Lajme nga vendi
Ndalohet një person në Prilep, ka shkaktuar zjarr në hapësira të hapura
MPB njoftoi se G.K (54) është ndaluar dje në fshatin Shtavicë të Prilepit nën dyshimin se ka shkaktuar zjarr në hapësira të hapura.
Rreth orës 09:00 i ka vënë zjarrin barit të tharë në oborrin e shtëpisë së tij, pas së cilës zjarri është përhapur në parcelat fqinje.
G.K. është kapur nga punonjësit e policisë gjatë shuarjes së zjarrit dhe në një intervistë zyrtare ka pranuar veprën.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim për kryerjen e veprës penale “shkaktim rreziku publik”.
Lajme nga vendi
Juristi Bajrami: Provimi i jurisprudencës në shqip është plotësisht i ligjshëm
Mundësit dhe organizimi I provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në këtë kontekst, juristi Ibrahim Bajrami jep sqarim të detajuar lidhur me bazën ligjore që e mundëson një gjë të tillë duke sqaruar se kjo e drejtë buron nga ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u miratua me 14 janar 2019, dhe i cili hyri në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare, duke shtuar se ligji ka një gamë të gjerë zbatimi dhe përfshin edhe përdorimin e gjuhës shqipe në këtë proces.
Në pyetjen e gazetarit se, a është e mundur që në RMV, provimi i jurisprudencës të organizohet në gjuhën shqipe?, ai u përgjigj:
“Absolutisht që po, kjo e drejtë buron nga ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u miratua me 14 janar 2019, dhe i cili hyri në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare. Kështu i formësuar, ligji ka një gamë të gjerë zbatimi ku 20 % në nenin dy taksativisht ceket se ka të bëje me gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohe, temë debati mund të jetë edhe ligji i fundit për provimin e jurisprudencës i cili u miratua në fund të vitit 2019 dhe ka hyrë në fuqi në dy janar 2020. Ligji për jurisprudencë është miratuar pas miratimit të ligjit për zbatimin e gjuhëve dhe në këtë frymë është dashtë që të potencohet që në përputhje me ligjin për zbatimin e gjuhëve edhe ligji i jurisprudencës të jetë i inkorporuar e drejta e 20 %, gjegjësisht përdorimi i gjuhës shqipe gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës,” deklaroi Ibrahim Bajrami – Jurist. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Dauti: Ligji për përdorimin e gjuhëve i obligon institucionet shtetërore përdorimin e gjuhës shqipe
Deputetja e ASH-së, Ziadin Selës, Ilire Dauti ka deklaruara se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni dhe se institucionet shtetërore janë të obliguara të zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
Dauti në “ClickPlus” e pyetur nëse gjuha shqipe është zyrtare ajo tha se “doni një vërtetësi, jo më larg se dje. Do të ndalej seanca po të mos ishte gjuha shqipe zyrtare? Kërkesa ime ishte e prerë që materialet t’i kem në gjuhën shqipe”.
Dauti theksoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve i obligon institucionet shtetërore që ta zbatojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit.
“Ligji për përdorimin e gjuhëve ka dispozitë ku i obligon institucionet shtetërore që ta implementojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit. Ka pas një nen tjetër, i cili ka qenë shumë i kontestueshëm nga pala tjetër, por me gjithatë është pjesë e ligjit dhe që thotë se ata institucione dhe organe shtetërore të cilët nuk do t’i harmonizojnë ligjet tjera me atë do të vlejnë ligjet e ligjit në fjalë, dmth ligjit për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Ilire Dauti – deputete e ASH-së, Sela.
Lajme nga vendi
Dënimet me burg të përjetshëm për vrasjen e Vanjës dhe Pançes në debat para Gjykatës së apelit
Gjykata e apelit në Shkup sot do të mbajë seancë publike rreth ankesave të parashtruara të aktvendimit të shkallës së parë për rrëmbimet dhe vrasjet e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi me të cilin Ljupço Palevski, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishov u dënuan me burgim të përjetshëm.
Lënda është në procedurë të shkallës së dytë rreth ankesave të parashtruara nga mbrojtja dhe nga Prokuroria themelore publike, e cila ankohet në pjesën e aktvendimit lirues për babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, si dhe për veprën e dytë të të akuzuarve.
Gjykata themelore publike Shkup më 25 qershor 2025 i dënoi Ljupço Palevskin, Velibor Manevin, Bore Videvskin dhe Vllatko Keshishev me burgim të përjetshëm për veprat penale grabitje dhe vrasje brutale të dy viktimave, përderisa Aleksandar Gjoçevski u lirua nga aktakuza për shkak të mungesës së dëshmive.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit së bashku planifikuan grabitjen e 14 vjeçares Vanja me qëllim që t’i qasen një anëtari të familjes së saj të ngushtë për të dhënë para për shpërblesën. Grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, ndërkaq, u bë me qëllim që ta detyrojnë t’ua japë automobilin e tij për grabitjen e vajzës në Shkup.
E mitura Vanja dhe Pançe ishin paraqitur të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

