Sport
MILANO-CORTINA: SKUALIFIKOHET UKRAINASI PËR KASKËN E TIJ!
Piloti ukrainas i skeletonit, Vladyslav Heraskeviç, është përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore në Milano-Cortina 2026 pasi refuzoi të hiqte dorë nga përdorimi i një kaske që përmbante imazhet e sportistëve ukrainas të vrarë gjatë luftës me Rusinë.
Sportisti ukrainas i skeleton, Vladyslav Heraskeviç është përjashtuar nga Olimpiada dimërore Milano-Cortina 2026 për shkak të kaskës. Sportisti në kaskë kishte imazhet e disa viktimave sportive të konfliktit me Rusinë dhe CIO ka marrë menjëherë masën e përjashtimit.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka shpjeguar se ndëshkimi ka ardhur “pas refuzimit për t’u sjellë konform linjës së shprehjes vizive të sportistëve”, që ndalon çdo lloj manifestimi apo propagande politike, fetare dhe raciste.
Vendimi është marrë nga juria e Federatës Ndërkombëtare të Bob dhe Skeleton, ndërsa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur “me keqardhje” t’i heqë akreditimin për Milano-Cortina 2026.
CIO e kishte lejuar të mbante një shirit të zi në kaskë, por nuk mjaftoi. Presidenti Kirsty Coventry e priti Heraskeviç në majë të pistës, rreth 75 minuta para garës së skeleton. Folën të dy, por Heraskeviç nuk ndryshoi mendje.
Sport
LIGA E PARË: BASHKIMI – TIKVESHI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 25-të
Me ndeshjen Bashkimi – Tikveshi nesër me fillim në ora 12:30, hapet sipari i xhiros së 25-të në Ligën e parë të futbollit vendor. Pesë takimet tjera të kësaj jave zhvillohet të premten , të shtunën dhe të dielën
Pas pauzës 10 ditore shkaku i angazhimeve të reprezentacionit për dy ndeshjet e marsit kundër Danimarkës dhe Irlandën , që nga nesër vazhdon kampionati në Ligën e parë të futbollit vendor me ndeshjet e xhiros së 25-të të sezonit 2025/2026.
Sipari i javës së 25-të hapet nesër me fillim në ora 12:30, me ndeshjen që zhvillohet në Kumanovë mes Bashkimit dhe Tikeveshit.
Ndeshja në fjalë ka rëndësi për të dyja skuadrat të cilat pretendojnë që të mbeten ne pjesën e epërme të tabelës së klasifikimit.
Pesë takimet tjera do të zhvillohen sipas këtij orarit të publikuar nga komisari i garave pranë FFM-së.
E premte me fillim në ora 15:30, takohen: Sileksi – Shkupi dhe AP Brera – Arsimi
E shtunë me fillim në ora 13:30: Shkëndija – Pelisteri dhe në ora 15:30 Vardari – Makedonija Gj.P
Të dielën me fillim në ora 15:30 takohen: Struga Trim Lum – Rabotniçki.
Sport
KOMPLETOHEN 48 VENDET PJESËMARRËSE NË BOTËRORIN 2026
Katër ekipet evropiane Turqia, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Suedia si dhe Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos pas ndeshjeve finale të play off-it që u zhvilluan mbrëmë janë gjashtë vendet e fundit që siguruan kualifikim në Botërorin2026
Kupa e Botës 2026 ka mësuar 48 skuadrat të cilat do të përfaqësohen në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë që fillon më 11 qershor dhe do të zgjas derri më 19 korrik 2026 .
Çekia, Bosnje Hercegovina, Turqia, Suedia, Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos janë gjashtë skuadrat e fundit që siguruan një biletë nga faza play-off, teksa bie në sy eliminimi i Italisë, të cilët mbeten për të tretën herë radhazi jashtë botërorit.
Në Grupin A të Botërorit, Çekia i bashkohet Meksikës, Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut.
Bosnja luan në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.
Në Grupin D Turqia bashkohet me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë, ndërsa Suedia do garojë kundër Holandës, Japonisë dhe Tunizisë në Grupin F.
Iraku rikthehet në Kupën e Botës pas 40 vitesh, duke u bashkuar në Grupin I me Francën, Senegalin dhe Norvegjinë.
Ndërkohë pjesë e Grupit K do jetë edhe Republika Demokratike e Kongos, ku do rivalizojë me emra si Portugalia, Uzbekistani dhe Kolumbia.
Ky do jetë Botërori i parë ku do marrin pjesë plot 48 skuadra të ndara në 12 grupe.
Grupet e Kupës së Botës 2026:
Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Çekia
Grupi B: Kanada, Bosnje Hercegovina, Katar, Zvicër
Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci
Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi
Grupi E: Gjermani, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador
Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi
Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai
Grupi I: Francë, Senegal, Irak, Norvegji
Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
Grupi K: Portugali, RD Kongo, Uzbekistan, Kolumbi
Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama
Sport
Këto janë kombëtaret që siguruan Botërorin nga play-offin
4 kombëtare siguruan Botërorin nga play-offi i UEFA-së, duke e kompletuar pothuajse grupet e Botërorit 2026.
Bosnja dhe Hercegovina, i vazhdoi makthin Italisë duke i bërë të mungojnë Botërorin e tretë radhazi pasi i mposhtën nga penalltia sikurse Çekia ndaj Danimarkës.
Më e dhimbshja për ne ishte humbja e “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”, që u mposhtën nga Turqia me rezultat 0-1 si dhe Suedia që arriti të eliminonte Poloninë me rezultat 3-2.
Bosnja, gjendet në grupin B me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën, ndërsa Çekia në grupin A me Meksikën, Korenë e Jugut, Afrikën e Jugut.
Turqia, do të jetë në grupin D krah Australisë, Paraguajit dhe SHBA-së, ndërsa Suedia në grupin F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni6 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

