Sport
PESHËNGRITJE: ENKILEDA CARJA SHPALLET KAMPIONE E TREFISHTË E EUROPËS
Në kampionatin euroopian të peshëngritjes për të rijë, Enkileda Carja ka është shpallur kampione e trefishtë europiane.
Peshëngritësja e talentuar e Klubit shumësportesh Teuta, Enkileda Carja, është shpallur kampione e trefishtë e Europës në Kampionatin Evropian për të Rinj dhe U-23, që po zhvillohet në Durrës.
Carja dha një paraqitje spektakolare, duke thyer tre rekorde evropiane në kategorinë 63 kg për të rijë dhe madje edhe një rekord bote në shkëputje për të rijë .
Carja i realizoi me sukses të gjashta provat, duke ngritur 98 kg në shkëputje, 118 kg në shtytje dhe 216 kg në dygarësh, duke shfaqur një performancë të shkëlqyer dhe plot vetëbesim.
Me këtë paraqitje, Enkileda Carja përmirësoi edhe rezultatin e saj nga Botërori i Perusë, ku kishte ngritur 213 kg në total.
Ky është një sukses i madh për talenten e Teutës, por edhe për trajneren e saj të palodhur, Eglantina Kalemi.

Sport
FSHF: BEKIM BALAJ DHE MEGI DOCI, MË TË MIRËT E VITIT 2025
Në një ceremoni madhështore të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit mbrëmë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë u ndanë çmimet për më të mirët e futbollit shqiptar në vitin 2025. Epiteti i më të mirëve u ka takuar Bekiim Balajt dhe Megi Doçit
Në një mbrëmje gala të zhvilluar në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë mbrëmë u ndanë çmimet për më të mirët e futbollit shqiptar.
Trofeu kryesor, ai i “Topit të Artë”, iu akordua sulmuesit të Vllaznisë, Bekim Balaj, i cili u shpërblye gjithashtu edhe me “Këpucën e Artë” për meshkuj, pas një sezoni të jashtëzakonshëm.
Çmimi “Topi i Artë” për femra shkoi për yllin e Vllaznisë, Megi Doci, e cila konfirmoi edhe një herë dominimin e saj në futbollin e femrave në Shqipëri.
Sa i përket pankinës, titulli i trajnerit më të mirë të vitit u fitua nga tekniku i Egnatias, Edlir Tetova, pas rezultateve të shkëlqyera me skuadrën rrogozhinase.
Ndërkohë, lojtarët e Kombëtares shqiptare votuan për më të mirin e ekipit kuqezi, duke përzgjedhur kapitenin Berat Gjimshiti.
“Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Çeka, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi secilit prej lojtarëve nga një trofe, në shenjë falënderimi për këtë arritje historike.
Në fund, analistët dhe gazetarët sportivë përzgjodhën edhe 11-shen më të mirë të Kategorisë Superiore, duke kompletuar kështu mbrëmjen festive të futbollit shqiptar.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një videomesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”. Ai përgëzoi Kombëtaren për kualifikimin për herë të parë në fazën play-off të Kupës së Botës FIFA 2026, si dhe organizimin e suksesshëm të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
KOMPLETOHEN KATËR EKIPET GJYSMËFINALISTE TË KUPËS NBA
Skuadra e Oklahomas dhe San Antonio janë dy skuadrat që do tu bashkuan ekipeve Orlando dhe Nju Jork në gjysmë finalen e Kupës së NBA-s. Ndeshjet gjysmëfinale Orlando – Nju Jorku dhe Oklahoma – San Antonio zhvillohen të shtunën dhe të dielën
Sot u kompletua edhe dyshja e dytë gjysmëfinaliste në Kupën e NBA-s. San Antonio siguroi kualifikimin me një fitore 132:119 ndaj Los Anxheles Lejkers. Stefon Kastële dhe De’Aaron Foks udhëhoqën ekipin e San Antonios drejt triumfit, duke regjistruar 50 pikë.
Edhe pse Lejkersat patën paraqitje të forta individuale nga yjet e tyre, ato nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.Luka Donçiç regjistroi 35 pikë dhe 8 asistime, ndërsa LeBron Xhejms kontribuoi me 19 pikë, 15 kërcime dhe 8 asiste,
Ekipi Oklahomas dëshmoi cilësi të jashtëzakonshme duke mposhtur Feniks me plot 49 pikë diferencë 138:89. Aleksandër Shai ishte më efikasi te kampionët me 28 pikë në 27 minuta, ndërsa Çet Hollmgren shënoi 24 pikë. Te Feniksi, Dillon Bruks ishte shënuesi më i mirë me vetëm 16 pikë. Ndeshjet gjysmëfinale ku do t; përballen: Orlando – Nju Jorku dhe Oklahoma – San Antonio do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën
Sport
CHAMPIONS: 29 GOLA NË 9 NDESHJE. ARSENALI ME PIKË MAKSIMALE
Nëntë ndeshjet e zhvilluara mbrëmë në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën e ligës të Championsit kanë prodhuar 2 fitore për ekipet vendase , 3 barazime dhe 4 fitore të ekipeve mysafire. Arsenal kryeson me 18 pikë maksimale , ndërsa Mançester Siti mundi Realin Santago Bernabeu.
Në 9-të përballjet e mbrëmshme të fazës së ligës në UEFA Liga e Kampionëve u shënua29 gola, ku nuk munguan as surprizat. Në ndeshjen më interesante nga 9-të ndeshjet e zhvilluara mbrëmë Real Madridi zhgënjeu para tifozëve vendas në Madrid duuke pësuar disfatë 1-2 nga Mançester Siti . Vendasit kaluan në epërsi me golin e Rodrigos , ndërsa për ekipin anglez shënuan O’Rejli dhe Haland nga Penaltia.
Arsenali vijon me formën perfekte, duke marrë fitoren e gjashtë, i vetmi ekip me këtë ecuri, duke mundur në transfertë skuadrën belge 0-3 Club Brizh.
Kampionët në fuqi të PSZH-së u ndalën në një barazim pa gola në Spanjë kundër Athletic Bilbaos.
Juventusi mori fitoren e dytë radhazi në fazën e ligës duke mundur 2-0 ekipin Pafos, ndërkohë Napoli është mposhtë 2-0 nga Benfika.
Dy sfidat e tjera u mbyllën në barazim 2-2, Leverkusen-Nju Kastl edhe Dortmund-Bodo/Glimt.
Pas gjashtë xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Arsenal me 18 pikë e ndjekur nga Bajern Munyh me 15 dhe PSZH, Mançester Siti e Atalanta me nga 13 pikë
Rezultatet:
Qarabag – Ajax 2-4
Vilareal- Copenhagen 2-3
Ath. Bilbao – PSG 0-0
Bayer Leverkusen – Newcastle 2-2
Benfica – Napoli 2-0
Club Brugge – Arsenal 0-3
Dortmund – Bodo/Glimt 2-2
Juventus – Pafos 2-0
Real Madrid – Mançester City 1-2
-
Lajme nga vendi2 months agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoDogana konfiskoi 130 kilogramë mariuhanë

