Connect with us

Sport

NBA: SAN ANTONIO E PHOENIX TRIUMFOJNË NË TRANSFERTË

Published

on

Në kampionatin amerikan të basketbollit  sot  janë  zhvilluar  vetëm tre   takime  ku vendasit  shënuan një  fitore ndërsa  ekipet mysafire  dy  fitore.

 Skuadra e Minnesotas zhgënjen para tifozëve vendase në përballjen m ekipin FENIKS duke pësuar disfatë në sekondat e fundit me rezultatin  105-106  Ndeshja ishte   mjaftë  dinamike pasi të  dyja  skuadrat  pretendojnë  të  sigurojnë  kualifikim në fazën play off.   Te skuadra vendase  më efikas ishte Edvards me 40 pikë, ndërsa te skuadra  fituese  të  gjithë lojtarët titullar shënuan mbi 10 pikë.

 Pa  probleme   ka  fituar edhe Indiana në përballjen me Sakramenton me rezultatin 116-105,   Më  efikas  në këtë  ndeshje ishte  Nembhard  me 28  pikë e  12  asiste.

Nju Orlenas    ka  pësuar  disfatë  në  përballjen me  San  Antonia  para  tifozëve të vetë me rezultatin 132-135. Quenn  dhe Marphy  realizuan 65 pikë së  bashku, ndërsa tek  skuadra  fituese 8   lojtar   realizuan mbi  10 pikë , ndërsa  diferencën kësaj radhe e bënë  lojtarët  rezervë që realizuan 68 pikë

 
Shaban Sinani – TV Koha

Sport

EGNATIA, DINAMO CITY DHE DRITA NESËR LUAJNË NDESHJET KTHYESE

Published

on

Tre skuadrat shqiptare Egnatia në Europa Liga si dhe Dinamo City dhe Drita e  Gjilanit , në UEFA Konferencë Liga nesër zhvillojnë ndeshjet kthyese të play ofit. Kujtojmë se tre ekipet në duelet e para si vendas kanë barazuar që do të thotë se vetëm fitorja ua siguron vizën për të kaluar në fazën tjetër. Tre takimet fillojnë në ora 19:00 

 Kampioni i Shqipërisë  ekipi Egnatia pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë  të play off-it  në UEFA Konferencë Liga me skuadrën Lilestrom të Norvegjisë, nesër  mbrëma zhvillon takimin kthyes me shpresë se do t’ia dalin për t`u kualifikuar në  fazën e  grupeve në Ligën e Europës.

 Por në stadiumin “Arasen”, me  kapacitet  10.500  ulëse, ku luan ekipi norvegjez, e pret një atmosferë e flaktë. Lilestrom ka bërë të ditur sot se janë shitur thuajse të gjitha biletat për këtë ndeshje  të rëndësishme për ata.  Por edhe Egnatia do  të ketë përkrahësit e vetë në këtë ndeshje kur dihet se në Norvegji ka një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend skandinav.

 Kujtojmë se Egnatia  nëse nuk arrin të kualifikohet në  fazën tjetër të Europa Ligës,  ka  të  siguruar kualifikim në fazën e Ligës të UEFA Konferencë Liga.

Ndeshja  Egnatia – Lilestrom luhet nesër  me fillim në në  ora  19:00

Advertisement

 Po, nesër zhvillohen edhe ndeshjet kthyese të play off-it  edhe në UEFA Konferencë Liga  ku  garojnë edhe Dinamo City  i Tiranës dhe Drita e Gjilanit.

 Dy  ekipet  në ndeshjet e para  përfunduan me  barazim. Dinamo City  barazoi  1-1 me ekipin Pafos të Qipros, ndërsa  Drita e Gjilanit barazoi 2-2 me ekipin Inter Escaldes të Andorrës.

Ndeshjet Pafos – Dinamo City dhe Inter Escaldes – Drita luhen nesër me fillim në ora 19:00.

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Sport

SILEKSI – SHKËNDIJA HAPIN SIPARIN E JAVËS SË PESTË

Published

on

Java e pestë e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën. Siparin e kësaj jave e hapin Sileksi – Shkëndija  të premten me fillim në ora 16:00

 Komisari i garave në kuadër të Federatës së futbollit të Maqedonia ka publikuar  orarin e  ndeshjeve për xhiron e pestë  të sezonit vjeshtor.

Sipari i javës së pestë hapet të premten me fillim në  ora 16:00 me ndeshjen Sileksi – Shkëndija, ndërsa po të premten me fillim në ora 17:00  zhvillohet ndeshja  mes Struga Trim Lum – Bregallnica

 Të shtunën me  fillim në  orën  16:30  në stadiumin e qytetit në Gostivar  është  caktuar  të  zhvillohet ndeshja  Arsimi – Skopje. Ndërsa   për  ditën e diel janë  caktuar të  zhvillohen ndeshjet Bashkimi – Shkëndija e Haraçinës me fillim në ora  16:30  dhe ndeshja në Kavadar   Tikveshi – Vardari, do të zhvillohet në ora 17:00.

 Shaban Sinani – TV KOha

Advertisement
Continue Reading

Sport

MUNDËSIT REXHEP HAJDARI DHE FATI VEJSELI FITOJNË MEDALJET E ARGJENDIT NË ‘’TARANTO 2026’’

Published

on

Dy mundësit shqiptarë nga Shkupi, Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli, kanë fituar medalje të argjendta për Maqedoninë e Veriut në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Mundësit Rexhep Hajdari  dhe Fati Vejseli  kanë fituar  medaljet e  argjendit  në kategorit e tyre në  Lojërat Mesdhetare  ‘’Taranto 2026 ‘’.

Rexhep Hajdari u mposht në finalen e kategorisë deri në 97 kilogramë, në stilin e lirë, me rezultat 6:0 nga Dauren Kurugliev i Greqisë. Kurugliev është me prejardhje nga Dagestani i Rusisë, ndërsa që nga viti 2023 garon për Greqinë.

Hajdari pati një paraqitje të mirë në garat e “Taranto 2026”, duke regjistruar dy fitore për të siguruar vendin në finale.

Medaljen e argjendtë e fitoi edhe Fati Vejseli, në kategorinë deri në 74 kilogramë. Mundësi shqiptar nga Shkupi nuk arriti ta përfundojë finalen ndaj Islam Dudaevit të Shqipërisë, pasi pësoi lëndim. Në momentin e ndërprerjes, Dudaev ishte në epërsi.

Advertisement

Vejseli kishte treguar formë të shkëlqyer gjatë garave, duke regjistruar tri fitore për të arritur deri në finalen e kategorisë së tij.

Me dy medaljet e argjendta të Hajdarit dhe Vejselit, Maqedonia e Veriut tashmë ka tri medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Përveç dy të argjendtave, vendi ka fituar edhe një medalje të bronztë, të cilën e siguroi Ahmad Magomedov, po ashtu në mundje

Continue Reading

Më të lexuarat