Lajme nga vendi
Tripunovski: “Më e mira e Maqedonisë” me mbështetje nga Oda Ekonomike, produktet maqedonase do ta mbajnë logon e fushatës
 
																								
												
												
											“Një nga temat kryesore të bisedës sot ishte fushata që e filloi Ministria dhe Qeveria, “Më e mira e Maqedonisë”. Diskutuam për aktivitetet e deritanishme në kuadër të promovimit të fushatës dhe për hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrim në periudhën e ardhshme”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
“Është inkurajuese që Oda Ekonomike shprehu mbështetje serioze për fushatën “Më e mira e Maqedonisë”. Qëllimi ynë është të gjallërojmë ekonominë vendore, të ndihmojmë kompanitë që prodhojnë dhe përpunojnë produkte maqedonase, si dhe t’u japim mirënjohje dhe mbështetje bujqve maqedonas që prodhojnë produkte bujqësore primare”, shpjegoi ministri.
Ai në deklaratën e tij theksoi se bujqit maqedonas përbëjnë bazën e prodhimit të ushqimit.
“Javën e ardhshme Bordi Drejtues i Odës Ekonomike do të miratojë një akt me të cilin do t’i jepet mbështetje serioze fushatës. Me veprim të përbashkët do të arrijmë që me këtë fushatë të gjallërojmë ekonominë vendore”, theksoi ministri Tripunovski.
Ministri shtoi se sipas të dhënave me të cilat disponon Ministria, me sukses po zhvillohet regjistrimi i bujqve individualë, i përpunuesve dhe i marketeve në platformën digjitale makedonskonajdobro.com.mk.
“Një nga qëllimet tona nga kjo fushatë është që produktet që do të prodhohen dhe shiten me origjinë maqedonase të mbajnë logon e fushatës “Më e mira e Maqedonisë”. Në periudhën e ardhshme do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm me Odën Ekonomike për të zhvilluar më tej idetë e mira dhe aktivitetet e ardhshme, gjithmonë me një qëllim – të japin fryte pozitive ekonomike”, përfundoi ministri.
Lajme nga vendi
Arben Fetai godet politikën e vjetër: ‘Dy dekada makiavelizëm për pushtet, koha e VLEN ka ardhur’
 
														Zëvendëskryeministri dhe një nga Lideret e VLEN, Arben Fetai ka reaguar me një postim të fortë ndaj politikës së vjetër shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se për dy dekada të njëjtët njerëz kanë justifikuar çdo padrejtësi ndaj shqiptarëve dhe kanë mbjellë politikë makiaveliste me synim të vetëm pushtetin.
“Për 20 vite, të njëjtët njerëz që çdo keqbërje ndaj shqiptarëve e justifikonin me ‘ku të shkojmë’, vazhdojnë të mbjellin politikë makiaveliste. Me çdo formë, me çdo mjet propagandistik, synojnë vetëm një gjë – pushtetin. Sepse vetëm ashtu dinë të jetojnë”, shkruan Fetai.
Ai kujtoi edhe periudhën e negociatave të paszgjedhjeve të kaluara, duke përmendur emra konkretë nga BDI-ja.
“E kujtojmë mirë kohën kur kryenegociatori i BDI-së, Fatmir Besimi, pas 150 mijë votave shkonte të bënte koalicione. E ato negociata zgjatnin 10 minuta – mjaftonte fjala e Sasho Mijallkovit për ndarjen e posteve!”, theksoi ai.
Sipas Fetait, kjo mënyrë e vjetër e të bërit politikë ka marrë fund me ardhjen e forcës së re politike VLEN.
“Kjo politikë mori fund më 19 tetor. VLEN është forca që mendon, vepron dhe mbron. Asnjëherë kundër kombit, asnjëherë kundër askujt”, përfundon ai.
Lajme nga vendi
Studentët e Fakultetit të Arteve të UT-së e vizituan ekspozitën e profesorit Miftar Memeti në Galerinë “Bezisten” në Shtip
 
														Pas hapjes zyrtare të ekspozitës së profesorit dhe piktorit të njohur Miftar Memeti, studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, drejtimi Art Figurativ, më 29 tetor 2025, realizuan
një vizitë studimore në ambientet e Galerisë së Arteve “Bezisten” në Shtip.
Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe vetë profesori Miftar Memeti, i cili zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me studentët, duke ndarë përvoja të vlefshme nga karriera e tij artistike dhe akademike. Ai foli mbi procesin krijues, rëndësinë e origjinalitetit, kërkimit dhe pasionit në artin bashkëkohor.
Studentët ishin të shoqëruar nga prodekania për arsim, profesoresha e Historisë së Artit Jëlldëz Asani, dhe profesoresha e vizatimit Drenusha Palloshi. Ata u pritën ngrohtësisht nga drejtoresha e
galerisë dhe kuratori i ekspozitës, të cilët e prezantuan konceptin dhe mënyrën e organizimit të kësaj ekspozite.
Në hapësirat e galerisë ishin ekspozuar vepra nga cikle dhe teknika të ndryshme artistike, vizatime me goditje të sakta e karakteristike, si dhe piktura në vaj mbi pëlhurë, të realizuara me një paletë të gjerë ngjyrash, që dëshmojnë mjeshtërinë dhe vizionin e veçantë të autorit.
Në veçanti spikatnin dy piktura monumentale të portretit të Nënë Terezës, të cilat ruajnë dorëshkrimin e njohur të artistit përmes formave konceptuale dhe frymës postmoderne që e
karakterizon krijimtarinë e tij.
Në tërësi, veprat e profesor Miftar Memetit reflektojnë freskinë e impresionizmit, lëvizjen e lirë të ngjyrave dhe ndjesinë e hapësirës, duke i dhënë artit të tij një dimension komunikues ku edhe
publiku bëhet pjesë e procesit krijues.
Studentët shprehën mirënjohjen e tyre për mundësinë e këtij takimi me një artist të kalibrit akademik e kombëtar, i cili përmes shembullit dhe përvojës së tij frymëzon brezat e rinj të ecin me
përkushtim në rrugën e artit.
Kjo vizitë u vlerësua si një përvojë e vlefshme praktike dhe frymëzuese, që forcon lidhjen midis edukimit universitar dhe jetës artistike në vendin tonë.


Lajme nga vendi
Kandidati i VLEN-it për Dollnenit, Islami kërkon mbështetje për të drejtuar komunën në mandatin e ardhshëm
 
														Kandidati i VLEN-it për Komunën e Dollnenit, Blerim Islami, para banorëve dhe përfaqësuesve politik të koalicionit, shpalosi vizionin e tij për komunën dhe kërkoi mbështetje për të drejtuar komunën në mandatin e ardhshëm. Nga VLEN kërkuan unitet etnik dhe fetar kurse thanë se Islami personifikon karakterin e komunës. Islami ka premtuar investime në arsim, furnizim me ujë të pijshëm, ndërtimin e një poliklinike, përmirësim të infrastrukturës duke përfshirë rrugët kryesore dhe rrugicat në të gjithë komunën, hapjen e një zone teknologjike industriale, rrjet të zgjeruar kanalizimi, dhe menaxhim efikas me mbeturinat.
“Ndodhemi në fshatin Debresh. Kemi vizitë nga përfaqësues qeveritar. Me ne sot është Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit, e kemi zv.kryeministrin e parë, z. Izet Mexhiti dhe kryetarin e Alternativës z. Zeqirija Ibrahimi. Vizita e tyre këtu është ndihmë e madhe për ne. Kudo që shkojmë, çdo shtab që vizitojmë ndihet atmosfera e fitores dhe shpresojmë që më 2 nëntor të festojmë së bashku këtu në Dollnen”, deklaroi Blerim Islami, Kandidat i VLEN-it për Dollnenin. /Alsat.mk


 
																	
																															 
									 
																	 
									 
																	 
									 
																	 
											 
											 
											 
										 
																			 
										 
																			 
										