Connect with us

Sport

LIGA E DYTË: TË SHTUNËN PËRFUNDON SEZONI VJESHTOR

Published

on

Dy skuadrat  tetovare në xhiron fundit të sezonit vjeshtor në Ligën e Dytë të Futbollit, përballen me ekipet e Strumicës. Teteksi në Tetovë takohet me AP Brera, ndërsa Kamjani në Strumicë me Bellasicën. Të gjitha  ndeshjet  zhvillohen të shtunën me fillim në ora 13:00.

Të shtunën në shtatë terrenet e Ligës së Dytë në futboll, do të zhvillohet java e  13-të dhe e fundit e sezonit vjeshtor ku pritet të zhvillohen ndeshje cilësore si nga  ekipet që luftojnë kreun e tabelës poashtu edhe  për ato që luftojnë për mbijetesë.

Një ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet në Strumicë mes Bellasicës që aktualisht  mbanë pozitën e tetë me 16  pikë dhe Kamjanit në pozitën e katërt me  20 pikë.

Teteksi në stadiumin e Qendrës sportive nëTetovë është nikoqire e AP Brera .

Osogova është nikoqire e liderit në renditjen e tabelës Ohrit, Detonit Pllaçkovica  takohet me Rabotniçkin, Euromilku me Peisterin, Kozhufi  me Makedonija Gj.P  dhe Novaci me Shkupin.

Advertisement

Të gjitha ndeshjet e fillojnë në ora 13:00.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

VOLEJBOLL: ELBASANI NIKOQIR I ‘’KUPA PAVARËSIA 2026’’

Published

on

Elbasani do të jetë mikpritës i Kupës së Pavarësisë në volejboll, një aktivitet mbarëkombëtar që do të zhvillohet në datat 27, 28 dhe 29 nëntor, në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Shqipëria, Kosova dhe Tetova e Maqedonisë së Veriut.

Për të gjashtin vit radhazi, Kupa Pavarësia rikthehet si një nga aktivitetet më të rëndësishme të volejbollit, në kuadër të bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Volejbollit  dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Në datat 27, 28 dhe 29 nëntor 2026, Pallati i Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan do të bëhet arenë e një feste të vërtetë sportive, ku do të përballen ekipet më të mira të momentit në kategoritë Meshkuj dhe Femra, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kupa Pavarësia mbetet një traditë që bashkon përmes sportit dhe forcon edhe më shumë bashkëpunimin mes federatave dhe volejbollit shqiptar në rajon.

Trajner Durim Luma për turneun në fjalë tha se  është nderë  dhe kënaqësi  të përfaqësosh  vendin  në  këtë eveniment tradicional

Advertisement

‘’ Tradicionalisht klubi i volejbollit Shkëndija  ftohet në  këtë eveniment  shumë të rëndësishëm  që ka një domethënie  të madhe  për  gjithë shqiptarët  kudo që janë.  Klubi volejbollit Shkëndija merre  pjesë në këtë  eveniment së bashku me ekipin e Studentit të Tiranës, kampion i Shqipërisë,  klubi i volejbollit Ferizaj kampion i Kosovës  si dhe  ekipi i Elbasanit  që  është  nikoqire e  këtij eventi . Ne  kemi nderin  dhe  kënaqësinë  që çdo herë  thirremi në këtë turne , Ndoshta   jo së  paku  nga  rezultatet që bëjmë në ligën tonë, mirëpo  emri  dhe  brendi i Shkëndijës  e bënë atë që  çdo herë klubi volejbollit Shkëndija të merë  pjesë’’. deklaroi Durim Luma

Sipas  organizatorit Turneu hapet  me 27 nëntor me dy ndeshje e para në kategorinë e vajzave ku do të përballen Pogradeci – Ferizaji  dhe  KV Drita – Tirana.

Ndërsa më 28 nëntor në kategorinë e meshkujve  takohen Skënderbeu – Ferizaji  dhe Shkëndija – Studenti.

Ndeshjet  finale në të dyja kategoritë zhvillohen më 29 nëntor kur  edhe do të  shpallen ekipet  fituese.

Continue Reading

Sport

KUPA E RMV-së: KF ARSIMI KUALIFIKOHET NË 1/4 E FINALES

Published

on

KF Arsimi është skuadra e fundit që siguron kualifikimin në mesin e 8 ekipeve më të mira të Kupës së Maqedonisë, pasi mposhti me përmbysje AP Brera Strumica me rezultat 3:1.

Brera e mbylli pjesën e parë në epërsi, por Arsimi reagoi në pjesën e dytë, duke shënuar tri gola dhe siguruar kalimin në fazën tjetër.

Ndeshja u zhvillua në termin shtesë për shkak të angazhimeve të Brerës në Ligën e Kampionëve për të rinj.

Më herët, kualifikimin në 1/4 e finales e kishin siguruar Shkupi, Struga, Vardari, Sileksi, Rabotniçki, Makedonija Gjorçe Petrov dhe Shkëndija e Haraçinës.

Ndeshjet e 1/4 së finales së Kupës së Maqedonisë do të zhvillohen në pranverë.

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E KAMPIONËVE: E MËRKURA ME REZULTATE SURPRIZË!

Published

on

Tetë ndeshjet e fundit të raundit të pestë në Ligën e Kampioneve kanë prodhuar rezultate surprizë.

Protagonist i mbrëmjes ishte edhe Vedat Muriqi, i cili i dhuroi Fenerbahces fitoren minimale 1-0 ndaj Shakhtar Donetsk.

Sulmuesi arriti ta dërgonte topin dy herë në rrjetë gjatë takimit, por njëri prej golave të tij u anulua.

Befasia më e madhe u regjistrua në Francë, ku Bayern Munich u mposht 2-1 me përmbysje nga Lille.

Një tjetër ndalesë erdhi në Paris, ku Roma i dha fund ecurisë perfekte të PSG-së duke marrë një barazim 2-2 falë golave të Hermosos dhe Malen me penallti, ndërsa për vendasit realizuan Zabarnyi dhe Dembele nga pika e bardhë.

Advertisement

Interi nuk zhgënjeu në shtëpi dhe triumfoi 2-0 ndaj Stuttgartit me golat e Sucic me penallti dhe Lautaro Martinez.

Fitore të pastra siguruan edhe Liverpooli, që mposhti 0-3 Club Brugge, si dhe Atletico Madrid, që kaloi me shifrat 2-0 skuadrën e Viking.

Në duelin tjetër plot ngjarje, Manchester United u ndal në një barazim spektakolar 2-2 përballë Sporting Lisbonës.

Barcelona triumfoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Sabah në Azerbajxhan.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat