Connect with us

Sport

MANCHESTER  UNITED E SHKARKON TRAJNERIN RUBEN AMORIM

Published

on

Manchester United ka vendosur të shkarkojë trajnerin Ruben Amorim, vetëm pak ditë pasi portugezi sulmoi publikisht drejtuesit e klubit pas barazimit 1-1 me Leeds United.

Manchester United ka marrë vendim për shkarkimin e trajnerit Ruben Amorim. Sipas medieve angleze, vendimi nga bordi i “Djajve të Kuq” është marrë sot.

Kjo vjen pas barazimit me Leeds United në fundjavën që lamë pas.

Aktualisht, Manchester United është në pozitën e gjashtë në Premierligë me 31 pikë të grumbulluara.

Amorim erdhi në krye të Manchester United në vitin 2024, duke e zëvendësuar Ten Hag, por që nuk pati efektin që pritej.

Advertisement

Amorim, 40 vjeç, largohet nga Old Trafford pas 14 muajsh të vështirë, me performancë zhgënjyese në fushë dhe jashtë saj. Ai fitoi vetëm 24 nga 63 ndeshjet në krye të klubit, një përqindje fitoreje prej 38.71%, rekord më i dobët për një trajner të United që nga Frank O’Farrell në vitin 1971.

Me largimin e tij, Manchester United nis kërkimin për trajnerin e ri që do të marrë në dorë projektin e ri të klubit.

Sport

BOTËRORI 2026: EKZISTON RREZIKU QË NDESHJET TË VONOHEN PËR DISA ORË

Published

on

Temperaturat e larta, lagështia e lartë dhe stuhitë e forta dhe rrufetë janë të zakonshme mund të ndikojnë  në vonesën e fillimit të ndeshjeve apo edhe ndërprerjen e  tyre

 Kanë mbetur më pak se një muaj nga fillimi i Kupës së Botës, e cila organizohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada. Kampionati Botëror do të nis me 11 qershor dhe përfundon më 19 korrik.

Por ekziston rreziku që disa prej ndeshjeve të vonohen për disa orë apo edhe të ndërpriten, për shkak të stuhive, kjo pasi temperaturat e larta, lagështia e lartë dhe stuhitë e forta dhe rrufetë janë të zakonshme, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.

Këto mund të shkaktojnë vonesa ose ndryshime në oraret fikse të fillimit.

Moti në Kupën e Botës 2026 mund të ndikojë ndjeshëm jo vetëm në performancën e lojtarëve, por edhe në orarin e ndeshjeve, komoditetin e tifozëve dhe organizimin e përgjithshëm të turneut.

Advertisement

Vëmendja më e madhe aktualisht përqendrohet në SHBA, ku zbatohen rregulla strikte sigurie kur rrufeja godet stadiumet.

Në SHBA, ekziston një protokoll sigurie që kërkon që ngjarjet sportive të ndalohen menjëherë nëse sensorët meteorologjikë zbulojnë rrufe brenda një rreze prej 13 kilometrash nga stadiumi.

Në atë pikë, i gjithë aktiviteti ndalet, spektatorëve mund t’u kërkohet të largohen nga tribunat dhe ka një pushim minimal prej 30 minutash. Nëse një goditje tjetër rrufeje ose shenja të tjera aktiviteti ndodhin gjatë kësaj kohe, numërimi mbrapsht kthehet në zero.

Continue Reading

Sport

KF BASHKIMI PEZULLOHET ME 4 NDESHJE DHE GJOBË PREJ  5 MIJË EURO

Published

on

Komisioni  Disiplinor pranë FFM-së ka marrë vendim për të pezulluar KF Bashkimin me 4 ndeshje moslojë në Kumanovë, pas incidentit që ndodhi në ndeshjen e fundit kundër Struga Trim Lum, Ky nuk është dënimi i vetëm për skuadrën “zigjelbër” nga Kumanova, që gjithashtu do të duhet të paguaj një gjobë në vlerë prej 5,000 eurosh, për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes kundër Struga Trim Lum, si dhe për shkak të pranisë së personave jozyrtarë në fushë dhe në ambientet zyrtare, ku gjithashtu kishte ndodhur edhe sulmi fizik ndaj përfaqësuesve dhe lojtarëve të ekipit mysafir.

Kështu, Bashkimi deri në fund të sezonit aktual do të luaj jashtë Kumanovës, edhe atë ndeshjet kundër Vardarit dhe Makedonija GJ.P., ndërsa gjithashtu edhe dy ndeshjet e para të sezonit të ardhshëm, 2026/27

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: ARSIMI – SHKUPI NESËR HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 29-të

Published

on

Java e  29-të e  kampionatit në Ligën e Parë të  futbollit  vendor   hapet nesër  me  ndeshjen  Arsimi – Shkupi, ndërsa mbyllet të hënën me dy duelet derbi  Struga Trim Lum – Sileksi dhe  Shkëndija – Bashkimi.

 Duke filluar nga dita e nesërme për katër ditë me radhë zhvillohen  ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e parë të futbollit vendor. 

 Ndeshja  hapëse e kësaj jave është caktuar të zhvillohet nesër me fillim në orën 12:00 në stadiumin e qytetit në Gostivar mes Arsimit dhe Shkupit.

 Në  këtë ndeshje skuadra vendase është favorite absolute dhe pos tre pikëve të sigurta që do t`i ndihmojnë për mbijetesë çdo rezultat tjetër do ishte befasi.

 Arsimi nga 28 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka të regjistruar 10-të fitore, 5 barazime dhe 13 disfata duke grumbulluar 35 pikë dhe aktualisht mbanë pozitën e shtatë në renditjen e tabelës

Advertisement

 Pesë takimet tjera të javës së 29-të zhvillohen sipas këtij orari të caktuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut

 E shtunë me fillim në ora  16:00, takohen: Makedonija Gj.P – Rabotniçki,

 E diel me fillim në ora 16:00, takohen: AP Brera – Pelisteri dhe Vardari – Tikveshi

 Dhe  ditën e hënë me fillim në orën 14:00 takohen Struga Trim Lum – Sileksi dhe në orën 16:00 Shkëndija – Bashkimi. 

 
Shaban Sinani – TV KOHA
Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat