Sport
LIGA E PARË: PELISTERI – SHKËNDIJA NDAHEN ME BARAZIM

Java e 9-të e sezonit vjeshtori u kompletua mbrëmë me ndeshjen Pelisteri –Shkëndija për përfundoi 0-0. Tabelën e kryeson Struga Trim Lum me 23 pikë para Vardarit dhe Shkëndijës që kanë 21 pikë. Kampionati vazhdon me xhiron e 10-të pas dy javëve
Me ndeshjen Pelisteri – Shkëndija që u zhvillua mbrëmë në Manastir u kompletua java e 9-të e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor, Ndeshja Pelisteri – Shkëndija që dëshmoi një lojë mesatare tipike kampionate përfundoi me barazim pa gola 0-0 të nivelit tonë përkundër disa raste nga të dyja ekipet dhe që nuk u konkretizuan.
Skuadra kuqezi e cila dominoi pjesën më të madhe të lojës nuk arriti që të gjejë rrjetën në këtë takim në fushën e Pelisterit. Raste të mira për të shënuar kishin Tamba por dhe Fiton Ademi. Me pikë e fituar Shkëndija mbetet në pozitën e tretë me 21 pikë.
Pas kompletimit të xhiros së 9-të pason pauza dy javore shkaku i obligimeve të reprezentacionit për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026. Java e 10-të e kampionatit sjell super derbin e sezonit ë mes Shkëndijës dhe Vardarit.
Sport
MAQEDONIA NISI PËRGATIJET PËR DY NDESHJET E TETORIT

Përfaqësuesja e Maqedonase prej mbrëmë është grumbulluar dhe ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Botërorinë 2026, kundër Belgjikës dhe Kazakistanit, të cilat do të jenë vendimtare në betejën për vendin e parë në grupin që çon direkt në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Skuadra e Blagoja Milevskit i pret dy ndeshjet në një atmosferë shumë pozitive, kryesisht të përqendruar në ndeshjen me favoritin e madh Belgjikën që do të zhvillohet në qytetin e Gentit më 10 tetor.
Është mjaft e qartë se belgët, si një nga ekipet më të mira botërore, janë favoritë të mëdhenj në tokën vendase, por skuadra e Milevskit ka demonstruar hapur gjatë gjithë ciklit aktual kualifikues se ka kapacitetin për të mposhtur çdo kundërshtar në fushë në maksimum.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
FUTBOLL I FEMRAVE: LUBOTENI KRYESON ME PIKË MAKSIMALE

Derbi i javës së 8-të në ligën e parë të futbollit të vajzave Luboteni – AS United përfundoi me fitore spektakulare për kampionet 8-0, Luboteni tani kryeson me 24 pikë maksimale.
Në ligën e parë të futbollit për femra në fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 8-të të sezonit vjeshtor ku skuadra e Lubotenit të Tetovë vazhdon fuqishëm rrugëtimin e vetë në stilin e kampionëve. Kështu që super derbi i javës së tetë u zhvillua në stadiumin e Qendrës Sportive në Tetovë me vashave të Lubotenit dhe atyre të AS unitet të Strugës. Skuadra vendase e cila ishte më e mirë në çdo aspekt regjistroi fitore të thellë 8:0. Lojtare më e mirë dhe më efikase në këtë përballje ishte Hava Mustafa e cila realizoi hat-trik, dy gola realizoi Maryan Ogoçuku, ndërsa Vekliçkovska dhe Grozdanova shënuan nga 1 gol.
Në ndeshjet tera u shënuan këto rezultate: Top Gol – Kamenica Sasa 0-1, Tiverija Brera – Koçani 5-1, Skopje 2024 – Istatov 2015 Skopje 2-0, dhe Reçica – Vardari 2023 2-2. Pas javës së tetë tabelën e kryeson Luboteni me 24 pikë maksimale e ndjekur nga Skopje 2023 me 21 pikë dhe AS United me 16 pikë.
Sport
FEDERATA E ATLETIKËS MBAJTI KUVENDIN E RREGULLT VJETOR

Delegatët e Kuvendit të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut mbrëmë në Kuvendin e Rregullt vjetra miratuar raportin e punës dhe raportin financiar për vitin 2024, ndërsa ekipi i ri në Federatën e Atletikës nga dita e djeshme është edhe Klubi i Atletikës Am-R nga Tetova
Mbrëmë në Shkup Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut bajti Kuvendin e Rregullt vjetër, ku të pranishëm ishin 14 klube me të drejtë vote dhe tre klube pa të drejtë vote. Pikat kyçe të rendit të ditës ishin miratimi i raportit për punën e Federatë gjatë periudhës nga Kuvendi i fundit deri më sot, miratimi i raportit financiar për vitin 2024, shqyrtimi i propozim kalendarit për sezonin 2026 si dhe pranimi i klubit të atletikës Am-R nga Tetova. Të gjitha raportet e me disa vërejtje u miratuan një zërit. Pas përfundimit të Kuvendit vjetor presidentja Aleksanda Vojeneska –Zikova duke komentuar rrjedhën e këtij kuvendi ekskluzivisht për TV Koha deklaroi
“Ju faleminderit fillimisht për thirrjen për këtë bisedë. Po, përfundoi Kuvendi i Rregullt, kuvendi vjetor, pika standarde të rendit të ditës – kalimi i raportit vjetor të Federatës së Atletikës dhe plani dhe programi i vitit të ardhshëm, si dhe pranim i anëtarëve të rinj. Më gëzon fakti se u konstatua nga shumica e klubeve se kemi pasur përparim të rezultateve të arritura në raport me atë që e promovojmë si atletikë, si sport, dhe vetë fakti që është ngritja e normave, ngritje e kritereve për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, tregon për faktin se disa kufij janë zhvendosur dhe shkojmë hap përpara. Veçanërisht më gëzon fakti se përpos gati gjithë klube që ishin pjesëmarrëse me të drejtë vote, ishin klube që nuk kishin të drejtë vote, megjithatë kjo flet për përkushtimin e tyre dhe mbështetjen e plotë që e japin për krijimin e atletikës në përgjithësi në vendin tonë dhe me këtë japin edhe kontribut të madh për peshën dhe domethënien e këtij Kuvendi”. Deklaroi Aleksnadra Vojneska Zikova
Presidentja e Zikova doli me një porosi deri tek të gjitha klubet anëtare të Federatësë Atletkës së Maqedonisë së Veriut që të gjithë së bashku të ndërtojmë dhe krijojm♪7 atletikën
“Mesazhi i presidentes dhe i Federatës së Atletikës është se të gjithë së bashku e ndërtojmë dhe krijojmë atletikën, dhe bashkërisht punojmë, dhe se Federata është këtu së bashku me klubet që t’iu ndihmojë sportistëve dhe trajnerëve, se me punë të përbashkët mund të arrijmë rezultate më të mira dhe të promovojmë sportin tonë.” tha kryetarja Zikova
Deri në fund të kë sezoni të Atletikë kanë mbetura të zhvillohen edhe garat e fundit dhe më pas Federata e Atletikës do të përgatitet për shpalljen e më të mirëve për vitin 2025

-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë