Sport
Trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e tetorit ndaj Serbisë & Jordanisë, Klisman Cake i Shkëndijës emër i ri në kombëtare

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.
Tekniku kuqezi ka thërritur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në Conference League, ka bindur trajnerin Silvinjo për ta ftuar në Kombëtare.
Lista e plotë
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.
Ndeshja miqësore Shqipëri – Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00.
Sport
LIGA E DYTË: OHRI DHE STRUMICA NË QENDËR TË VËMENDJES

E shtuna dhe diela janë të rezervuara pë ndeshjet e javës së 7-të të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit, ndërsa ndeshjet kryesore zhvillohen në Ohri dhe Strumicë.
Java e shtatë e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor zhvillohet në fundjavë me shtatë duele të shtunë dhe një të dielën,.Të gjitha takimet e javës së shtatë fillojnë në ora 15:00 pos takimit që zhvillohet të dielën mes Bellasicës dhe Shkëndijës së Haraqinës që fillon në ora 18:30.
Dy ndeshjet kryesore të kësaj jave padyshim se janë takimet që zhvillohen në stadiumin “Biljanini Izvori” ku përballen ekipi i Ohrit dhe aktualisht lideri në renditjen e tabelës Bregallnica e Shtipit, ndërsa në stadiumin e “Mladost” të Strumicëc, Bellasica vendas përbaltet me Shkëndijën e Haraqinës. Të dyja këto skuadra pretendojnë kreun e tabelës dhe për këtë arsye skuadra vendase ka bërë apel te tifozët e saj që të jenë në numër sa më të madh për të qenë lojtari i tyre i 12-të. por me siguri se edhe haraqinasit nuk do të jenë të vetmuar pasi në Strumicë pritet të udhëtojnë ato tifozë të flaktë të ekipit.
Duke parë renditjen e tabelës edhe në ndeshjet tjera pritet të zhvillohen ndeshje cilësore
Në javën e 7-të, me fillim në ora 15:00, takohen: Kamenica Sasa – Teteksi, Prespa – Novaci , Ohri – Bregallnica, Skopje -Vardari Negotinë, Golemo Konjare – Kozhufi, Detonit PLaçkovica – Pobeda , Slloga – Osogova, të dielën në Strumicë me fillim në ora 18:30, takohen: Bellasica – Shkëndija Haraqinë
Sport
LIGA E KONFERENCËS: SHKËNDIJA MUNDET NGA RAYO VALLECANO

Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e para në fazën grupeve në kompeticionin UEFA Konferencë Liga. Dy skuadrat shqiptare Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit kthehen me humbje gjegjësisht barazim nga Madridi dhe Tampere të Finlandës.
Shkëndija e ka nisur aventurën në Konferencë Ligë me humbje me shifrat 2-0 përballë Rayo Valecano në transfertë. Skuadra spanjolle arriti të shënojë dy herë brenda pjesës së parë ndaj kampionëve të Maqedonisë së Veriut. Autor të golave pë vendasit ishin Lopez në minutën e 28 dhe Perez në minutën e 32-të pë epilogun final të kësaj ndeshje
Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri duke komentuar ndeshjen me tha se për kundërshtarë kishin një ekip nga kampionati më mirë në botë
“Ne e dinim se luajmë kundër një kundërshtari shumë cilësor, nga ndoshta kampionati më e mirë në botë dhe normalisht me mundësitë tona që kemi mundohemi të japim maksimumin. Në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Mbetet pengu i vetëm pjesa e parë jo e mirë e jona dhe mënyra se si i pranuam golat.” deklarroi trajneri Jeton Beqiri
Trajneri Beqir ka folë edhe për atmosferën e krijuar në tribuant e stadiumit
“Si fillim ishte një ambient i jashtëzakonshëm, i krijuar nga tifozët që ishin të mrekullueshëm gjatë gjithë ndeshjes, unë shfrytëzoj momentin që edhe ekipit të Rayos i uroj fitore, për shkak se e merituan totalisht. Mendoj që në pjesën e parë ne kishim shumë respekt madh për kundërshtarin që na imponon edhe liga nga e cila vijnë. Por, edhe në aspektin fizik, në pjesën e dytë skuadra vrapoj më shumë dhe ishin më të mirë si në mbrojtje edhe në sulm.”
Nga ana tjetër, Drita shmangu humbjen në transfertë ndaj KuPS duke barazuar me shifrat 1-1. Të parët shënuan vendasit me golin e Parzyszek , ndër barazoi Dabiqaj
Në raundin e dytë të kësaj faze që zhvillohet më 23 tetor Shkëndija në Shkup ësht nikoqire e ekipit Shelbourne nga Dublin i Irlandës, ndërsa Drita në Prishtinë do të takohet me ekipin Omonia të Qipros.
Sport
Trionda, vjen me teknlogji të veçantë në Botërorin 2026

Trionda, topin zyrtar të Kupës së Botës 2026, u zbulua zyrtarisht në Nju Jork. Lëkura e tij e prodhuar nga Adidas përfshin të gjithë teknologjinë e mundshme për të eliminuar prekjet e dyfishta ose të trefishta gjatë goditjeve të penalltisë, dhe për të ditur ‘kornizën’ që duhet përdorur sepse është e aftë të përcaktojë momentin e saktë kur goditet topi, dhe madje edhe kur një lojtar e prek topin me dorë. Trionda manifeston kombet pritëse të turneut: Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.
Sensori i lëvizjes IMU 500Hz tani është vendosur brenda një shtrese të krijuar posaçërisht në njërën nga katër panelet, në vend që të montohet në mënyrë qendrore nëpërmjet një sistemi pezullimi. Shtimi i kundërpeshave në tre panelet e tjera siguron stabilitet dhe ekuilibër gjatë fluturimit.
Teknologjia dërgon të dhëna të sakta në sistemin Video Assistant Referee (VAR) në kohë reale, të cilat, të kombinuara me të dhënat e pozicionimit të lojtarëve dhe inteligjencën artificiale, i ndihmojnë gjyqtarët të marrin vendime më të shpejta për pozicionin jashtë loje.
E zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Kinexon, ‘Connected Ball Technology’ mund të ndihmojë gjithashtu gjyqtarët të identifikojnë çdo prekje individuale të topit, duke zvogëluar kohën e nevojshme për të zgjidhur incidente specifike, të tilla si prekjet e mundshme të topit me dorë.
Topi do të marrë informacion nga deri në dymbëdhjetë kamera (në varësi të vendit të ndeshjes, por gjithmonë një minimum prej tetë) të vendosura në të gjithë stadiumet, të lidhura me sensorin e lëvizjes së çipit të jashtëzakonshëm që topi do të mbajë brenda.
Nëse në ndeshjen e Kampionatit Evropian të vitit të kaluar, Fussballiebe, topi zyrtar i turneut, ishte i aftë të zbulonte edhe një prekje me dorë, këtë herë ai shkon edhe më tej dhe do të jetë një faktor përcaktues në vendimet e gjyqtarëve, të cilat do të merren më shpejt dhe me garanci të plota, falë çipit brenda që ofron një lidhje të drejtpërdrejtë me VAR. Ajo që topi nuk do të ketë është një GPS për të përcaktuar trajektoren e tij, por do të ketë teknologji të vijës së portës.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve