Sport
VOLEJBOLL: DERBI LIRIA – STRUMICA LUHET NË TETOVË
Nesër në program janë pesë ndeshje të xhiros së dytë të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj. Në Tetovë takohen Liria – Strumica dhe Shkëndija –Vesna Probishtip
Kampionati i volejbollit në kategorinë e meshkujve vazhdon të shtunën me ndeshjet e javës së dytë. Qyteti i Tetovës edhe kësaj radhe është nikoqire e dy ndeshjeve kampionate pasi përballen Liria – Strumica dhe Shkëndija – Vesna Probishtip. Skuadra nga Zherovjani paralajmëron se nuk do të dorëzohet para kampionit në fuqi por përkundrazi do të mundohet që t’ia prish hesapet duke u bazuar në dy përforcimet nga Gjeorgjia. Ndeshja Liria – Strumica luhet nesër me fillim në ora 16:00, te salla e shkollës fillore ‘’Goce Dellçev’’ në Tetovë.
Klubi i volejbollit Shkëndija pas disfatës në xhiron e parë në derbin lokal me Universitetin e Tetovës, nesër maksimalisht e mobilizuar do të luaj për të marrë tre pikët në përballjen me Vesna Probishtip. Takimi Shkëndija – Vesna Probishtip luhet nesër me fillim në ora 18:00 te salla sportive e gjimnazit në Tetovë.
Skuadra e tretë tetovare klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës ndeshjen me Janta Volej do ta zhvillon të martën në Shkup.
Në xhiron e dytë, takohen: Shkëndija – Vesna Probishtip, Liria – Strumica, Skopje – UGD Shtipi, Rabotniki – Boreci, Makedonija Xhio – Susheva, ndeshja Janta Volej – Universiteti Tetovës luhet të martën m ë 4 nëntor
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
LIGA E DYTË: OHRI VAZHDON ME PARAQITJE TË SHKËLQYERA
Dy fitore të vendasve, tre barazime dhe dy fitore të ekipeve mysafire me 15 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 9-të në Ligën e dytë të futbollit vendor. Kamjani kthehet me tre pikë të rëndësishme nga Çairi.
Ekipi i Ohrit vazhdon paraqitjet e shkëlqyera në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke shënuar fitore edhe kundër ekipit të Rabotniçkit në derbin e xhiros së 9-të me rezultat minimal 1-0. Autor i golit vendimtar ishte David Mateski.
Në derbin e Pellagonisë, Pelisteri triumfoi ndaj Novacit me 0-2 dhe vazhdon të mbetet ne mesin e ekipeve pretendente kreun e tabelës .
Osogova bëri një surprizë pasi mposhti AP Brerën me 3-1.
Skuadra e Kamjanit shënon fitoren e parë në transfertë si anëtare e Ligës së dytë duke shënuar fitore 2-0 kundër ekipit të Shkupit në Çair, ndërsa autor i golave ishte Huzri Xhemaili.
Belasica dhe Makedonija GJP ndanë pikët duke luajtur 1-1, ndërsa Kozufi dhe Teteks luajtën me barazim 2-2 .
Dueli midis Detonit Plačkovica dhe Euromilk GL përfundoi me barazim pa gola.
Pas ndeshjeve të xhiros së 9-të tabelën e e kryeson Ohri me 22 pikë, para Pelisterit që ka 21 dhe Rabotniçkit me 18 pikë.
Sport
BERAT IMERI: NË KRATOVË PËR REZULTAT POZITIV
Java e 11-të e Ligës së Parë hapet të premten me ndeshjen që do të zhvillohet në Kratovë mes Sileksit dhe Shkëndijës së Haraçinës.
Skuadra vendase në 10-të xhirot e zhvilluara ka grumbulluar 13 pikë, ndërsa Shkëndija Haraçinës 14 pikë.
Kjo do të thotë se dy ekipet do të luajnë pa kalkulime për të fituar tre pikët shumë të vlefshme për t`i ikur zonës së rrezikut.
Trajner i haraçinasve Berat Imeri për Tv Koha tha se në Kratovë udhëtojnë për një paraqitje pozitive.
‘’Në tre ndeshjet e fundit arkëtuam një pikë edhe pse patëm rival relativisht më të fortë se ne , edhe pse ne me pikët jemi ok nga mesi i tabelës . Përveç 20 minutave të para kundër Strugës , unë mendoj se në të gjitha ndeshjet tjera kemi qenë aty, aty me kundërshtarët tonë. Edhe pse kundërshtarët ishin pak më lartë se ne me kualitet . Por mendoj se do mundohemi pikërisht këtë aspektin psikologjik të cilën e kemi në fillim të ndeshjes ta përmirësojmë dhe që nesër në Kratovë t shkojmë të bëjmë paraqitje pozitive, të japim maksimumin dhe pse jo të kthehemi me rezultat pozitivi‘’ deklaroi trajneri Berat Imeri
Trajneri Berat Imeri nuk fsheh ambicjet nga ndeshja në Kratovë. Do të ishte i kënaqur edhe më nje barazim, por sipas tij, skuadra çdoherë synon fitoren.
‘’Ne çdo ndeshje e përgatisim për fitore. Ne dimë forcën e kundërshtarit. Sileksi është një ekip shumë serioze një ekip me përvojë e cila disa vite me radhë ka të njëjtin ekip, të njëjtin trajner. Ne do shkojmë atje për ta fituar ndeshjen, por besoj që edhe me barazim do jemi të kënaqur ‘’ tha trajneri Imeri
Të dielën mbyllet java e 11-të me ndeshjet Arsimi – Bregallnica që fillon në ora 12:00 dhe Tikveshi – Bashkimi që fillon në ora 14:00.
Sport
NBA: NISI SEZONI I 81-të, NUK MUNGOI SPEKTAKLI!
Shtatë fitore të skuadrave vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i ndeshjeve hapëse në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Sezoni i ri i Ligës Profesionale Amerikane të Basketbollit (NBA, e 81-ta me radhë, nisi të martën.
Legjenda e basketbollit, LeBron Xhejms, është transferuar te Filadelfia, qendra greke Janis Adetokumbo ka kaluar te Majami, ndërsa Kavai Leonard është rikthyer në Toronto. Gjatë verës, skuadrat kanë ndryshuar edhe rreth dhjetë basketbollistë të tjerë që janë përzgjedhur për ndeshjen All-Star, shumica prej të cilëve kanë qenë pjesë edhe e pesësheve më të mira të NBA-së.
Synimi i të gjithëve është i njëjtë – ta zbresin Njujork Niksin nga froni i kampionit.
Në ndeshjet e zhvilluara mbrëmë, fitore në cilësinë e vendasit kanë realizuar Uashingtoni në përballjen me Millvokin , Toronto ndaj Çikagos , Memfisi ndaj UTAH, Hjustoni ndaj Dallasit, Lakers ndaj Golden State , Portland kundër Feniksit dhe Klipers ndaj Sakramentos.
Ndërkasq si mysafirë fitore kanë realizuar Atlanta ndaj Orlandos , Sharlote ndaj Bruklyn , Minnesota ndaj Miamit dhe Indiana në përballjen me Nju Orleans.
Raundi i dytë i kampionatit amerikan NBA vazhdon nesër dhe pasnesër me ndeshjet e raundit të dytë ku pritetn ndeshje spektakolare.
REZULTATET E NBA-së
Orlando – Atlanta 125-132
Uashington – Milwaukee 128-116
Brooklyn – Sharlotte 103-110
Miami – Minnesota 106-131
Toronto – Chicago 135-92
Memphis – Utah 123-103
Nju Orleans – Indiana 120-123
Houston – Dallas 128-110
Lakers – Golden State 127-105
Portland – Phoenix 124-83
Clippers – Sacramento 121-96
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni1 month agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga vendi1 month agoDaut Memishi mban premtimin, ndahen vendimet e para – çerdhja “Foleja” në Përshefcë drejt hapjes

