Connect with us

Sport

KURDISËN NDESHJEN KOZHUF – BASHKIMI, PADI PENALE KUNDËR SHTATË PERSONAVE

Published

on

Ndeshja e shumë përfolur ndërmjet Kozhufit dhe Bashkimit rikthehet sërish temë diskutimi, por kësaj radhe me detaje më të hollësishme nga Ministria e Punëve të Brendshme. Këta të fundit kanë njoftuar sot se kanë pasur bastisje në dy vende dhe kanë privuar nga liria një person për këtë duel që dyshohet për trukim.

Dje më 15 gusht 2025, zyrtarë policorë nga Departamenti për Policinë Kriminale, me urdhër të siguruar paraprakisht nga Gjykata Themelore e Gjevgjelisë, kanë kryer bastisje në dy lokacione te P.Gj. nga Gjevgjelia, drejtor sportiv i KF ‘Kozhuf’ nga Gjevgjelia dhe pas zhvillimit të një procedure paraprake hetimore, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, Departamenti për Krim të Organizuar ka dorëzuar kallëzim penal kundër B.H., kryetar i KF ‘Bashkimi’ nga Kumanova për veprat penale ‘mashtrim’ sipas nenit 247 paragrafi 6 të Kodit Penal, ‘dhënie e paautorizuar e dhuratave’ sipas nenit 253-a paragrafi 4 të KP-së dhe ‘bashkëveprim’ sipas nenit 22 të KP-së, si dhe kundër P. Gj., drejtor sportiv i KF ‘Kozhuf’, për veprat penale ‘mashtrim’ sipas nenit 247 paragrafi 6 të KP-së, ‘pranim i paautorizuar i dhuratave’ sipas nenit 253 paragrafi 4 të KP-së dhe ‘bashkëveprim’ sipas nenit 22 të KP-së, si dhe kundër A.J., futbollist i KF ‘Bashkimi’, S.G., trajner i KF ‘Kozhuf’, B.K., J.P. dhe K.S., të tre futbollistë të KF ‘Kozhuf’, për veprat penale ‘mashtrim’ sipas nenit 247 paragrafi 6 dhe ‘bashkëveprim’ sipas nenit 22 të KP-së”, thonë nga MPB.

I kallëzuari i parë B.H., në cilësinë e kryetarit të KF ‘Bashkimi’, me qëllim që klubi i tij futbollistik të arrijë plasman në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë apo në ndeshjet e barazhit për hyrje në këtë ligë, në ndeshjen e zhvilluar më 06.05.2025 në Gjevgjeli ndërmjet ekipeve KF ‘Kozhuf’ dhe KF ‘Bashkimi’, ka mashtruar Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe klubet e tjera anëtare të federatës, duke fshehur fakte që lidhen me një ndeshje të trukuar apo rezultat të rregulluar të lojës sportive, përmes dhënies së paautorizuar të dhuratave për të kallëzuarin e dytë P. Gj., me qëllim që ky i fundit të neglizhojë interesat e KF ‘Kozhuf’ dhe të Federatës së Futbollit të Maqedonisë që ka organizuar ndeshjen, për të arritur një rezultat që nuk varet nga loja sportive dhe rregullat e ndeshjes.

“Në këtë mënyrë, i kallëzuari i parë përmes të kallëzuarit të tretë A.J., ka organizuar një takim dhe ka siguruar kontakt telefonik me të kallëzuarin e dytë P. Gj., në të cilin takim kanë marrë pjesë të kallëzuarit i parë, i dytë dhe i tretë, ku i kallëzuari i dytë është pajtuar të pranojë dhe ka pranuar një dhuratë nga i kallëzuari i parë, para në vlerë prej 10.000 eurosh, për veten dhe persona të tjerë. P. Gj. pas pranimit të shpërblimit, përmes S.G. ka ndikuar te B.K., J.P. dhe K.S., të cilët kanë pranuar të mos angazhohen mjaftueshëm në ndeshje sipas aftësive të tyre sportive dhe lojës futbollistike, duke neglizhuar interesat e KF ‘Kozhuf’, në favor të KF ‘Bashkimi’.

Si rezultat, në ndeshje është arritur rezultati 1:2 në favor të KF ‘Bashkimi’ dhe me këto tre pikë të fituara, i kanë mundësuar KF ‘Bashkimi’ të renditet në vendin e tretë në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë, gjë që u ka dhënë mundësinë të luajnë në barazh për plasman në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Njëri nga të kallëzuarit, sipas udhëzimeve të prokurorit publik, është privuar nga liria për sigurimin e provave shtesë dhe është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Advertisement

Sport

FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT

Published

on

Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të  futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica  Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.

Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e  xhiros  së 20-të.

Kjo  javë sjell  disa  ndeshje mjaftë tërheqëse sa i  përket  e ekipeve  që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por  edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.

Një ndeshje më interesante  pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të  cilat  aktualisht mbajnë mesin e tabelës.

Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.

Advertisement

Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:

Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!

Published

on

Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e  njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend  më lartë.

 Federata e Botërore e futbollit FIFA ka  publikuar renditjen e ekipeve  për këtë muaj.

 Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe  Portugalisë.

 Përfaqësuesja e  Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e  fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e  67-të.   Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.

 Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.

Advertisement

 Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.

 Përfaqësuesja e  Kosovës e cila më  31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim  në  Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe  më lartë në renditjen e  FIFA-s.

  Shabam Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00

Published

on

Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.

Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting  ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.

Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat