Sport
MBYLLEN LOJËRAT OLIMPIKE DIMËRORE ‘MILANO CORTINA 2026’
Pa 17 ditëve të paharrueshme, me gara, medalje e rekorde me një ceremoni spektakolare në Arenën Olimpike në Verona u mbyllën Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 . Norvegjezët me 41 medalje të fituar ishin vendi më i suksesshëm në Milano Cortina
Lojërat Olimpike Dimërore u mbyllën pas një edicioni intensiv garash, emocionesh dhe rivaliteti të fortë mes 93 shteteve pjesëmarrëse. Afro 2900 sportistë nga 93 vende konkurruan në më shumë se 100 gara, në disiplinat kryesore të sporteve dimërore si ski alpine, biatlon, patinazh artistik, patinazh shpejtësie, snowboard dhe hokej mbi akull.
Ky edicion u karakterizua nga një nivel i lartë organizimi, rritje e ndjeshme e përfaqësimit të sportisteve femra – që përbënin afro 45% të totalit – si dhe nga përdorimi i teknologjive të avancuara për matjen e kohës dhe analizën e performancës në kohë reale.
Ky edicion solli disa rekorde olimpike, veçanërisht në patinazh shpejtësie dhe ski alpine, si dhe debutimin e disiplinave të reja në snowboard dhe freestyle ski.
Në renditjen e përgjithshme të medaljeve, Norvegjia ka qenë bindshëm vendi më i suksesshëm, me tetëmbëdhjetë medalje të arta, dymbëdhjetë të argjendta dhe njëmbëdhjetë të bronzta. Norvegjezët për herë të katërt rresht kanë fituar numrin më të madh të medaljeve në Lojërat Dimërore, ndërsa tetëmbëdhjetë medaljet e arta përbëjnë rekord olimpik.
SHBA-ja është renditur e dyta me dymbëdhjetë të arta, dymbëdhjetë të argjendta dhe nëntë të bronzta, gjithsej tridhjetë e tri medalje. Holanda dhe Italia kanë fituar nga dhjetë medalje të arta, ndërsa Gjermania, Franca dhe Suedia nga tetë.
Zvicra ka përfunduar e teta me gjashtë të arta, nëntë të argjendta dhe tetë të bronzta.
Në mesin e 93 vendeve pjesëmarrëse ishte edhe Shqipëria me katër sportist ku rezultate më të mira shënoi skiatorja Lara Kolturi, Maqedonia e Veriut garoi gjithashtu me katër sportist, ndërsa Kosava me dy garues.
Sport
KARATE: ISA ELMAZI PJESËMARRËS NICOSIA KARATE OPEN 2026
Karateisti Isa Elmazi nga Klubi i Karatesë “Fati” – Tetovë këtë fundjavë do të garojë në turneun ndërkombëtar Nicosia Karate Open 2026 në Qipro (18–19 prill), ku marrin pjesë 684 garues nga 40 ekipe dhe 20 shtete. Isa udhëtoi sot drejt Nikosias me synim të qartë dhe motiv të lartë, ndërsa të shtunën do të paraqitet në kategorinë -76 kg junior. Duke hyrë në një fazë gjithnjë e më serioze të karrierës, ai po dëshmon vazhdimisht rritje dhe stabilitet në arenën ndërkombëtare, përfshirë edhe pjesëmarrjen e tij të tretë radhazi në ligat botërore për të rinj në Kroaci. Nga Isa pritet një paraqitje dinjitoze dhe një rezultat pozitiv, ashtu siç i ka hije një kampioni në ngritje. Klubi “Fati” i uron suksese dhe kthim me fitore!
Sport
ÇEFERIN NGA SHKUPI: FUTBOLLI S`DUHET TË JETË PRIVILEGJ PËR TË PASURIT!
Aleksander Çeferin nuk është vetëm President i UEFA-së, është një lider që menaxhon organizatën më të fuqishme sportive, në periudhën, që e përshkruan si “më të rrezikshme që nga vitet e 30-ta të shekullit të kaluar”.
Çeferin gjatë një interviste për FFM-në, ka adresuar kritika për populizmin në futboll dhe siç thotë manovrat politike.
Komentet vijnë pas zgjerimit në 48 të pjesëmarrësve në Kampionatin Botëror në SHBA, Kanada e Meksikë. Sipas tij, sasia do ta mposht cilësinë.
Presidenti i UEFA-së u shpreh i prerë – Futbolli është bastioni i fundit i unitetit në këtë “botë të marrë”.
Ka kritikuar çmimin e biletave dhe modelin komercial amerikan.
Derisa në Amerikë sundon mentaliteti “nëse nuk ke 5.000 dollarë, mos eja në stadium”, ai premton se EURO 2028 do të jetë i kapshëm për tifozët e vërtetë.
ALEKSANDER ÇEFERIN – President i UEFA-së 7.00
“Në Amerikë nëse thoni bileta është 5.000 dollarë, ai që s`ka para – nuk vjen. Tek ne nëse rrisim çmimet, secili do të thotë “Futbolli është i imi, nuk mund të ma merrni” Futbolli është pjesë e kulturës sonë. Nëse rrisim çmimet, njerëzit do të dalin në rrugë dhe do të kenë të drejtë. Nuk është gjithçka tek paratë”
Teknologjia e sistemit VAR vret emocionin, kurse Çeferini pranon se duhen ndryshime. Ai zbuloi se UEFA është duke punuar për të ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje.
Ndryshimi kryesor do të jetë që përfundimisht të ndalohet referimi i ofsajdit vetëmn për 1 centimetër ose për shkak të arsyeve banale – “hundës së gjatë” të sulmuesit.
Sport
MËSOHEN GJYSMËFINALISTËT NË LIGËN EUROPA DHE TË KONFERENCËS!
Pas natës evropiane në Ligën e Kampionëve, epilogje dramatike sollën edhe dy Ligat tjera të UEFA-së. Pas ndeshjeve të mbrëmshme kthyese, bëhet e qartë se Premi
Liga angleze do të ketë një finalist në Liga Evropa. Ndeshjet e para gjysmëfinale zhvillohen më 30 prill.
Një tjetër natë magjike evropiane e mbushur me emocione, surpriza dhe përmbysje spektakolare, në ndeshjet kthyese të kompeticionit të dytë dhe të tretë për nga rëndësia që organizohet nga UEFA, Evropa Liga dhe Konferencë Liga
Mbrëmja e së enjtes konfirmoi dominimin e klubeve angleze dhe forcën e pamëshirshme të skuadrave gjermane e portugeze.
Aston Villa kaloi me sukses të plotë pengesën e Bolognës me rezultatin e përgjithshëm nga dy ndeshjet 7-1.
Rezultat spektakolar në dy ndeshjet çerekfinale ka regjistruar edhe Freiburg, që eliminoi Celta Vigos me rezultatin e përgjithshëm 6-1.
Nottingham Forest arriti të menaxhojë me sukses një sfidë tepër të vështirë ndaj FC Porto, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 pas barazimit në takimin e parë.
Braga dhuroi me përmbysje të vërtetë në transfertë mundi Real Betis, 4-2 dhe duke siguruar biletën për më tej me një rezultat të përgjithshëm 5-3.
Në gjysmë finale më 30 prill do të përballen Braga – Freiburg dhe Nottingen Forest – Aston Vila.
Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen me 7 maj. Ndeshja finale në Europa Liga është caktuar të zhvillohet më 20 Maj.
Ndërkaq në kompeticion e tretë që organizohet nga UEFA në Konferencë Liga në gjysmë finale do të përballen: Rayo Vallekano – Strazburg dhe Shakhtar – Krisytal Palas.
Ndeshjet e para zhvillohen më 30 prill, ndërsa ato kthyese me 7 Maj. Finalja e këtij kompeticion do të zhvillohet më 27 Maj.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga bota3 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni3 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport3 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

