Connect with us

Sport

TIKVESHI–SHKËNDIJA: FETAI –  OBJEKTIVI, FITORJA NË KAVADAR

Published

on

Nesër  me  fillim në ora  13:00, në Kavadar do të  zhvillohet   ndeshja   hapëse e  javës së 18-të mes  Tikveshit  dhe  Shkëndijës. Dy ekipet do të mundohen të  nxjerrin maksimumin nga  kjo përballje. Pesë takimet  tjera zhvillohen të  dielën, të hënën dhe të martën

 Pjesa  e dytë e kampionatit  në Ligën e Parë  të futbollit  të Maqedonisë së Veriut   vazhdon  që  nesër me ndeshjen e xhiros së 18-të , ndërsa  ndeshja   hapëse  e kësaj  jave  do të zhvillohet në  Kavadar  aty  ku  do të përballen  Tikveshi vendas  dhe  Shkëndija e Tetovës. Në Xhiron e  17-të   Tikveshi   mundi  Shkupin  6-0, ndërsa  Shkëndija  mundi ekipin e  Struga Trim Lum  2-0.  Duke  u bazuar  në  renditjen  aktuale pikët nga  kjo ndeshje  janë  shumë të  rëndësishme edhe  për  Tikveshin  që  aktualisht  gjendet  ne  pjesën  e poshtme  të  tabelës  por edhe  për  ekipin kuqezi që  lufton për të mbrojtur titullin kampion. Në  pritje  të  ksaj ndeshje   kampionate futbollisti  Imran Fetai tha  se  fitorja  e së martës  kundër  Struga Trim Lum  na  motivon edhe më tepër që në ndeshjes së nesërme  ti qasemi  me seriozitetin më të madh

 ’Ndeshjet  i marrim një nga  një ne ,  ajo me  Strugën tash  harrohet dhe  shkojmë në ndeshjen e nesërme  ku  serish shkojmë për  tre  pikë  dhe shkojmë  ti marrim. Ato në terren vendas  janë  shumë të mirë ku vet kam luajtur  dhe  që  atje në terrenin vendas ato motivohen dhe  bëjnë  lojë të mirë. Po normal ne  i kemi parasysh gjitha  dhe  shkojmë për  fitore. Qasja  duhet  të jetë si çdo herë  motivim  maksimal , qasje  serioze dhe Shkojmë për  tre  pikë’’ deklaroi  futbollisti  Imran Fetai

 Pesë  ndeshjet  tjera   do të  zhvillohen  të  dielën, të  hënën  dhe  të  marten  sipas  këtij  orari të caktuar. Të dielën takohen Struga-Trim Lum – Sileksi dhe Rabotniçki – Vardari, të hënën takohen Aresimi  – AP Brera  dhe Makedonija GJ.P –  Shkupi dhe të martën  kur edhe mbyllet  java e  18-të takohen Bashkimi – Pelisteri. 

 
Shaban Sinani – TV Koha

Sport

LIGA E PARË: BASHKIMI – TIKVESHI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 25-të

Published

on

Me ndeshjen Bashkimi – Tikveshi nesër me  fillim në ora  12:30,  hapet sipari i  xhiros së 25-të në Ligën e parë të futbollit vendor. Pesë takimet tjera  të kësaj  jave  zhvillohet të premten , të shtunën dhe të dielën

Pas  pauzës 10  ditore  shkaku i angazhimeve të reprezentacionit  për dy ndeshjet e marsit kundër  Danimarkës  dhe Irlandën ,  që nga nesër vazhdon  kampionati  në Ligën e parë të  futbollit vendor me ndeshjet e  xhiros së 25-të të sezonit  2025/2026.

 Sipari  i  javës së  25-të  hapet nesër  me fillim në ora 12:30, me  ndeshjen që zhvillohet  në Kumanovë  mes  Bashkimit  dhe Tikeveshit.

Ndeshja  në fjalë ka rëndësi për të  dyja  skuadrat  të  cilat  pretendojnë që të mbeten  ne pjesën e epërme të  tabelës së klasifikimit.

Pesë takimet  tjera do të zhvillohen sipas këtij orarit të publikuar nga komisari  i  garave pranë FFM-së.

Advertisement

E premte me  fillim në ora  15:30, takohen: Sileksi – Shkupi  dhe  AP Brera  – Arsimi

E  shtunë me  fillim në ora  13:30: Shkëndija – Pelisteri dhe në ora  15:30 Vardari – Makedonija Gj.P

Të  dielën me  fillim në ora  15:30 takohen: Struga Trim Lum – Rabotniçki.

Shaban Sinani  – TV Koha
Continue Reading

Sport

KOMPLETOHEN 48 VENDET PJESËMARRËSE NË BOTËRORIN 2026

Published

on

Katër ekipet evropiane Turqia, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Suedia si dhe Iraku  dhe Republika Demokratike e Kongos pas ndeshjeve finale  të play off-it që u zhvilluan mbrëmë janë gjashtë vendet e fundit që siguruan  kualifikim në Botërorin2026

 Kupa e Botës 2026 ka mësuar 48 skuadrat të cilat do të përfaqësohen në  Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA, Kanada  dhe Meksikë  që fillon  më 11 qershor dhe do të zgjas derri më 19 korrik 2026 .

 Çekia, Bosnje Hercegovina, Turqia, Suedia, Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos janë gjashtë skuadrat e fundit që siguruan një biletë nga faza play-off, teksa bie në sy eliminimi i Italisë, të cilët  mbeten  për të tretën herë radhazi jashtë botërorit.

 Në Grupin A të Botërorit, Çekia i bashkohet Meksikës, Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut.

Bosnja luan në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.

Advertisement

 Në Grupin D Turqia bashkohet me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë, ndërsa Suedia do garojë kundër Holandës, Japonisë dhe Tunizisë në Grupin F.

 Iraku rikthehet në Kupën e Botës pas 40 vitesh, duke u bashkuar në Grupin I me Francën, Senegalin dhe Norvegjinë.

 Ndërkohë pjesë e Grupit K do jetë edhe Republika Demokratike e Kongos, ku do rivalizojë me emra si Portugalia, Uzbekistani dhe Kolumbia.

 Ky do jetë Botërori i parë ku do marrin pjesë plot 48 skuadra të ndara në 12 grupe.

 

Advertisement

 Grupet e Kupës së Botës 2026:

Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Çekia

Grupi B: Kanada, Bosnje Hercegovina, Katar, Zvicër

Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci

Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi

Advertisement

Grupi E: Gjermani, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador

Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi

Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re

Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai

Grupi I: Francë, Senegal, Irak, Norvegji

Advertisement

Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani

Grupi K: Portugali, RD Kongo, Uzbekistan, Kolumbi

Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama

 

 Shaban Sinani – TV Koha
Advertisement
Continue Reading

Sport

Këto janë kombëtaret që siguruan Botërorin nga play-offin

Published

on

4 kombëtare siguruan Botërorin nga play-offi i UEFA-së, duke e kompletuar pothuajse grupet e Botërorit 2026.

Bosnja dhe Hercegovina, i vazhdoi makthin Italisë duke i bërë të mungojnë Botërorin e tretë radhazi pasi i mposhtën nga penalltia sikurse Çekia ndaj Danimarkës.

Më e dhimbshja për ne ishte humbja e “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”, që u mposhtën nga Turqia me rezultat 0-1 si dhe Suedia që arriti të eliminonte Poloninë me rezultat 3-2.

Bosnja, gjendet në grupin B me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën, ndërsa Çekia në grupin A me Meksikën, Korenë e Jugut, Afrikën e Jugut.

Turqia, do të jetë në grupin D krah Australisë, Paraguajit dhe SHBA-së, ndërsa Suedia në grupin F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat