Connect with us

Sport

VOLEJBOLL: NESËR ZHVILLOHET JAVA E GJASHTË E SEZONIT VJESHTOR

Published

on

Të shtunën në program  janë ndeshjet e javës së gjashtë të sezonit vjeshtor   në ligën e parë të volejbollit  për  meshkuj. Shkëndija  të  mërkurën në  ndeshjen hapëse  mundi Skopjen 3-0. Liria nesër  nikoqire e UGD Shtipit

 Kampionati  i volejbollit në kategorinë e meshkujve  vazhdon sipas orarit  të paracaktuar me  ndeshjet e  xhiros  së  gjashtë të sezonit vjeshtor.  Këtë  javë   ndeshje  më interesante pritet të  zhvillohen  në Strumicë dhe  Tetovë. 

Liria e Zherovjanit  në  cilësinë  e vendasit   do të përballet  me aktualisht  liderin në renditjen e tabelës dhe pretendentin kryesor për titullin kampion  UGD  Shtipi. Ndeshja  Liria  – UGD Shtipi luhet nesër me fillim në ora 19:00, në sallën e shkollës fillore ‘‘Goce Dellçev’’ në Tetovë

Në  Strumicë  skuadra  kampione  e Maqedonisë  do të përballet me  ekipin Universiteti i Tetovës. Duke  pasur para  sysh se skuadra vendase këtë  kampionat nuk është në formën e duhur ndaj edhe skuadra tetovare shpreson që ndoshta ta shfrytëzon këtë  situatë dhe  ndoshta  mund  të  shpreson në sukses . 

Në ndeshjet tjera  të xhiros së gjashtë  takohen: Janta Volej – Makedonija Xhio, Rabotniçki – Susheva , Boreci – Vesna Probishtip.  Nërsa ndeshja  Shkëndija  – Skopje   është  zhvilluara  të  mërkurën  dhe  ka  përfunduar  3-0  për  ekipin tetovar  ne  sete  25-19,  25-19  dhe  25-10

Advertisement

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

NBA : SAN ANTONIO  REGJISTRON FITOREN E TRETË RADHAZI

Published

on

Kampionati amerikan  ka vazhduar edhe ditën e sotme me katër ndeshje mjaftë tërheqëse ku veçohet fitorja spektakolare e San Antonio  ndaj Atalanës me  rezultat 135-126

 Dy  fitore të  ekipeve vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu i katër ndeshjeve  të zhvilluara sot  në kampionatin  amerikan të basketbollit NBA

Fitorja e tretë radhazi  për San  Antonion,  që mundi  Atalantën me rezultatin 135-126, në një  ndeshje  spektakolare . Shënuesi më  efikas ishte De’Aron Fox  që realizoi 25 pikë, ndërsa te  miqtë  më efikas  ishte Walker që realizoi 38  por nuk i  ndihmuan  ekipit.

Skuadra e  Milwaukee  pësoi  disfatë  para  tifozëve vendas  në përballen  me  ekipin e Filadelfias me rezultatin 114-123. Më efikas te në  këtë ndeshje  ishte   basketbollisti  mysafir Tyrese Macey autor  i  54 pikëve.

 Fitore  të sigurt  ka shënuar skuadra e  Orlandos  kundër Clippersit me rezultat të  sigurt 129-101. Memfis, ishte më  e mirë  se Sacramento duke fituar me rezultatin  e thellë 137-96, për  ekipin  fitues dyshja  Aldama – Landale  që  realizuan  50 pikë

Advertisement

 

 Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: KËTË FUNDJAVË ZHVILLOHET  XHIROJA E  14  E KAMPIONATIT  

Published

on

Me ndeshjen Makedonija Gj.P – Sileksi që zhvillohet sot  hapet sipari i xhiros së 14-të në Ligën e parë të futbollit  vendor.  Ndeshjet tjera zhvillohen nesër, të dielën dhe të hënën me fillim në ora 13:00

 Këtë  fundjavë  pas  pauzës  dy javore  shkaku i obligimeve  të reprezentacionit  për ndeshjet  kualifikuese të Botërorit, në  program  janë ndeshjet e xhiro s së 14-të  sezonit vjeshtor  në  Ligën e parë të  futbollit  vendor.  Dita e shtunë  është rezervuar për dy ndeshje mjaft  interesante duke  u bazuar  në renditjen  e ekipeve  në tabelën e  klasifikimit. Kështu  që në  Strumicë,  do të përballen AP Brera dhe  lideri aktual në renditjen e tabelës  Vardari i Shkupit.  Ndeshja  me s këtyre dy  skuadrave  në rrethin e parë të  kampionatit që u zhvillua në Shkup  përfundoi me  barazim 2-2 prandaj  edhe  në  Strumicë pritet  një ndeshje e pa  parashikueshme. Nesër  në  program  është edhe ndeshja  që  do të  zhvillohet në  stadiumin e  Strugës   ajo mes  FC Shkupi  dhe Pelisteri i Manastirit. Në  këtë ndeshje  skuadra e Çairit do të tentoj të regjistroj  fitoren e parë  sezonale.  Të  dielën në  program  janë  dy ndeshjet  tjera dhe atë derbi i Pollogut  në Gostivar mes  Arsimit të Çegranit  dhe  Shkëndijës, ndërsa  në Kavadar,  Tikveshi do të përballet me Bashkimin e Kumanovës.  Java e 14  do të kompletohet të  hënën me ndeshjen Rabotniçki  – Struga Trim Lum. Të gjitha  ndeshjet e  javës së  14-të fillojnë në  ora  13:00

Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

ATMOSFERË FESTIVE NË “AIR ALBANIA” FITON ANGLIA

Published

on

Shqipëria me  humbje kundër Anglisë ka mbyllur grupin e kualifikuesve të Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten.

 Kombëtarja shqiptare u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Botërorit.

 Kuqezinjtë kanë mbyllur me humbje një rrugëtim pozitiv, që kulmoi me kualifikimin historik në “play off”.

Ndaj anglezëve, Shqipëria tregoi një paraqitje të mirë, në pjesën e parë, por edhe në fillimin e së dytës.

Fraksioni i parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve në të dyja portat. Fraksioni i dytë, nisi me mundësi të mira për Hoxhën dhe Bajramin, që nuk i shfrytëzuan si duhej.

Advertisement

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 74-të, kur Harry Kane përfitoi nga një goditje këndi dhe zhbllokoi sfidën. Tetë minuta më vonë, sulmuesi shënoi edhe të dytin me kokë, pas një krosimi të marrë nga Rashford.

Shqipëria i mbyll kualifikueset në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Anglia kualifikohet në Botëror si kryesuese me 24 pikë, por pa pësuar asnjë gol. Kështu Shqipëria e mbyll këtë fushatë kualifikuese në vendin e dytë me 14 pikë, historike, me sytë tashmë që janë nga shorti  që do të hidhet të enjten për fazën play off.

Por tashmë është e konfirmuar që Shqipëria  do të jetë në vazon e tretë që do të  nuk  ka  gjasa  të ketë përballje me  Kosovën në play-offin e kualifikimeve për Botërorin 2026. Kjo u bë e ditur me humbjen nga Anglia dhe fitoren e Ukrainës ndaj Islandës, Shqipëria mbeti pa gjasa që të dalë në vazon e dytë. 

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat