Connect with us

Uncategorized

AKI-ja premton ndryshime për Tetovën, me theks të veçantë në infrastrukturën rrugore

Published

on

Grupi i këshilltarëve të AKI-së të udhëhequr nga bartësi i listës Asaf Abdurahmani, sot kanë shpërndarë fletushka në rrugën industriale deri te tregu i gjelbër i Tetovës, me këtë rast, kanë premtuar ndryshime për Tetovën, me theks të veçantë në infrastrukturën rrugore. Ademi tha se do të fokusohen edhe në investime në sjelljen e planit urbanistik për Tetovën si dhe ndërtimin e parkingjeve në Tetovë, duke premtuar kështu një Tetovë me rrugë më të lira.

“Sot në kuadër të fushatës parazgjedhore të AKI-së, neve si kandidat për këshilltarë komunal, do takojmë qytetarët e Tetovës ku do promovojmë programin tonë dhe të kandidatit tonë Bajram Rexhepi, si dhe punët që kemi planifikuar në katër vjetët e ardhshme në Tetovë. Ofertat që do iu jepen banorëve të Tetovës janë për ndryshime në planin urbanistik, gjegjësisht në sjelljen e planit urbanistik për qytetin e Tetovës”, deklaroi Asaf Abdurahmani, bartës liste i këshilltarëve të AKI-së.

Lajme nga vendi

Po shpërndahen vaksinat kundër gripit sezonal

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se është në proces shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në institucionet publike shëndetësore. Gjatë kësaj jave, qytetarët që janë paraqitur për vaksinim falas do të njoftohen me mesazh SMS për termin e tyre të vaksinimit.

Vaksinimi kundër gripit sezonal do të realizohet në 35 pika vaksinimi në të gjithë vendin, prej të cilave 5 në Shkup.
“Kujtojmë se është ende në vazhdim regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, të cilët mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin vakcinacija.mk në këtë link: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu ose përmes mjekut të tyre amë. Vaksinimi falas përfshin kategoritë e mëposhtme të popullsisë: Personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat që jetojnë në institucione të përkujdesjes sociale për të moshuar dhe punonjësit e këtyre institucioneve”.

“Vaksinimi mbetet masa më efektive parandaluese për mbrojtjen e shëndetit. Këtë vit, Ministria ka siguruar 80.000 doza vaksine katërvalente, të prodhuar nga kompania e njohur Abot nga Holanda”, thonë nga MSH.

Continue Reading

Uncategorized

Bilall Kasami premtoi stadium modern në Tetovë: 16 milionë euro investime në sport

Published

on

Kandidati për kryetar nga radhët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, në kuadër të fushatës zgjedhore sot tetovarëve u premtoi stadium të ri modern si dhe ndërtim të disa terreneve të hapura sportive, nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës. Sipas Kasamit, investimet në sferën e sportit do të arrijnë rreth 16 milion euro, ndërsa planifikohet investime edhe në ndërtimin e pishinave në disa shkolla fillore në Tetovë. Gjithashtu, premtoi ndërtimin e gjashtë sallave të reja sportive.

“Gjithashtu, do të ndërtohet një qendër e mirëfilltë sportive me dy terrene për futboll të madh (një me bar natyral dhe një bar artificial), me tribuna moderne për tifozët si dhe një terren sportiv multifunksional për të rinjtë. Pjesë e rëndësishme e këtij projekti është edhe ndërtimi i një objekti ndihmës për ekipet e futbollit tetovar, i cili do t’i plotësoj të gjitha standardet e kërkuara nga FFM. Në kuadër të këtij projekti është paraparë edhe ndërtimi i stadiumit për futboll të madh në fshatin Saraqinë. Sot jam këtu për të parë nga afër rrjedhën e punimeve për ndërtimin e tribunës së re përballë tribunës kryesore. Sipas asaj që shihet në terren, po punohet intensivisht për një stadium sipas standardeve evropiane”, tha Bilall Kasami. Kandidat për kryetar të komunës së Tetovës koalicioni VLEN.

Continue Reading

Uncategorized

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, sonte zhvilloi një bashkëbisedim me strukturat e degës së PDSH-së në Zhelinë. Takimi u karakterizua nga një atmosferë mobilizuese dhe diskutime të hapura për situatën aktuale politike në vend dhe rolin që PDSH pritet të ketë në proceset e ardhshme.Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, sonte zhvilloi një bashkëbisedim me strukturat e degës së PDSH-së në Zhelinë. Takimi u karakterizua nga një atmosferë mobilizuese dhe diskutime të hapura për situatën aktuale politike në vend dhe rolin që PDSH pritet të ketë në proceset e ardhshme.

Thaçi theksoi rëndësinë e unitetit brenda strukturave të partisë dhe nevojën për një angazhim më të madh në terren. Ai u bëri thirrje anëtarëve të PDSH-së që të qëndrojnë të bashkuar dhe të përkushtuar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Takimi në Zhelinë është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të kryetarit Thaçi për forcimin e strukturave lokale të PDSH-së dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme politike.

Sekretariati për informim – PDSH

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat