• Dje në orën 18:10 në DPB Gostivar, një 59-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 13:00, në Qendrën mjeksore Gostivar, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas raportimit, deri sa ka qenë duke pritur ashensorin në hapsirat e bodrumit, një i punësuar në spital i cili ka qenë duke shtyrë një karrocë të ngarkuar me mejte medicinale, edhe pse disa herë është paralajmëruara i njëjti kishte vazhduar të lëviste dhe me rrotën e karrocës ia ka ngujuar këmbën dhe i ka shkaktuar lëndimet. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

    …….

    Dje në orën 23:20 në SPB Tetovë, një grua 42-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 20:00 në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 37-vjeçarnga Tetova. Më vonë, më 20.10.2026 në orën 01:30, ai është paraqitur vetë në SPB Tetovë, me ç’rast është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

    ……

    Pas mesnate në orën 00:20 në fshatin Bellovisht të Gostivarit, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një 23-vjeçar nga Gostivari. Gjatë një kontrolli në qarkullim, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se e drejtonte automjetin pa leje drejtimi (patentë shoferi). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

    …….

    Advertisement

    Pas mesnate në orën 01:00 në Stacionin Policor Zherovjan, një 23-vjeçar nga fshati Tenovë ka denoncuar se rreth orës 00:45 në fshatin Radiovcë është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit