Connect with us

Lajme nga vendi

BURAK HYDA: GABIMIN PËR INCIDENTIN TANI PO E PAGUAJMË SHTRENJTË!

Published

on

Komisioni  i disiplinës në kuadër të FFM-së pas incidentit në ndeshjen e xhiros së 28-të mes Bashkimit dhe Struga Trim Lum, ka pezulluar terrenin në Kumanovë. Ndeshjen e radhës kundër Vardarit ekipi Bashkimi do ta  zhvillon në stadiumin e Gostivarit 

Incidenti  që ndodhi në ndeshjen e javës së  28-të në Kumanovë mes Bashkimit dhe Struga Trim Lum, për  skuadrën vendase ndodhi që të jetë fatale, pasi organet e  FFM-së, kanë pezulluar stadiumin e Bashkimit për katër ndeshje si vendas.

Kjo do të thotë se Bashkimi dy ndeshjet si vendas deri në fund të këtij kampionati  dhe dy të  tjera në kampionatin e ardhshëm duhet  t`i zhvillojë jashtë Kumanovës.

Pikërisht në javën e 30-të Bashkimi, është nikoqire e  Vardarit.

Kryetari i Bashkimit, Burak Hyda, në një prononcim për Tv Koha, lidhur me ndeshjet që do t`i zhvillojnë si nikoqir jashtë Kumanovës, thotë se preferojnë Gostivarin.

Advertisement

“Ndeshjen me Vardarin dhe ndeshjet që do t`i kemi pas dënimit që morëm, katër ndeshje jashtë fushës, 90% do t`i luajmë në Gostivar. Sipas gjitha gjasave, vendimi u mor pak si shpejt, por s’kemi çka të bëjmë. Ne ishim mllefosur  me rezultatin, ishim nervoz, kishim pak  muhabet mes kryesisë së dy palëve. Po s’kemi çka të bëjmë, tani po e paguajmë  shtrenjtë’’ deklaroi Burak Hyda

Duke u ndalur për raportet mes KF Bashkimi dhe organeve  të FFM-së  Burak Hyda thotë se ato janë të mira, duke pranuar dënimin e shqiptuar nga FFM-ja për incidentin në Kumanovë.

 ‘’Me organet e Federatës i kemi punët mirë, por s’kemi çfarë të bëjmë se ishte faji te na. A duheshe me e bë këtë gjest, nuk u deshtë me bë se e kishim një ndeshje me Vardarin,  që  vendos  për neve me mbet  në ligë që ti iknim balotazhit‘’ tha Hyda.

Klubi i futbollit  Bashkimi  pas javës së 29-të pozicionohet në vendin e gjashtë me 40 pikë dhe pothuajse e ka të sigurt mbijetesën, por katër sfidat e fundit kundër Vardarit, Arsimit, Makedonija  Gj.P  dhe Pelisterit i luan jashtë Kumanovës.

Ndeshja  Bashkimi – Vardari  zhvillohet të shtunën në ora 16:00.
 
 
Shaban Sinani -Tv Koha
Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat