Connect with us

Sport

FUTBOLL I FEMRAVE: KFF LUBOTENI RRUGËTON SIPAS PLANIT

Published

on

Tre fitore të skuadrave  vendase dhe  dy të atyre mysafire  me gjithsejt 30 gola të  shënuar është epilogu i javës së 12-të në Ligën e parë të futbollit të femrave.

Skuadra kryesuese në renditjen e tabelës Luboteni i Tetovës nuk ka lejuar befasi  edhe në përballjen kundër Koçanit në transfertë, ku ka regjistruar  fitore  të thellë 6-1 me autore të golave Elena Simjanova 3, Yllza Maksuti  2 dhe Oliveira Roberta 1 gol.

Me tre  pikët  e fituara në Koçanë, Luboteni tani me  katër pikë  diferencë  kryeson renditjen e tabelës.

Fitore në cilësinë  e mysafireve ka  regjistruar edhe Vardari 2025 kundër Pelisterit PRO 2026 me rezultatin  2-1,  Skopje 2014  në cilësinë e vendasit ka  shënuar  fitore  3-2  kundër Tiverija Brera, AS United në Strugë ka regjistruar  fitore  2-1  kundër Istatov 2015 , ndërsa  Kamenica  Sasa  ka  demoluar  ekipin Reçica nga Kumanova  me rezultatin  dyshifror 12- 0.

Pas kompletimit të xhiros së 12-të kryeson Luboteni  me  32  pikë  e ndjekur  nga  Skopje  2014 me 28,  Tiverija  Brera  me  22 aq sa ka edhe  Kamenica  Sasa , Pelisteri Pro 2026 me 20 dhe AS United në pozitën e  6-të me  17  pikë.

Rezultatet e xhiros së 12-të: Koçani  – Luboteni  1-6,  Skopje 2014 – Tiverija Brera  3-2, Kamenica Sasa – Reçica 12-0,  Pelisteri PRO 2026 – Vardari 2023   1-2 dhe As United – Istatov 2015  2-1.

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

LIGA E KATËRT: BESA S`KA TË NDALUR – 6 NDESHJE, 6 FITORE!

Published

on

Java e gjashtë e sezonit  vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni Gjashtë,  prodhoi tre  fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe një fitore të mysafirëve me  gjithsejt 15  gola  të  shënuar.

Lideri  në tabelën e klasifikimit Besa e Çellopekut, ka regjistruar fitoren e  6-të me  radhë në sezonin vjeshtor , kësaj  radhe  në  cilësinë e  vendasit  në stadiumin ‘’Besa Arena’’  në Çellopek mundi  ekipin  Rinia  të  Negotinës me rezultatin 3-0.

Fitore të thellë ka regjistruar Flamurtari i Debreshit 5-1 kundër Pirokut.

Nerashti me rezultat  minimal  1-0  ka  fituar  kundër  Genç Kalemler Sport.

Treboshi ka pësuar  në  cilësinë e vendasit  0-1 kundër Dardania  99 , ndërsa ndeshja mes  Renovës dhe Pallaticës ka përfunduar me barazim 2-2.

Advertisement

Pas  xhiros  së gjashtë  tabelën me  18 pikë maksimale e  kryeson Besa e Çellopekut.

Rezultatet: Besa – Rinia  3-0, Flamurtari – Piroku 5-1,  Treboshhi – Dardania   0-1,  Nerashti – Genç Kalemler Sport  1-0  dhe Renova – Pallatica 2-2.

 

 SHABAB SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

NDËRROI JETË XHEVAT PREKAZI – MESAZHE NGA PARTIZANI, HAJDUKU DHE GALATASARAY!

Published

on

Ish-futbollisti i njohur, Xhevdat Prekazi, ka ndërruar jetë të dielën në banesën e tij në Beograd, në moshën 69-vjeçare.

I lindur më 18 gusht 1957 në Mitrovicë, Prekazi e nisi karrierën te klubi lokal Remont, për t’u transferuar më pas te Partizani i Beogradit, ku kaloi shtatë vite. Me fanellën bardhezi zhvilloi 175 ndeshje dhe shënoi 23 gola, duke fituar tre tituj kampioni dhe Kupën Mitropa në vitin 1978.

Më pas luajti për Hajdukun e Splitit, me të cilin fitoi Kupën e Jugosllavisë në vitin 1984, ndërsa karrierën e vazhdoi te gjiganti turk Galatasaray.

Me klubin e Stambollit fitoi dy tituj kampioni të Turqisë, ndërsa arriti edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kampionëve Evropianë në vitin 1989.

Prekazi ishte veçanërisht i dashur për tifozët turq. Ai mori nënshtetësinë turke, ndërsa një rrugë në Stamboll mban emrin e tij.

Advertisement

Paraqitja e tij e fundit publike ishte në tetor të këtij viti në “Mundialin Ulqinak të Miqësisë” ku mori pjesë bashkë me shumë legjenda të sportit ish-jugosllav.

Partizani, Hajduku dhe Gallatasaraji u ndanë me emocione nga legjenda e tij, me mesazhet: “Preki, faleminderit për gjithçka dhe pusho në paqe!”TV KOHA 

Continue Reading

Sport

LIGA E TRETË: EFIKASITET I LARTË NË JAVËN E 10-të, DRITA KRYESON TABELËN!

Published

on

Gjatë fundjavës janë  zhvilluara ndeshjet e  javës së  10-të të sezonit  vjeshtor  në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë. Skuadrat vendase dolën fituese në pesë përballje, ndërsa një  ndeshje  ka përfunduar me barazim ku janë  shënuar plotë 31 gola.

Lideri në renditjen e tabelës, Drita e  Bogovinës, ka regjistruar fitoren e tetë  sezonale, kësaj radhe  mundi  Gradecin  2-0 . Autor të golave ishin Berat Hismani  dhe Arsim Ramadani.

Në një ndeshje mjaft interesante, Reçica  mundi   Xhepçishtin  3-2. Lojtari i kësaj ndeshje  ishte autori i dy golave  Mubarek Shasivari, ndërsa  një gol  regjistroi  Emran Matoshi. .

Jehona e Përshevcës e udhëhequr nga futbollisti Izair Emini i cila ka regjistruar  4  gola, ka mundur Korabin e Dibrës 5-3.

Ndeshja mes dy skuadrave të qytetit Cetinska – Luboteni përfundoi me fitoren e  vendasve  6-1.

Advertisement

Fitore të sigurt ka regjistruar edhe  Liria  e Zhelinës  5-2 kundër  Vardarit të Bërvenicës.

Ndeshja  e vetme  që ka  përfunduar me  barazim 1-1 është Skënderbeu  –  Gostivari.

Pas kompletimit të javës së 10-të  tabelën e kryeson  Drita me  25 pikë  e ndjekur  nga Dobroshti me 22 , Gostivari  me  18  dhe Liria me  15 pikë.

SHABAN SINANI  – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat