Lajme nga vendi
Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite është e mundur të ketë shi

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite, në disa vende, do të jetë jostabil me reshje shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima, me kushte lokale për stuhi të shkurtër. Temperatura minimale do të jetë nga 15 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 8.
Në Shkup do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite, në disa pjesë të luginës, ka kushte për jostabilitet të shkurtër me reshje shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bjerë në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 38 gradë.
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa vende, do të ketë stuhi me reshje intensive shiu, erë të fortë dhe breshër. Rënie më e ndjeshme e temperaturës pritet nga e mërkura.
Lajme nga vendi
MPB-Maqedoni: Siguria e gazetarëve është në krye të prioriteteve të Ministrisë së Brendshme

Liria e medias dhe siguria e gazetarëve janë shtyllat e një shoqërie demokratike. Në këtë kontekst, Ministria e Brendshme thekson bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm dhe aktiv me shoqatat dhe institucionet që punojnë për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e gazetarëve.
Si pjesë e këtij angazhimi dhe bashkëpunimit të ngushtë midis MPB-së dhe SHGM-së, në faqen kryesore të internetit të MPB është vendosur një lidhje me regjistrin e sulmeve ndaj gazetarëve, e cila të çon në faqen e internetit të SHGM-së ku publikohet regjistri. Ky regjistër paraqet rastet e shkeljeve të të drejtave të gazetarëve, me detaje mbi llojin e sulmit, vendndodhjen, statusin e raportit dhe procedurën.
Siguria e gazetarëve është një nga prioritetet kryesore për MPB, dhe vitet e fundit është kryer punë intensive në këtë fushë, dhe rezultatet e këtij angazhimi janë të dukshme. Ndër të tjera, u caktua edhe një pikë kontakti, e cila kontribuoi shumë në zgjidhjen më të shpejtë dhe më efikase të rasteve që lidhen me gazetarët. Sigurisht, në koordinim me SHGM-në, MPB vazhdon të punojë në këtë fushë.
Ngritja e Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve është një organ ndërdepartamental, një kombinim i institucioneve qeveritare dhe organizatave joqeveritare, ndër të tjera, që lidhen me fushën e gazetarisë. Procesi i themelimit është në vazhdim dhe pas finalizimit të tij, një nga detyrat kryesore do të jetë miratimi i një Plani Kombëtar Veprimi për Mbrojtjen e Gazetarëve. Ky është një proces që po zbatohet në kuadër të fushatës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, në koordinim me pikën kombëtare të kontaktit.
Lajme nga vendi
Maqedoni Takim për sëmundjet e rralla të EJL-së në Ohër

Takimi jubilar i dhjetë për sëmundjet e rralla të Evropës Juglindore fillon sot në Ohër dhe do të zgjasë deri më 4 tetor.
Në takim do të marrin pjesë ekspertë, mjekë, shkencëtarë, organizata pacientësh dhe përfaqësues nga institucionet e kujdesit shëndetësor nga Evropa Juglindore dhe më gjerë. Do të diskutohen arritjet më të fundit në diagnostikë dhe terapi, do të shkëmbehen përvoja dhe do të përcaktohen strategji për përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve me sëmundje të rralla, informon këshilli organizativ.
Këtë vit, potencojnë, shënojmë një jubilej të rëndësishëm – dhjetë vite përkushtim, bashkëpunim dhe progres në adresimin e sfidave të sëmundjeve të rralla në rajon.
Lajme nga vendi
Bastisje në Shkup, u gjet sasi e madhe e substanca narkotike

Pas bastisjeve gjatë ditës së djeshme në Gjorçe Petrov të SHkupit, policia ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale D.B. Sipas Policisë, tek i njëjti janë gjetur sasi të mëdha të kokainës dhe marihuanës.
“Njësia për tregti të paligjshme pranë SPB Shkup, me urdhër paraprak gjyqësor, kanë kryer bastisje në tre lokacione në rajonin e Gjorçe Petrovit. Gjatë aksionit është arrestuar D.B. (24) nga Shkupi, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë dhe para. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij është ngritur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, për vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal të RMV-së”, thonë nga MPB.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve