Connect with us

Sport

LIGA E TRETË – PERËNDIM: KRYESOJNË GOSTIVARI, DRITA E DOBROSHTI

Published

on

Tre  fitore të ekipeve vendase në barazim, një fitore e ekipit mysafir me 24 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve  të javës  së gjashtë në Ligën e tretë rajoni i gjashtë. Ndeshje Reçica – Luboteni është anuluar për shkaqe objektive.

Në mesjavë është zhvilluar xhiroja e shtatë në Ligën e Tretë – Perëndim, ku fitore të sigurta  kanë  regjistruar  Korabi  kundër  Gradecit  9-0, Gostivari  kundër Jehonës në transfertë 0-7,  ndërsa  Drita  ka regjistruar fitore minimale 1-0 kundër  Cetinskës  por me  tre pikë mbanë hapin në krye të tabelës.

Fitore të ngushtë 3-2 ka regjistruar edhe Dobroshti  kundër Vardarit të Bërvenicës.

Ndeshja e vetme që ka përfunduar me barazim është Lirija –Skënderbeu 1-1.

Takimi Reçica – Luboteni për shkaqe objektive  është anuluar për javën e ardhshme.

Advertisement

Pas ndeshjeve të djeshme tabelën e kryesojnë Gostivari, Drita  dhe Dobroshti me  nga  13 pikë .

Java e e tetë zhvillohet të dielën me fillim në ora 14:30, takohen :

Cetinska- Lirija (ora 16:00), Luboteni – Drita, Gostivari – Reçica, Vardari – Jehona, Gradeci – Dobroshti dhe Xhepçishti – Korabi.

 

 SHABAN  SINANI  – TV KOHA
Advertisement

Sport

LIGA E DYTË: TË SHTUNËN DHE TË DIELËN NDESHJET E JAVËS SË TETË

Published

on

Pesë  ndeshje  të xhiros së tetë do të zhvillohen  të  shtunën me fillim në 14:30, ndërsa  takimet e së dielës Kamjani – Kozhufi fillon në ora 14:30 ndërsa AP Brera – Bellasica fillonë në ora 18:00.

Kampionati në Ligën e dytë vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e javës së tetë të sezonit vjeshtor ku në program janë disa ndeshje mjaft tërheqëse.

Të shtunën në stadiumin e Qendrës sportive në Tetovë, ekipi i Teteksit pas dy fitoreve të njëpasnjëshme është nikoqire e Detonit Plaçkovica .

Ndërsa të dielën ekipi debutues në Ligën e dytë, KF Kamjani, me trajnerin e ri Labinot Musliun do  të pret ekipin Kozhufit nga Gjevgjelia.

Në prononcimin e tij të parë si  trajner i Kamjanit Labinot Musliu premton punë,  disiplinë  dhe suksese.

Advertisement

“Faleminderit kryesisë klubit për besimin e  dhënë. Dita e dytë  e imja në stërvitje   pas prezantimit  tre  ditë më pare. Premtoj shumë punë, premtoj shumë disipline, premtoj shumë angazhim, premtoj shumë disipline në fushë ,  në stërvitje, disipline taktike shummë angazhuan  dhe  mbi të gjitha  dashtë zoti që bashkë me lojtarët sepse  ata  janë faktori kryesor  I këtij proces, në fund  të çdo ndeshje  të korrim rezultate  sa ,më pozitive”  deklaroi  trajneri  Labinot Musliu

Për ndeshjen e së dielës kundër Kozhufit, Musliu thotë se nuk do të ketë   ndryshime në formacion  dhe në stilin e lojës, por kërkon vetdisiplinë të nivelit të lartë.

“Duke pasur para sysh se koha  për përgatitjen e ndeshjes  është e limituar do të thotë vetë katër stërvitje kam në dispozicion për të përgatitur ekipin. Premtoj që nuk  do të ketë shumë ndryshime  për  këtë ndeshje  në kuptim të taktikave , të formacionit, të qasjes. Sepse as nuk mund ta b kuptojnë as  nuk mund ta  ndryshojnë sepse  është koha  e limituar  E  dini se në futboll duhet hapësirë kohë . Premtoj  që bashkë me  lojtarët  do të japim  më të mirën  do të luftojmë për çdo top, për çdo pjesë të fushës  do të bëjmë më të mirën ne  si staf  në aspektin taktik dhe e di  që lojtarët  do të japin maksimumin  për të korrur fitore”  tha trajneri Musliu

Në ndeshjet tjera që zhvillohen të shtunën me fillim në ora 14:30 takohen: Teteksi – Detonit Plaçkovica, Euromilk – Novaci, Makedonija Gj.P – Ohri, Rabotniçki – Shkupi, dhe  Pelisteri – Osogova.

Ndërsa të  dielën ,e  fillim në ora 14:30, takohen Kamjani – Kozhufi  dhe  në orën 18:00  AP Brera – Bellasica.

Advertisement

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

KUPA E RMV-SË:  ME 27 DHE 28 TETOR ZHVILLOHEN NDESHJET E 1/8 SË FINALESË

Published

on

Në  hapësirat e  FFM-së është hedhur  shorti për fazën e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

 Kjo fazë do të sjellë përballë njëra tjetrës, dy skuadrat shqiptare të Ligës së Parë, Bashkimin e Kumanovës ndaj Shkëndijës së Haraçinës, teksa Arsimi do të luajë me Brerën e Strumicës. Struga Trim Lum  do të përballet  me  ekipin e Bellasicës, ndërsa Vardari takohet me Tikveshin.

Duele tjera të kësaj faze janë edhe Sileksi – Pelisteri, Skopje – Novaci, Rabotniçki – Sasa Kamenica dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Bregallnica.

Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen me 27 dhe 28 tetor, teksa oraret do të përcaktohen ditëve në vijim./Sportmania/

 SHABAN SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Sport

LABINOT MUSLIU EMËROHE TRAJNER  I RI NË KF KAMJANI

Published

on

Klubi I  futbollit  Kamjani  ka  angazhuar  Labinot  Musliun  si pasardhës  të trajnerit Burhan  Emurllait. Labinot  Musliu  i  cili  deri më tani ka    qenë  ndihmës  trajner  i KF  Arsimit, përherë  të  parë   do   të jetë   trajner  përgjegjës , kësaj   radhe  ne  ekipin e Kamjnait  anëtare  e Ligës së dztë të Maqedonisë së Veriut.  Pra  për  Labinot  Musliun  ky është  një hapë i rëndësishëm në karrierën  etij   si  trajner  i  futbollit.. Tashmë, ai nis një kapitull të ri me KF Kamjanin, me synimin për të sjellë rezultate pozitive dhe për ta ndihmuar skuadrën në realizimin e objektivave të saj.

Debutimi i tij në krye të ekipit do të jetë këtë të shtunë, kur KF Kamjani do të luajë para tifozëve të vet kundër Kozhufit .

 Të  shpresojmë  se  trajneri  i  ri  cilësinë e trajnerit të parë  do  të debuton me  sukses që do të  thotë me  fitore  dhe  tre pikë për  Kamjanin  që  do të kishin  vlerën e madhe.
 
 
Shaban Sinani – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat