtohet sistemi imunologjik. Megjithatë apelet tona janë që ushqehen në mënyrë të shëndetshme,  më shumë lëngje, konsumim të vitaminave më shumë dhe shmangien e sa më shumë që të jetë e mundur të hapësirave të mbyllura, apo të jenë më shumë në hapësira të hapura”, tha Elena Gjinovska Tasevska.

Mjekët theksojnë se çdo vonesë apo refuzim i vaksinimit mund të hapë rrugën për rikthimin e sëmundjeve të rrezikshme. Mosvaksinimi i fëmijëve mund të jetë shkak që viruset të shpërthejnë më lehtë dhe vështir të parandalueshme.

Advertisement

Shpesh ndodh që prindërit refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke u ndikuar nga paragjykimet dhe dezinformatat që hasin në rrjetet online, të cilat shpesh përhapin frikë të pabazuar dhe keqkuptime për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave, duke e vendosur kështu shëndetin e fëmijëve të tyre dhe të komunitetit në rrezik.

Për të imponuar vaksinimin e fëmijëve, institucionet e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin e tyre si kusht nëse duan të regjistrohen nëpër çerdhe dhe shkolla. / Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

LIGA E DYTË: NESËR FILLON KAMPIONATI I RI 2025/2026

Published

on

Nesër me  fillim në ora  17:00, nis kampionati  i ri i futbollit në Ligën e dytë. Garojnë 16 ekipe me sistemin veshtë, pranverë me vajtje  ardhje. Shkëndija e hartinës është skuadra e vetme shqiptare në ligën e dytë në kampionatin 2025/2026

 Me ndeshjet  e javës  së  parë nesër  zyrtarisht  fillon kampionati 2025/2026  në  Ligën e dytë të futbollit vendor.  Në kampionatin e ri të ligës së dytë do të garojnë  16  ekipe  me  sistemin vajtje  ardhje sezoni  vjeshtor  dhe  ai pranveror  Ekipet  që  do të garojnë në  këtë edicion garues në Ligën e dytë, janë:  Teteksi, Shkëndija e Harqinës, Vardari Negotinë, Bregallnica, Kozhufi, Novaci , Pobeda, Kmenica Sasa, Osogova, Prespa, Bellasica, Ohrri , Skopje, Slloga e Vinicës, Golemo Konjare  dhe Detonit Plaçkovica. Pra në  sezonin e ri të Ligës së dytë  garon  vetë një  skuadër  shqiptare dhe atë  Shkëndija e Haraqinës.

Të gjitha  ndeshjet e xhiros së parë  në ligën e dytë zhvillohen nesërme fillim në ora 17:00, takohen: Vardari Negotinë – Teteksi, Bregallnica – Kozhufi,  Novaci – Pobeda , Kamenica Sasa –Osogova, Prespa – Shkëndija, Ohri – Bellasica, Skopje – Slloga dhe  Golemo Konjare – Detonit Plaçkovica,

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

Tragjedi në Kërçovë: Humbin jetën në aksident dy vajza 16-vjeçare

Published

on

Dy vajza të reja, Albina Abazi dhe Eriona Ramadani, të dyja 16-vjeçare dhe nxënëse të vitit të dytë në gjimnazin “Drita”, humbën jetën në një aksident tragjik me motor në fshatin Kolibar të Kërçovës, informon INA.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti fatal, që mori jetën e dy vajzave të reja kërçovare.

Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjet Abazi dhe Ramadani, por edhe gjithë Kërçovën.

Ne një postim të SHMK “Drita” – Kërçovë ky dy të rejat ishin nxënëse është dhënë lajmi mortor për humbjen tragjike të Eriona Ramadanit dhe Albina Abazit.

“Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona.

Advertisement

Në këto çaste të rënda pikëllimi, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK “Drita” – Kërçovë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm! U prehshin në paqe!”, thuhet në lajmin mortor të drejtorisë së kësaj shkolle. (INA)

Continue Reading

Më të lexuarat