Connect with us

Lajme nga vendi

28 NËNTORI NË UT – PRINCI LEKA II FLET PËR SFIDAT E SHQIPTARËVE!

Published

on

Një mesazh politik për gjuhën shqipe, të drejtat kombëtare dhe përgjegjësinë e klasës politike shqiptare. Princi Leka II qëndroi në Universitetin e Tetovës, ku mori pjesë në solemnitetin kushtuar 28 Nëntorit. Nga Tetova, përfaqësuesi i Familjes Mbretërore Shqiptare bëri thirrje për ruajtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, duke vënë theksin te sfidat me të cilat përballen ata sot.

Princ Leka II, qëndroi për vizitë në Universitetin e Tetovës, ku mori pjesë në solemnitetin kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Nikoqirët e këtij solemniteti thanë se historia kombëtare është e lidhur ngushtë me përpjekjet e brezave për ruajtjen e identitetit dhe vlerave kombëtare.

Në këtë kontekst prania e një përfaqsuesi të Familjes Mbretërore Shqiptare I dha aktivitetit të UT-së një dimension të veçantë simbolik dhe artistik.

Princi Leka i Dytë, gjatë një prononcimi për mediat, tha se vizita e tij në Tetovë vjen në një moment kritik për gjuhën shqipe. Ai I bëri thirrje klasave politike që të ruajnë dhe kultivojnë marrëveshjet që avancojnë të drejtat e shqiptarëve.

Advertisement

Por, si I gjen shqiptarët ky 28 Nëntor? Princi Leka i Dytë përmendi sfidat me të cilat përballen shqiptarët.

Ai kishte edhe një mesazh drejtuar kryeqendrave shqiptare duke nisur nga Tirana, Prishtina e Shkupi.

Ndryshe aktivitetin e hapi Dekania e Fakultetit Filozofik të UT-së, Profesorja Sheruze Osmani – Ballazhi, kurse një fjalim para të pranishmëve mbajti edhe mysafiri i nderit Princi Leka i Dytë, ndërkaq Referati Historik u lexua nga Prof. Isak Sherifi.

Solemniteti iu kushtua një prej datave më të rëndësishme të historisë sonë, duke vënë në pah rëndësinë historike të 28 Nëntorit, kujtesën kombëtare dhe kontributin e figurave që shënuan rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetformimit. /TV KOHA/

Advertisement

Lajme nga vendi

NJË VIT PA SHPAT KASAPIN – “VLOJNË” RRJETET SOCIALE!

Published

on

Sot është bërë një vit nga vdekja e këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Artisti u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të njohur muzikore dhe shumë këngë që vazhdojnë të dëgjohen nga publiku.

Lajmi për vdekjen e tij tronditi opinionin publik.

Shpat Kasapi la pas vetes edhe një djalë, të cilin e kishte nga martesa me Selvijen.

“Një fotografi sa njimi fjalë, sot një vit ti ike për mos u kthye kurë, TI s`je në mesin ton, je gjithandej ku jemi ne, parajsa qoftë vendbanimi yt, SHPAT loçka e halluçit” – ka shkruar në Facebook, halla e të ndjerit, Flora Kasapi – Sherifi.

Advertisement

Rrjetet sociale janë vërshuar nga postime lidhur me këtë përvejtor të trishtë ku përkujtohet jeta dhe vepra e tij por edhe zbrazëtaria që ka lënë pas vetes.

Një vit pa Shpat Kasapin… Edhe pse sot nuk është më fizikisht mes nesh, muzika dhe kujtimet që la pas do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona, jan disa nga komentet që dominojnë nëpër rrjetet sociale.

Ndryshe të dielën më 29 Nëntor në ora 18.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, në organizim të Familjes Kasapi, do të përkujtohet Shpati dhe vepra e tij artistike./Tv Koha/ 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Published

on

Të dhënat e modelimit ekonomik të “Analitika” për periudhën 2026–2030 tregojnë se një politikë më e fortë e akcizës mund të ndihmojë në uljen e pirjes së duhanit dhe në rritjen e të ardhurave buxhetore. Ky model u prezantua në konferencën kombëtare “Nga të dhënat te politikat: Si të ulet kostoja e pirjes së duhanit?”, e organizuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Sipas analizës, standardet minimale aktuale të akcizës së Bashkimit Evropian nuk do të mjaftonin për të ulur ndjeshëm pirjen e duhanit. Me një rritje vjetore të akcizës specifike prej 15 për qind, prevalenca e duhanpirjes mund të bjerë në afërsisht 46.1 për qind deri në vitin 2030, ndërsa të ardhurat totale tatimore parashikohen rreth 542 milionë euro. Nëse rritja vjetore do të arrinte 18 për qind, prevalenca do të zbriste në rreth 45 për qind dhe të ardhurat do të kapnin afërsisht 573 milionë euro. Skenari më ambicioz i shqyrtuar parashikon që prevalenca të ulet në rreth 44 për qind, me të ardhura totale tatimore që pritet të arrijnë rreth 602 milionë euro deri në vitin 2030.

Rezultatet e anketës më të re kombëtare të realizuar nga Analitika me 1.065 të rritur konfirmojnë nevojën për një politikë më efektive të akcizës. Megjithëse çmimi mesatar i një pakete cigaresh klasike u ngjit nga 1.73 në 2.72 euro, pagat u rritën me një ritëm dukshëm më të shpejtë. Krahasuar me vitin 2020, çmimet e cigareve shënuan një rritje prej 57.6 për qind, ndërsa pagat mesatare neto u rritën me 90.4 për qind. Për pasojë, pesha e çmimit të një pakoje cigaresh në pagën mesatare ra me 17.3 për qind, çka tregon se cigaret janë bërë më të përballueshme. Kjo dëshmon se vetëm rritja e çmimeve nuk mjafton, nëse nuk ulet përballueshmëria reale ekonomike e produkteve të duhanit.

Nga analiza theksohet se nevojiten tri masa prioritare: rritje më të forta dhe të parashikueshme të akcizave, duke ndjekur inflacionin, rritjen e pagave dhe përballueshmërinë reale të cigareve; forcimin e parandalimit dhe mbështetjes për lënien e duhanit, sidomos te të rinjtë dhe grupet e cenueshme; si dhe zbatimin e vazhdueshëm të ndalimit të pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura publike dhe kontrollin e shitjeve ndaj të miturve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e Komisionit të Venecias lidhur me propozim-ligjin për provimin e jurisprudencës.

Ai theksoi se, nëse mendimi i Komisionit është negativ, nuk dihet nëse ligji do të procedohet në Kuvend.

“Nëse mendimi është pozitiv, atëherë të gjithë do të duhet ta pranojmë, përfshirë edhe ju”, deklaroi Mickoski, duke iu drejtuar Rexhepit.

Kryeministri shprehu keqardhje që gjatë 20 viteve të fundit, ministra të përkatësive të ndryshme etnike dhe politike nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë çështje, madje as pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Sipas Mickoskit, vendimi për hapat e mëtejshëm do të merret vetëm pas marrjes së mendimit të Komisionit të Venecias.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat