Sport
MEVLAN MURATI SERISHË VESH FANELLËN KUQEZI
Mbrojtësi i djathtë Mevlan Murati rikthehet në ekipin ku edhe ka filluar karrierën e tij në klubin e futbollit Shkëndija . Ekipit kuqezi i është bashkuar edhe Imran Fetahi, ndërsa janë larguar Mevlan Adili dhe Stefan Kocev
Kampioni I Maqedonisë së Veriut në futboll nga data 5 qershor ka filluar përgatitjet për garat evropiane si dhe për kampionatin e ri 2025/2026. Ekipi krahas përgatitjeve është duke e freskuar edhe me lojtar të ri. Kështu nga dita e djeshme krahas Imran Fetait që vinë nga Besa e Dobërdollit ekipit i është bashkangjitur edhe mbrojtësi Mevlan Murati i cili sezonin e kaluar ishte në Gostivar . Pas i që firmosi kontratën me ekipin kuqezi ai u shprehë tepër i lumtuar që serish kthehet në folenë e vjetër.
MEVLAN MURATI – FUTBOLLIST
‘’ Të them të drejtën më vinë si me qenë hera e parë ku rikthehem te klubi i zemrës dhe jam i lumtur për këtë mundësi që më është dhënë përsëri të përfaqësoj klubin e zemrës dhe është diçka shumë pozitive ‘’deklaroi Mevlan Murati
Mbrojtësi i djathtë, Mevlan Murati tha se është maksimalisht i gatshëm për të dhënë më të mirën pasi e dinë se çfarë atmosfere pozitive mbretëron në ekip[
‘’ Patjetër jam më se i gatshëm dhe e di shumë mirë atmosferën në klub , ambiciet e klubit dhe si funksionon klubi. Për at arsye rizgjodha që të kthehem dhe sado pak që të ndihmoj ekipin për rrugëtimin që do e bëjmë’’ tha futbollisti Mevlan Murati
Përforci i ri i Shkëndijës Mevlan Murati shprehet optimist se edhe në sezonin e ri ekipi kuqezi do të lufton për suksese të reja.
‘’Patjet[r se i i gatshëm për këtë arsye jam këtu të ndihmoj ekipin dhe kemi pasur shumë ndeshje pozitive në të kaluarën ku nuk e arritëm qëllimin e madh që e kishim por besoj se këtë vit i kemi shansat e mira ku dhe u shpall Shkëndija kampion një rrugëtim pak më i lehtë se në të kaluarën . dhe shpresoj shumë deh besoj në ekipin që do arrijmë suksese këtë vit’’ deklaroi Murati
Kujtojmë ekipi i Shkëndijës ka ndërpre bashkëpunimin me Mevlan Adilin dhe Stefan Kocevin
Sport
MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G
Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.
Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.
Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.
Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.
Sport
QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË
Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires
Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.
Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.
Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .
Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.
Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.
Sport
MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT
Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24
Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.
Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.
Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.
Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

