Connect with us

Sport

ARSIMI – STRUGA TL DHE TIKVESHI –VARDARI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË DYTË

Published

on

Me dy ndeshjet që zhvillohen në Gostivar dhe Kavadar hapet sipari i javës së  dytë të sezonit të  ri  në Ligën e parë të  futbollit  Katër  takimet tjera  zhvillohen të  shtunën të dielën dhe të hënën. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 17:00.

 Me  ndeshje t  Arsimi  Struga  trim Lum dhe Tikveshi  – Vardari  nes;r   hapet sipari  i javës së dytë  të sezonit të ri  në  elitën e  futbollit  të Maqedonisë së Veriut .  Ndeshja  në Gostivar  për  skuadrën e  Arsimit   është historike  meqë  përherë  të  parë  do  të  prezantohet  para publikut vendas. Arsimi në xhiron  e parë barazoi  kundër Bashkimit në Kumanovë . Për  ndeshjen e  nesërme  ekipi nga Çegrani  krahas emocioneve është përgatitur edhe në aspektin tekniko-taktik për  të dëshmuar se kualifikimi  në elitë nuk është e rastit. Kapiteni  Vullnet Islami  për  TV Koha  u shprehë  optimistë  se do  ti gëzojnë tifozët e tyre me  fitore  

‘’Ndeshja do të  jetë pak e vështirë. Është një ndeshje historike për ekipin e  Arsimit , pasi që është hera e parë  që zhvillon një ndeshje si vendas në ligën e parë. Shpresojmë të një ndeshje  që do të jetë në favorin  tonë dhe në  fund  të  gëzohemi me  tre pikë’’  deklaroi Vullnet  Islami

 Kapiteni i skuadrës nga Çegrani ka edhe në porosi të veçantë për publikun vendas.

 ‘’Po , ftojë të  gjithë publikun , sportdashësit  që të vijnë ditën e premte në Gostivar të na  përkrahin maksimalisht kundër një Struge e  cila  para  disa  viteve ishte edhe kampion në vendin  tonë. Dhe  të gjithë së bashku t’ia arrijmë  qëllimit  tonë  të  cilët ishin vetëm tre pikët  ‘’ tha  Vullnet  Islami

Advertisement

 Struga  Trim Lum  sezonin e ri e ka nisur me fitore pasi në javën e  parë  mundi  Makedonija  Gj.P  2-0. Kjo  fitore  vetëm  dëshmon pretendimet e  struganëve  që në kampionatin e ri  kanë pretendime të  qarta  për kreun e tabelës. Krejt duke u bazuar  në ndryshimet e bëra  në ekipi

 “Sigurisht se si  çdo ndeshje  edhe kundër Arsimit na  pret  një ndeshje shumë e vështirë  pasi i kemi analizuar këto  ditë ekipin   kundërshtarë  dhe mendoj se kanë kualitet brenda  ekipit. Por ne shpresojmë se  do të dalim me  tre  pikë “ deklaroi Besmir  Bojku  futbollist i kF Struag  trim Lum

 Në  ndeshjen tjetër që  zhvillohet nesër, në Kavadar  përballen  Tikveshi  dhe  vardari, ndërsa  të shtunën  takohen  Makedonija Gj.P – Shkëndija  dhe Rabotniçki Bashkimi, të  dielën  përballen Shkupi – Sileksi  dhe  të hënën  në takimin e fundit të  xhiros së dytë takohen  AP Brera – Pelisteri. Të gjitha ndeshjet e  xhiros së  dytë fillojnë në ora 17:00

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

BASKETBOLL: PANATHINAIKOSI KRYESON EUROLIGËN!

Published

on

Në Euroligën e  basketbollit  për  meshkuj  janë zhvilluar  gjashtë  duele  të raundit të të tetë. Panathinaikosi kryeson me 7 fitore e një  disfatë. Real Madridi regjistroi fitoren e pestë radhazi.

Tre fitore  të vendasve  dhe  tre  fitore të ekipeve mysafire  është  epilogu  u  gjashtë ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë në kuadër të raundit të tetë në Euroligën e basketbollit në kategorinë  meshkujve

Në ndeshjen mes dy skuadrave  spanjolle  ekipi  mbretëror i Real Madridit ka  shënuar  fitore të sigurt  në transfertë kundër  ekipit Baskonia  86-104. Reali pas startit katastrofal  ku pati  tre  disfata  të një pasnjëshme  tani me  5  fitore  radhazi  renditet i gjashti në tabelë.

Fitore  në  transfertë  ka regjistruar edhe Barcelona  kundër Bayernit  me rezultatin 88-84  si dhe  Parisi kundër  Dubait   me   shifrat 99-93.

Valencia   në  cilësin e vendasit ka mposhtur  Fenerbbahçen 86-78, Panathinaikosi ka mposhtir  Milanon 80-75  dhe  Crevena Zvezda  ka mposhtur  Makabi Tel Aviv me  rezultatin 100-78.

Pas  raundit të tetë  kryeson Panathinaikosi me  7  fitore e  1 disfatë e ndjekur  nga  Valencia  dhe Fenerbahçe  që kanë  nga 6 fitore e dy  humbje

Advertisement

Baskonia – Real Madrid                   86 -104

Valencia – Fenerbahce                    86-78

Panathinaikos – Milano                    80 -75

Bayern – Barcelona                          84 – 88

Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv   100 –78

Advertisement

Dubai – Parisi                                     93 – 99

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

LIGA E KATERT: KF BESA RRUGËTON FUQISHËM – KATËR FITORE RADHAZI

Published

on

Java e katërt në Ligën e katërt rajoni i gjashtë karakterizohet me tre  fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e e mysafirëve dhe me 24 gola të shënuar. KF Besa vazhdon startin perfekt me katër fitore në po aq ndeshje.

Sezoni vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni i Gjashtë, ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së katërt.

Në pesë ndeshje e zhvilluara vendasit kanë regjistruar tre fitore një ndeshje ka  përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje ka fituara skuadra mysafire ku janë shënuar 24 gola.

Besa e Çellopekut vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në  transfertë në stadiumin e Zhelinës mundi ekipin e Treboshit me rezultat të thellë 0-5.

Për Besën kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje  të zhvilluara  në sezonin vjeshtor.

Advertisement

Ndeshja e vetme  që ka  përfunduar me barazim 1-1 është takimi Nerashti – Dardania.

Në tre ndeshjet tjera fitore kanë regjistruar ekipet vendase dhe atë Flamurtari – Rinia 6-3, Renova – Genç Kalemler Sport 4-2 dhe Pallatica – Piroku 2-0.

Tabelën e kryeson Besa me 12 pikë.

Continue Reading

Më të lexuarat