Connect with us

Lajme nga vendi

VËRSHIMET: NATË ANKTHI NË FORINË TË GOSTIVARIT!

Published

on

Autoritetet e evdit në koordinim me pushtetin lokal dhe popullatën. gjatë gjithë natës kanë qenë në terren, kurse me aktivitete kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm me intervenime pas denoncimeve për përmbytje.

Situatë më kritike është regjistruar në Forinë të Gostivarit. Ekipi i Tv Koha, qëndroi në këtë fshat duke sjellë pamje dhe deklarata të të prekurve nga këto përmbytje.

Mbrëmë ka qenë një natë ankthi në Forinë. Autoriteteve në ndihmë u ka dalë edhe popullata lokale duke asistuar dhe ndihmuar gjatë gjithë natës. Po bëhet identifikimi dhe verifikimi I dëmeve të shkaktuara.

Nga Komuna e Gostivarit njoftojnë se situata është shkaktuar kryesisht nga dalja jashtë shtratit e kanaleve nën administrimin e Drejtorisë për Ekonomi të Ujërave, të cilat nuk janë në kompetencë të Komunës së Gostivarit.

Megjithatë, sic thonë, ekipet e Komunës së Gostivarit, që nga orët e hershme të mëngjesit, ndodhen në terren dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, si dhe për të minimizuar pasojat e shkaktuara nga përmbytjet.

Advertisement

SAFET HASANI – KOMUNA E GOSTIVARIT

Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, në rajonin e Gostivarit janë denoncuar shtëpi të përmbytura, bodrume dhe objekte afariste. Është intervenuar në Bellovishtë pas një denoncime për persona të bllokuar, të cilët janë evakyuar në mënyrë të sigurtë. Në Forinë, lumi Vardar ka dalë nga shtrati, ku janë përmbytur shtëpi dhe sipërfaqe bujqësore dhe ekziston rreziku për objektet në afërsi të urës drejt fshatit Tumçevisht. Sipas QMK-së është angazhuar mekanizimi për pastrimin e shtratit të lumit.

Lajme nga vendi

ZEKOLLI SIGURON: “KORRIDORI 8” DO TË KETË DALJE NË SHQIPËRI

Published

on

“Korridori 8 do të ketë dalje në Shqipëri patjetë”. Kështu së paku thotë zv/ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli e cila thotë se aktualisht priten që të vijnë përfaqësuesit e UNESCO-s për të gjetur zgjidhje ndërsa paralajmëron se gjysmës së parë të vizit 2026 do të flasin për aletrnativë në qoftë se traseja aktuale nuk është mirë e planifikuar.

“Në korridorin 8 po punohet në të gjitha segmentet. E dini se aktualisht segmenti Trebenisht-Qafthanë edhe për aty tani në muajin maj Kryeministri paralajmëroi që do ti pret përfaqësusit e UNESCO-s për të gjetur një zgjidhje. Raporti përfundimtar është në muajin Qershor dhe tutje do të shohim se çfarë alternative dhe modaliteti do të gjejmë por patjetër do të kemi lidhshmëri me shqipërinë dhe patjetër që struga do të jetë e kyçur”.

Zekolli Shaqiri tha se pas përfundimit të marrëveshjes me Kinezët për segmentin Kërçovë-Ohër kanë gjetur zgjidhje tjetër për finansim dhe përfundim të punimeve që janë nisur shumë vite më parë. Sipas saj, nuk parashihet shtyerje e afatit ndërsa i njëjti pritet të përfundojë në vitin 2026 por Qeverisë do i duhen edhe 3 muaj shtesë për të marr lejen që autostrada të lëshohet në përdorim..

 “Sa i përket përfundimit të marrëveshjes me kinezët jeni të informuar. Ajo çfarë mund të them është se ne kemi gjetur një zgjidhje. Nuk ishte e lehtë por me ndihmën e bankave vendore ne kemi arritur që ta sigurojmë shumën e nevojshme që puna mos të ketë ndalesë ose të mos pengohet realizimi. Gjithsej ky projekt e dini që kushton 1.2 miljardë euro. 500 milionë euro veçmë janë lëshuar tek kompania Bechtel-Enka, vetëm për vitin 2026 janë lëshuar mbi 90 milionë kështu që nëse ka nevojë për shtesë do të kemi ribalanc të buxhetit dhe do të  lëshohen edhe ato mjete të nevojshme”.

Korridori 8 mbetet një projekt strategjik për Maqedoninë e Veriut, por realizimi i tij po shoqërohet me sfida të shumta. Punimet vazhdojnë, megjithëse ka vonesa për shkak të çështjeve mjedisore dhe financiare. Projekti është kthyer edhe në temë përplasjesh politike, me akuza dhe kundërakuza mes palëve. Ndërkohë, ekzistojnë paqartësi për disa segmente dhe kontratën realizuese. Pavarësisht kësaj, autoritetet sigurojnë se ndërtimi do të vazhdojë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Rindërtohet një rrugë në Dobrosht të Komunës së Tearcës investim mbi 13 milionë denarë

Published

on

Kryetari i Komunës së Tearcës Daut Memishi së bashku me zv/ministren e Transportit Kaltrina Zekolli qëndruan sot në fshatin Dobrosht të Komunës së Tearcës për të inspektuar punimet e shtrimit të një rruge.  Memishi tha se rreth 600 metër rrugë me 6 metër gjërësi dhe standard të lartë e cilësor, janë detajet e këtij projekti më se të nevojshëm për banorët e fshatit Dobrosht. Sipas tij, ky është projekti i parë nga granti i qeverisë ndërsa në vijim do të ketë edhe projekte tjera.

DAUT MEMISHI – Kryetar i Komunës së Tearcës

Zv/ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli Shaqiri tha se ky është vetëm një nga 7 projektet që Qeveria ka ndarë për Komunën e Tearcës që në total kapin shumën 2.1 milionë euro ndërsa projeki konkret kushton 13 milionë denarë ose rreth 200.000 euro.

KALTRINA ZEKOLLI SHAQIRI – Zv/ministre e Transportit

Përndryshe në këtë ngjarje nga gazetarët u vu në pah mungesa e rrjetit të kanalizimit nëpër fshatërat e Komunës së Tearcës ndërsa të dy përfaqësusit institucional, Zekolli dhe Memishi u zotuan se do të punojnë në realizimin e kësaj mungese që ua vështirëson jetën banorëve të kësaj zone. 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

LSDM-ja DORËZOI KALLËZIM PENAL KUNDËR MICKOSKIT!

Published

on

LSDM-ja ka dorëzuar kallëzim penal kundër kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar për shkelje serioze të rendit kushtetues dhe juridik në shtet.

Socialdemokratët thonë se kryeministri, nga pozita e pushtetit ekzekutiv, ka paralajmëruar publikisht ndjekje penale dhe ka targetuar individë nga opozita dhe familjet e tyre, gjë që sipas tyre paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e institucioneve të drejtësisë.

ALEKSANDAR DIMITRIJEVIQ – LSDM

“Kërkojmë që Prokuroria Publike të veprojë menjëherë mbi kallëzimin penal, ta thërrasë Mickoskin në pyetje dhe të parandalohet rrezikimi i mëtejmë i rendit juridik. Le të dëshmojë Prokuroria Publike se askush nuk është mbi ligjin dhe se mund të veprojë në mënyrë të pavarur, e jo vetëm me porosi. LSDM nuk do të tërhiqet para kërcënimeve”

Ekstradimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski mund të kërkohet vetëm pasi atij t’i hiqet e drejta e azilit në Hungari – tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, pas kritikave të shpeshta nga opozita se Qeveria po e zvarrit qëllimisht procedurën për kthimin e Gruevskit në vend.

Advertisement

HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër

“Ekstradimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski mund të kërkohet nëse në Hungari, ku ai ka marrë azil politik, atij i hiqet ky status. Në të kundërtën, përgjigjja ndaj një kërkese të tillë për ekstradim do të jetë negative”

Ndërkaq, lideri Venko Filipçe, në emër të LSDM-së, ka dërguar letra zyrtare drejtuar Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, raportuesit për Maqedoninë si dhe ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, për shkeljen serioze të rendit demokratik dhe kushtetues dhe sundimit të ligjit në Maqedoni, sic thonë, pas paralajmërimeve të Mickoskit për ndjekje politike.

Continue Reading

Më të lexuarat