Connect with us

Sport

MË 16 SHKURT MBAHET ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME ZGJEDHORE NË  FSHF

Published

on

 Kuvendi i rregullt zgjedhor i Federatës së futbollit të Shqipërisë  është caktuar të mbahet më 16 shkurt në Tiranë . Kandidat i vetë për postin kryetar  aktualisht  është vetë  Armnd Duka

 Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e parë për vitin 2026, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte organizimi i Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së. Në përputhje me statutin, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Asambleja të mbahet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin katërvjeçar. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në përputhje të plotë me dispozitat statutore dhe rregulloret në fuqi.

 Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

DERBI PËR TIFOZËT E OHRIT FALAS – PËR HARAÇINASIT 300 DENARË!

Published

on

Nesër me  fillim në  orën 14:00  në të gjitha terrenet e  ligës  së  dytë  të futbollit  në Maqedoni  zhvillohen  ndeshjet e  javës  së 17-të të kampionatit  2025/2026. Derbi i  kësaj  jave zhvillohet në Ohër  ku  përballen  dy ekipet që kryesojnë renditjen  Ohri – Shkëndija e Haraçinës.

 Në Ohër përballen dy ekipet që kryesojnë Ligën e Dytë të Futbollit vendor Ohri dhe Shkëndija e Haraçinës, ndeshje kjo e cilësuar si derbi i kampionatit, pasi në renditjen tabelore Ohri kryeson me 39 pikë kurse Shkëndija e Haraçinës ka 38.

 Dy skuadrat vijnë pas fitoreve në ndeshjet e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Dy skuadrat mposhtën ekipe të Ligës së Parë,  Ohri mposhti Vardarin ndërsa Shkëndija Rabotniçkin.

 Duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes, duket se po ndërmerren aktivitete që nuk kanë lidhje me futbollin dhe rivalitetin në terren.

 Përmes një njoftimi nëpër rrjetet sociale, Klubi nga Ohri, ka njoftuar se gjithë tifozët me letërnjoftim të Ohrit mund të futen në stadium falas, ndërsa mysafirët nga Haraçina dhe Shkupi do të duhet të paguajnë biletë hyrëse prej 300 denarëve.

Advertisement

Ky veprim josportiv i nikoqirëve nga Ohri na rikujton ngjarjet e futbollit të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar kur e njëjta metodë aplikohej edhe për Shkëndinë e Tetovës kur zhvillonte ndeshje si mysafirë.

Në javën e  17-të, të shtunën me  fillim në ora 14:00, takohen: Ohri – Shkëndija , Detonit Plaçkovica – Teteksi, Golemo Konjare  – Sllloga Vinicë, Skopje – Bellasica, Prespa –  Osogova, Novaci – Kozhufi, Bregallnica – Vardari Negotinë dhe Kamenica Sasa  – Pobeda.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

LK: SHORT “BRUTAL”, REAL – CITY, PSG – CHELSEA…!

Published

on

Liga e Kampionëve në futboll hynë në fazën më intereante të sezonit. 16 ekipe vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut presitgjioz, kurse sot në selinë e UEFA-së në Nion u tërhoq shorti për 1/8 e finales. Nuk mungojë duele spektakolare që në këtë fazë që pritet të mbajnë të mbërthyer tifozët e futbollit evropian.

Shorti sipas formatit të ri ishte i gjysmëdirigjuar, por megjithatë solli disa duele mjaft atraktive.

Nuk kishte se si të mungojë. Mançester City sërish do të përballet me Real Madridin, në reprizimin e disa përballjeve të tyre epike, derisa Kampioni i Evropës PSZH, do të ketë mundësi revanshi kundër Çelzit pas disfatës në finale të Kampionatit Botëror të Klubeve verën e kaluar.

Vëmendje të vecantë zgjojnë edhe duelt Njukasëll – Barcelon si dhe Atletiko Madrid – Totenhem, derisa Bajerni do të jetë mysafir I Atalantas.

Këto janë dyshet e 1/8 së finales:

Advertisement

Real Madrid – Man. City

Bodo/Glimt – Sporting Lisbon

PSG – Chelsea

Neëcastle – Barcelona

Galatasaray – Liverpool

Advertisement

Atletico Madrid – Tottenham

Atalanta – Bayern Munchen

Bayer Leverkusen – Arsenal

Ndeshjet e para do të zhvillohen për 10 dhe 11 Mars, kurse ato kthyese do të zhvillohen një javë më vonë.

Advertisement
Continue Reading

Sport

KF SHKËNDIJA MBYLL SEZONIN HISTORIK EVROPIAN!

Published

on

Pas  16 ndeshjeve  prej të  cilave  6  fitore, 2 barazime dhe  8 disfata kampioni i  i Maqedonisë Shkëndija  përfundoi  aventurën  evropiane për sezonin 2025/2026. Krenari pavarësisht eliminimit. Në ndeshjen e  fundit  mbrëmë pësoi  disfatë 4-0  në ndeshjen  kthyese  ndaj Samsunsorit

 Shkëndija përfundoi aventuarën evropiane. Edhe pse u mposht nga skuadra turke Samsunspor, “tetovarët” duhet të jenë krenarë për verën dhe dimrin evropian.

Shkëndija bëri historinë duke u bërë ekipi i parë nga Maqedonia që mbërriti në fazën e eliminimeve pranverore në garat e UEFA-së, me cka lanë gjurmë serioze në zhvillimin e futbollit vendor.

 Lodhja, penaltia ishin vendimtare për disfatën në Samsun – thotë trajneri Jeton Beqiri, duke e konsideruar sezonin evropian si mjaft të suksesshme.

  “Normalisht se pas kësaj ndeshje përfundon aventura jonë europiane. Unë në të njëjtën kohë do të doja si fillim të falënderoja të gjithë futbollistët për maksimumin e dhënë për shkak se arritja totale e klubit gjatë këtij kompeticioni ka qenë e jashtëzakonshme, pavarësisht humbjes së fundit që ishte humbje e lartë. Dua gjithashtu të shpreh një falënderim për të gjithë klubin, nga pronarët, te kryesia e klubit, të punësuarit, administratën, pasi ka qenë një sezon i lodhshëm për ne, ka qenë një eksperiencë e re për ne. Tani më mbetet që i gjithë koncentrimi dhe fokusi të kthehet te kampionati Maqedonisë dhe shpresoj se si në kampionat po ashtu edhe në Kupë të japim maksimumin. Jam i bindur se me një angazhim maksimal do të dalim me rezultate pozitive në fund të sezonit.”  deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Advertisement

Përkundër eliminimit, Shkëndija me plasmanin në fazën e Play-Off të 1/8 së finales, solli pikë të vlefshme për koeficientin si klub, por edhe për rejtingun e futbollit të Maqedonisë në Evropë.

 Shkëndija këtë sezon evropian zhvilloi 16 ndeshje, kurse bilanci ishte 6 fitore, 2 barazime dhe 8 disfata me golaverazh 14:23.

 Shkëndija tani fokusohet në skenën futbollistike vendore, ku i pret “betejë” e ashpër për kreun e tabelës më Vardarin dhe Strugën.

 
Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Më të lexuarat