Connect with us

Sport

LIGA E DYTË: KF KAMJANI SHËNOI FITOREN E PARË – MPOSHTI OSOGOVËN!

Published

on

Dy fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe dy  fitore të ekipeve  mysafire  me  gjithsejtë 7 gola të shënuar është epilogu  i pesë ndeshjeve  të  xhiros së  dytë  në Ligën e dytë. KF Kamjani regjistroi  fitoren e parë si pjesë e Ligës së dytë.

KF Kamjani pas barazimit 1:1 në ndeshjen debutuese javën e kaluar ndaj Pelisterit në Manastir, në ndeshjen e parë si vendas në  stadiumin e Kamjanit para  afro  400  tifozëve  të  pranishëm,  në temperatura tropikale,  shënoi  fitoren e parë në Ligën e Dytë.

Kamjani  mposhti  Osogovën  me  rezultatin  2-1.  Autor të golave ishin Besar Rexhepi  dhe  Arsim Lamallari , ndërsa  golin e  vetëm për ekipin mysafir e  realizoi Martin Acevski.

“Po normal fitore e madhe  është sot  me që dihet se  Kamjani për herë të Parë  lufton dhe  garon  në Ligën e dytë. Besoj se me këtë ritëm nëse  vazhdojmë do na  presin punë të mdhaja  dhe  rezultatet të mëdha. Padyshim se grupi është shumë i mirë. Lojtarët  janë shumë të disiplinuar dhe sa më shumë mundohemi me  i zbatuar  detyrat që na jep trajneri  dhe  në fund  rezultati nuk mungon” deklaroi futbollisti Arbin Kurti

Në pesë ndeshjet e zhvilluara të shtunën u regjistruan këto rezultate: Pelisteri – AP Brera  0-0,  Euromilk – Makedonija  Gj.P  0-1  Novaci – Bellasica  0-1, Kozhufii – Shkupi  2-0 .

Advertisement
SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

MUNDËSIT REXHEP HAJDARI DHE FATI VEJSELI FITOJNË MEDALJET E ARGJENDIT NË ‘’TARANTO 2026’’

Published

on

Dy mundësit shqiptarë nga Shkupi, Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli, kanë fituar medalje të argjendta për Maqedoninë e Veriut në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Mundësit Rexhep Hajdari  dhe Fati Vejseli  kanë fituar  medaljet e  argjendit  në kategorit e tyre në  Lojërat Mesdhetare  ‘’Taranto 2026 ‘’.

Rexhep Hajdari u mposht në finalen e kategorisë deri në 97 kilogramë, në stilin e lirë, me rezultat 6:0 nga Dauren Kurugliev i Greqisë. Kurugliev është me prejardhje nga Dagestani i Rusisë, ndërsa që nga viti 2023 garon për Greqinë.

Hajdari pati një paraqitje të mirë në garat e “Taranto 2026”, duke regjistruar dy fitore për të siguruar vendin në finale.

Medaljen e argjendtë e fitoi edhe Fati Vejseli, në kategorinë deri në 74 kilogramë. Mundësi shqiptar nga Shkupi nuk arriti ta përfundojë finalen ndaj Islam Dudaevit të Shqipërisë, pasi pësoi lëndim. Në momentin e ndërprerjes, Dudaev ishte në epërsi.

Advertisement

Vejseli kishte treguar formë të shkëlqyer gjatë garave, duke regjistruar tri fitore për të arritur deri në finalen e kategorisë së tij.

Me dy medaljet e argjendta të Hajdarit dhe Vejselit, Maqedonia e Veriut tashmë ka tri medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Përveç dy të argjendtave, vendi ka fituar edhe një medalje të bronztë, të cilën e siguroi Ahmad Magomedov, po ashtu në mundje

Continue Reading

Sport

TOPI I “DORËS SË ZOTIT” SHITET NË ANKAND PËR 3.35 MILIONË DOLLARË, TË GJITHA REKORDET

Published

on

Ankand milioner në Dallas për topin ikonik “Adidas Azteca” të përdorur në çerekfinalen e Botërorit 1986 mes Argjentinës dhe Anglisë. Me atë top Diego Armando Maradona realizoi si golin e shumëdiskutuar të “Dorës së Zotit”, ashtu edhe golin e shekullit.

Origjinali, autenticiteti i të cilit është konfirmuar nëpërmjet imazheve të ndeshjes së mbyllur 2-1 për Argjentinë, është shitur nga shtëpia e ankandeve “Heritage Auctions” për 3.35 milionë dollarë. Një shifër larg asaj që pretendohej, 10 milionë dollarë.

Topi u ruajt për 36 vjet nga arbitri tunizian Ali Bin Nasser, para se të shkonte në Londër në 2022-shin për 2 milionë stërlina. Rekordin e shitjen së një topi e mban ai 1950-ës i Shohei Ohtani për më shumë se 3.76 milionë euro.

Rekordin e shitjes së një objeikti sportive e mban uniforma e New York Yankees të Babe Ruth të 1932-shit, e shitur për më shumë se 20.65 milionë euro. Në vitin 2022, fanella e veshur nga Maradona gjatë ndeshjes ndaj Anglisë u shit nga “Sotheby’s” për gati 7.96 milionë euro.

Continue Reading

Sport

CEFERIN SQARON POZCIONIN E TIJ: NUK JAM I INTERESUAR PËR PRESIDENCËN E FIFA-s

Published

on

Presidenti i UEFA-s ka pohuar se nuk do të kandidojë për kreun e qeverisë së futbollit botëror në zgjedhjet e marsit 2027.

Alksandar Ceferin ka bërë të ditur pozicionin e tij në lidhje me presidencën e FIFA-s. Në një intervistë për podcast-in britanik ‘The Rest is Politics’, Ceferin, një nga opozitarët kryesorë të presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, ka pohuar se nuk ka në plan të kandidojë përballë tij.

“Nuk jam i interesuar për presidencën e FIFA-s – ka deklaruar Ceferin. – Më pëlqen UEFA dhe puna që bëj aty. Kredibiliteti im është më i rëndësishëm, nuk jam i interesuar për atë pozicion”.

Slloveni 58-vjeçar, mandati i të cilit në krye të UEFA-s skadon në 2027-ën, ka shtuar se dëshiron të “shijojë jetën”. Deri tani ai nuk është shprehur, nëse do të rikandidojë apo jo. Nën drejtimin e tij, UEFA ka njoftuar se do të bojkotojë të gjitha kompeticionet e organizmit që drejton futbollin botëror, duke përfshirë edhe Kupën e Botës.

UEFA kërkon dorëheqjen e Infantino-s. “Ai (Infantino) duhet të kuptojë se nuk ka mbështetjen për t’u rizgjedhur. Pastaj, mendoj se këtë herë mund të kemi një kandidat kundër tij. Nuk e di ende se cili do të jetë ky kandidat”, – ka shpjeguar Ceferin. Slloveni ka lënë të kuptohet se nuk ka folur me Infantino-n që nga fillimi i krizës. Numri 1 i FIFA-s më parë ka qenë sekretar i përgjithshëm i UEFA-s.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat