Connect with us

Lajme nga vendi

TOSHKOVSKI URON SHQIPTARËT PËR 28 NËNTORIN, POLICIA NË GATISHMËRI PËR FESTIMET!

Published

on

Një ditë para festimeve të 28 Nëntorit, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, u ka përcjellë urimet shqiptarëve për Ditën e Flamurit. Ai ka vlerësuar rëndësinë historike të kësaj feste, ndërsa ka paralajmëruar masa të shtuara policore për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë festimeve në Shkup dhe qytetet e tjera të vendit.

Një ditë para festimeve që pritet të organizohen në Shkup me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka përcjellë urimet e tij për të gjithë shqiptarët.
Ai e cilësoi këtë datë si një festë me rëndësi të veçantë për shqiptarët, duke vlerësuar peshën e saj historike.
PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Punëve të Brendshme
“Fillimisht, dua t’ua uroj bashkëqytetarëve tanë Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar. Le të jetë një ditë e mbarë. Shpresoj dhe uroj që të kenë një ditë të këndshme e të lumtur. Uroj që këtë ditë të rëndësishme ta kalojnë pranë më të afërmve dhe familjarëve të tyre, duke diskutuar për gjëra të mira.”

Ndërkohë, Toshkovski ka deklaruar se policia do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo incident apo tentativë për cenimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë festimeve të 28 Nëntorit.
Ai bëri të ditur se aktivitetet festive do të jenë nën monitorimin e policisë, duke theksuar se personat që mund të tentojnë të prishin mbarëvajtjen e festës janë të paktë dhe nuk përfaqësojnë shumicën.
PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Punëve të Brendshme
“Kam një porosi për të gjithë ata, pasi ka disa zëra se mund të ketë veprime të kundërligjshme. Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë maksimalisht e fokusuar në ruajtjen e sigurisë dhe rendit në shtet. Nuk do të lejojmë të përsëritet ajo që ndodhi para disa vitesh, kur u rrezikua siguria në komunikacion. Nuk pres ndonjë cenim tjetër të rendit dhe qetësisë publike, por nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. I lus të gjithë ata që dëshirojnë ta festojnë këtë ditë të rëndësishme, që ta bëjnë këtë në përputhje me të gjitha normat ligjore.”

Ndryshe, përveç 28 Nëntorit, në Shkup, Manastir dhe qytete të tjera të vendit janë organizuar festime edhe për datat e tjera historike që shënohen gjatë muajit nëntor në kalendarin kombëtar shqiptar./Tv Koha – Shkup/ 

Advertisement

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 26 Nëntor

Published

on

Dje në ora 15:15 në SPB Tetovë, një 43-vjeçar nga Tetova ka raportuar se në Tetovë, një i mitur 14-vjeçar nga Tetova, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, i ka marrë para djalit të tij 14-vjeçar. Sipas asaj që është raportuar, i njëjti i mitur edhe më parë e ka kryer të njëjtën vepër ndaj djalit të tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

Dje në ora 20:30 në rr. „Kiro Ristovski Drnc“ në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria një 40-vjeçar nga Tetova. Sipas raportimit, rreth orës 18:20 në një lokal hotelierik në Tetovë, ai nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë ia ka marrë portofolin një 55-vjeçare nga Tetova. Tek ai është gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe i njëjti  është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme.

……

Dje në ora 18:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar i kanë privuar nga liria një 36 dhe një 26-vjeçar, të dy nga Gostivari. Sipas raportimit, rreth orës 18:00 para një lokali hotelierik në Gostivar, pas një keqkuptimi të mëparshëm për hapësirë parkimi, e kanë sulmuar fizikisht një 41-vjeçar nga Gostivari, me ç’rast e kanë shtyrë edhe bashkëshorten e tij e cila në krah mbante fëmijën e tyre të mitur. Të dy janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresa përkatëse.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

Published

on

Sistemi “Qyteti i Sigurt” do të zgjerohet me radarë mobilë dhe kamera të vendosura në automjetet policore, përfshirë edhe veturat civile.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se një numër i madh i automjeteve të policisë do të pajisen me pajisje që do të regjistrojnë automatikisht kundërvajtjet në trafik, veçanërisht tejkalimin e shpejtësisë.

Pajisjet do të mund të evidentojnë shkeljet edhe gjatë lëvizjes së veturave policore, ndërsa të dhënat do të regjistrohen drejtpërdrejt në sistemin elektronik.

Paralelisht, do të vendosen edhe kamera mobile në të ashtuquajturat pika të zeza, ku ndodhin më shpesh aksidente të rënda.

Sipas paralajmërimit të Toshkovskit, zgjerimi i sistemit synon që shoferët të mos e dinë paraprakisht se ku kontrollohet shpejtësia dhe të respektojnë rregullat në çdo rrugë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Edhe Tirana e konfirmon: gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Published

on

Gjuha shqipe nuk është temë për fushata politike as mjet për të mbjellë frikë te qytetarët. Ajo është e drejtë e fituar dhe pasuri e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, e cila mbrohet dhe avancohet me punë konkrete, jo me alarme të rreme. Këtë po bën VLEN në qeveri, hap pas hapi.
Këtë punë e vlerësoi së fundmi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai falënderoi partitë politike shqiptare në qeveri për përpjekjet për avancimin e gjuhës shqipe, nga licencat deri te diskutimet për përdorimin e shqipes në gjyqësor(provimi i jurispudencës). Rama vlerësoi edhe qëndrimin e matur dhe të përgjegjshëm që këto parti kanë mbajtur për çështjen e gjuhës.
Pas një periudhe të gjatë debatesh dhe alarmesh të sajuara, del se kemi përfaqësim, kemi përparim, dhe sfida jonë është ta çojmë këtë përparim më tej. Përplasjet ndërmjet partive nuk përbëjnë një situatë alarmante për shqiptarët, ashtu siç BDI përpiqet ta paraqesë ditë për ditë.
Kosova, me kryeministrin Albin Kurti, e mbështet bashkëpunimin me këtë qeveri, e tani edhe kryeministri Rama ka vetëm fjalë të mira. Kur dy kryeministrat shqiptarë mbështesin dhe thellojnë bashkëpunimin ndërshqiptar, BDI-së i mbyllen të gjitha dyert ku mund ta shesë tregimin e rremë se shqiptarëve po u merret diçka.
Provimet në gjuhën shqipe, Korridori 8, Universiteti “Nënë Tereza”, rruga Tetovë-Prizren, rruga Shkup-Bllacë dhe One Stop Shop janë vetëm disa nga projektet madhore të kësaj qeverie, e për të cilat ndjehen krenare si Shqipëria edhe Kosova.
BDI duhet t’i japë llogari popullit për mënyrën se si e ka keqpërdorur këtë çështje për qëllime politike. VLEN do të vazhdojë punën me përgjegjësi për çdo të drejtë të shqiptarëve dhe për çdo hap përpara të gjuhës shqipe.
Continue Reading

Më të lexuarat