Sport
LIGA E PARË: KOMPLETOHET RRETHI I PARË I KAMPIONATIT 2025/26
Me ndeshjet e xhiros së 11-të të sezonit vjeshtor u kompletua edhe rrethi i parë i kampionatit 2025/2026 në Ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Lider doli ekipi i favorizuar Vardari me 27 pikë, para Struga Trim Lum që ka 26 dhe Shkëndija e lodhur në garat evropiane me 24 pikë.
Java e 11-të e sezonit vjeshtor solli 1 fitore të vendasve, 3 barazime dhe dy fitore për ekipet mysafire me gjithësejt 17 gola të shënuar
Në ndeshjen e fundit të kësaj jave mes Vardarit dhe Sileksit e cila zgjati jo më pakë se 101 minutë fituese doli Vardari 2-1 me golin e fitores që u shënua nga penaltia në sekondat e fundit apo më mirë thënë në minutën e 101 me autor Mato. Ndryshe golin e parë për Vendasit e realizoi Azar Omeragiq, ndërsa për Sileksin e shënoi Hrvanoviq . Për ndeshjen në fjalë dhe referimin ka kritika të shumta por aktivi i referëve në kuadër të FFM-s ka dal me vlerësim për dy momentet dyshimta dhe ka vlerësuar se arbitri ka pasur të drejtë!
Shkëndija në transfertë me AP Brera në Strumicë u kthye me fitore shumë të rëndësishme 2-3 edhe pse në pjesën e parë ishin në epërsi prej dy golave në pjesën e dytë situata në terren ndryshoi, por megjithatë tre pikët erdhën në Tetovë . Pas kësaj ndeshje trajneri Beqiri ishte i kënaqur me tre pikët por jo edhe me mënyrën si u pranuan golat
“Tre pikë shumë të rëndësishme. Jam i kënaqur me luftën e futbollistëve në fushë gjatë 90-të minutave dhe nuk jam i kënaqur me mënyrën se si i pësuam golat. Pasi një skuadër me eksperiencë, siç është skuadra jonë, nuk do të duhet të tolerojë kështu lloj gabimesh të këtij niveli të sotëm. Dua të përmendi edhe atë, se më e rëndësishmja për momentin është që sot marrim tre pikë, pas humbjes të hënën.” deklaroi Jeton Beqiri
Sport
Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror
Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.
Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.
Sport
Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen
Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.
Ja si do ndeshen ditën e martë:


Lajme nga vendi
Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!
Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.
Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.
Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.
Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.
Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.
Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.
“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.
Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.
Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.
Shihemi në Dablin…
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

