Connect with us

Sport

KF KAMJANI MUNDI EUROMILKUN ME PËRMBYSJE NË FRYMËN E FUNDIT

Published

on

Klubi i  futbollit Kamjni në ndeshjen e fundit të xhiros së 12-të mundi Euromilkun  dhe me 20 pikë ngjitet në pozitën e katërt në renditjen tabelore në Ligën e dytë të  futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Me ndeshjen Kamjani – Euromilk u kompletua java e 12-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja nisi me një minutë heshtje për nder të  futbollistëve  tetovar  Agron Memedi dhe Vladimir Sekulovski të cilat para një jave ndërruan jetë.

Në ndeshjen e fundit para tifozëve  vendas ne pjesën vjeshtore të kampionatit Kamjani regjistroi fitoren e gjashtë sezonale, kësaj  radhe më vështirë se që pritej  kundër Euromilkut më përmbysje  2-1.

Golat e fitores për vendasit i shënuan Livareka  në minutën e 78 dhe Armend Ademi në sekondat e fundit të ndeshjes , duke përmbysur epërsinë fillestare të miqve nga Shkupi.

Advertisement

Kapiteni i ekipit Almir  Rexhepi  pas ndeshjes tha se fitoren ia dedikojnë të ndjerit Agron Memedit.

‘’Ishte  një lojë e rëndësishme , një lojë e rëndë, por megjithatë  ishte një  fitore  shumë e këndshme. Fitoren  ia dedikojmë  ish futbollistit Agron Memedit  që ndërroi jetë para  disa ditëve’’
 

Pas kompletimit të xhiros së 12-të tabelën në Ligën e dytë e kryeson  Ohri me 31 pikë, e ndjekur nga  Pelisteri me  28, Rabotniçki 27 dhe Kamjani me  20 pikë.

Java e  fundit  e sezonit vjeshtor  do të zhvillohet më 28 nëntor.

Sport

LIGA E TRETË: DRITA DHE DOBROSHTI RRUGËTOJNË SIPAS PLANIT

Published

on

Katër fitore të  skuadrave  vendase dhe  dy të atyre  mysafire  me 28  gola të shënuar është epilogu  i  ndeshjeve  të xhiros së 12-të në ligën e tretë –Rajoni i 6-të.

Dy skuadrat pretenduese për titullin kampion Drita dhe Dobroshti kanë  regjistruar fitore të sigurta.

Drita e Bogovinës  me rezultatin 4-1 mundi  Korabin e Dibrës, ndërsa  golashënues  ishin Besim Alii,  Shpend Asani dhe  2 gola të Besart  Abazit.

Golin e nderit për Korabibn e  shënoi Ujkan Muça.

Fitore ka shënuar edhe  Dobroshti  3-1 kundër  Reçicës  në transfertë. Autor  i  tre  golave  pë Dobroshtin ishte  Agon Hashimi, ndërsa për vendasit ka shënuar Femi Velija.

Advertisement

Në ndeshjete  tjera fitore  të sigurt ka regjistruar Skënderbeu 5-0 kundër Gradecit, Lirija 6-0 kundë Xhepçishtit  dhe  Cetinska  4-1  kundër  Vardarit të Bërvenicës.

Luboteni  ka  pësuar  humbje  1-2  në përballjen  me  Gostivarin.

Tabelën e  kryeson  Drita  me 31 pikë  e ndjekur nga Dobroshti me 28 dhe Gostivari me 24 pikë.

Shaban Sinani – TV koha
Continue Reading

Sport

FUTBOLL I FEMRAVE: KFF LUBOTENI KAMPIONE E SEZONIT VJESHTOR

Published

on

Tre fitore të  skuadrave  vendase dhe dy të atyre  mysafire me 18 gola  të shënuar ësjtë epilogu  i  ndeshjeve  të xhiros  së fundit të sezonit vjeshtor  në Ligën e Parë të futbollit të femrave. KFF Luboteni bëhet kampione e vjeshtës.

 Me  ndeshjet e  xhiros  së 14-të që u zhvilluan  të  dielën  përfundoi  pjesa  vjeshtore e kampionatit  në Ligën e parë të futbollit  të femrave . Epiteti kampion vjeshtor  i  takoi  KFF Luboteni e  cila  në ndeshjen e fundit  në  lilësin e vendasit  ka  regjistruar  fitore  të  sigurtë 4-0  kundër  ekipit Reçica . Autore  të golave  për ekipin vendasi  ishi  Yllza Maksiti  2  gola, ndërsa Angelina  Jovanovska dhe Popvski nga  një gol. Me  dy golat në këtë ndeshje Yllza Maksuti  me  20  gola  kryeson  listën e kolashënueseve  më të mira.

Fitore  ka  regjistruar edhe  AS  United  në transfert 2-1 kundër Pelisteri PRO 2026   me  të  cilë[n  skuadër  ndajnë  pozitën e pestë dhe të gjashtë me nga  23 pikë

Fitore  për  të mbajtur  hapin  për  kreun e tabelës  ka  regjistruar   Skopje 2014   2-0  kundër Vardarit  2-23.

Rezulattet e  xhiros së 14-të:

Advertisement

Koçani – Tiverija Brera  1-6

Luboteni – Reçica        4-0

Skopje 2014 – Vardari  2023   2-0

Kamenica Sasa – Istatov 2016 Skopje  2-0

Pelisteri PRO 2026  –  AS UNited     1-2

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: UGD SHTIPI NË LIGËN A DHE SHKËNDIJA NË LIGËN B KRYESIJNË ME PIKË MAKSIMALE

Published

on

Kampionati  volejbollit  në kategorinë e  meshkujve  ka  vazhduar   me  ndeshjete   xhiros së pestë  të sezonit vjeshtor  si në Ligën A ashtu edhe në  atë B.

 Në  Ligën A  fitore të  sigurta  kanë regjistruar tre skuadrat  favorite  për  titullin kampion  për  sezonin 2026/2027, pra  UGD SHtipi, Strumica  dhe  Boreci.   Strumica  në  cilësinë e vendasit   ka  shënuar  fitore  3-0  kundër   ekipit Universiteti i Tetovës, , ndërsa  UGD Shtipi  dhe  Boreci kanë regjistruar  fitore  në transfertë  kundër Sushevës 1-3  gjegjësisht Rabotniçkit 3-0.  Tabelën në Ligën A e kryeson  UGD Shtipi  me   15 pikë.

 Në  Ligën B  ekipi i  Shkëndijës ka  regjistruar fitoren e pestë  sezonale, kësaj  radhe 3-0 në transfertë kundër Vesna Probishtit .  Në Shkup  ekipi Skopje  ka   fituar   3-0 ekipin  e Janta Volej. Ndeshja  Makedonija Xhio – Liria është anuluar  për  ditën  e mërkurë. Ligën B e kryeson  Shkëndija me 15 pikë maksimale.

  LIGA ‘‘A’’

Strumica – Universiteti i Tetovës  3-0

Advertisement

Rabotniçki – Boreci    0-3

Susheva – UGD Shtipi  1-3

 LIGA ‘’B’’

Vesna Probishtip – Shkëndija  0-3

Skopje  – Janta Volej 3-0

Advertisement

Makedonija Xhio – Liria  luhet të mërkurën

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat