Lajme nga vendi
Shtetasi i Kosovës raporton në polici mashtrimin që gruas së tij i kishte bërë një tetovar duke i marrë mbi 700 euro
Më datë 21.05.2024 në ora 16.35 në SPB-Tetovë, një qytetar 41-vjeçar nga Republika e Kosovës, ka raportuar se gruaja e tij ishte mashtruar nga personi E.V.(45) nga Tetova.
Sipas raportit, gjatë muajit të kaluar, gjatë një komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale, ai i kishte premtuar asaj që ti merrte provimin e gjuhës gjermane në Shkup në përputhje me rregulloret ligjore dhe pasi ata ranë dakord, ajo i kishte paguar atij 732 euro përmes një transferi të shpejtë të parave.
Pasi që ditëve të fundit ai nuk u përgjigjet thirjeve, ata e kuptuan se kishin qenë të mashtruar. Janë marrë masa për të pastruar çështjen.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

