Connect with us

Lajme nga vendi

Zjarri në modular drejt hetimit ndërkombëtar, Emshiu e paditi RMV-në për vrasje në Itali

Published

on

Pasi fajtorët e zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës nuk u sollën para drejtësisë dhe nuk pati proces gjyqësor për shkaqet e zjarrit, Ibin Emshi i cili humbi babain dhe vëllaun e tij, ka bërë denoncim për vrasje në Itali kundër RMV-së dhe pret që rasti të hetohet ndërkombtarisht dhe të arrijë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, shkruan Portalb.mk.

Më 1 dhjetor 2025, Emshi si shtetas i Italisë ka bërë denoncim për vrasje në Selinë e Policisë në Verbano Cusio Ossola për zjarrin në modular.

Në procesverbalin e denoncimit, Emshi ka sqaruar në detaje rastin se si ka ndodhur, ndërsa përmend edhe procesin gjyqësor i cili nuk ishte për shkaqet e zjarrit, dokumentarin e IRL-së i cili nxori në pah korrupsionin, si dhe një sërë dëshmish të tjera.

Në raportin e dorëzuar në Polici, ai thotë se pas dokumentarit të IRL-së dhe provave, u bind që të bëjë denoncim për vrasjen e babait dhe vëllait të tij.

Ai thekson si përgjegjës ministrin e atëhershëm të shëndetësisë Venko Filipçe dhe Koço Angjushevin si pronar i firmës BRAKO që ndërtoi objektin e spitalit modular.

Advertisement

Përveç denoncimit në Polici, Emshi ka paraqitur kërkesë që ky rast të trajtohet edhe nga Avokati i Popullit – Këshilli Rajonal i Piemontes në Itali.

Lajme nga vendi

Për shkaqe shëndetësore, anulohet fjalimi i kryeministrit Mickoski në Forumin Afaristë Maqedoni-Serbi

Published

on

Shërbimi qeveritar sot në mëngjes informoi se për shkaqe shëndetësore, anulohet fjalimi i sotëm i kryeministrit Hristijan Mickoski në Forumin Afaristë të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Në Forum pritet të marrin pjesë mbi 200 kompani dhe së paku 300 pjesëmarrës, që ka për qëllim intensifikim të bashkëpunimit ekonomik.

Para mbajtjes së forumit, në Qeverinë e RMV-së, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Marrëdhënieve mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë e Republikës së Serbisë dhe ministre e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq do të nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi.

Stoillkoviq dhe Mesaroviq dje i vizituan dy kompani, ndërsa në deklaratë për mediumet vlerësuan se potenciali për bashkëpunim mes dy shteteve është i madh, posaçërisht në pjesën e industrisë ushqimore. tendenca, siç theksuan, është të rritet këmbimi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dorëhiqet kryesia e LSDM-së, partia paralajmëron reformim të plotë

Published

on

LSDM-ja  njofton  se kryesia e partisë ka dhënë dorëheqje kolektive. Siç bëjnë të ditur, dorëheqjet janë dorëzuar te Këshilli Qendror dhe te kryetari i partisë, Venko Filipçe, i cili udhëheq procesin e reformave brenda partiake.

“Në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së, me propozim të kryetarit Venko Filipçe, zëvendëskryetarja, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretarët organizativë, si dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë dhanë dorëheqje. Dorëheqjet janë dorëzuar te Këshilli Qendror i partisë dhe te kryetari Filipçe, i cili e udhëheq procesin e reformave të brendshme në LSDM. Në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Këshillit Qendror, kryetari Filipçe do të propozojë përzgjedhjen e anëtarëve të rinj për organet e partisë, ndërsa për funksionet do të zgjidhen personat më kompetentë.”, njoftojnë nga LSDM.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, RMV-ja e përkushtuar për matjen e korrupsionit

Published

on

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, mbajti fjalim në Konferencën Globale të OKB-së për Përdorimin e të Dhënave në Matjen e Korrupsionit, e cila po zhvillohet në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Potencoi se lufta kundër korrupsionit kërkon qasje të bazuar në fakte, lista të qarta të rreziqeve dhe vigjilencë të vazhdueshme institucionale.
Ai theksoi gjithashtu se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të integritetit institucional dhe adoptimit të standardeve ndërkombëtare në matjen e korrupsionit, si pjesë e agjendës së qeverisjes së mirë dhe modernizimit të administratës publike. Pjesëmarrja e delegacionit qeveritar në këtë Konferencë paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në luftën e përbashkët kundër korrupsionit dhe në ndërtimin e institucioneve më transparente dhe më të qëndrueshme, u tha në këtë rast.
Continue Reading

Më të lexuarat