Connect with us

Lajme nga vendi

“Teteks 1” zemra e Lëvizjes Besa

Published

on

Dje u mbajtën zgjedhjet për këshillin e Komunës së Tetovës, ku Lëvizja Besa edhe u shpall fituese e zgjedhjeve duke fituar 12 këshilltarë.

Nga themelimi i Lëvizjes Besa, bastion ka qenë lagjja Teteks 1 edhe ku bëri diferencën e madhe në zgjedhjet e fundit për këshillin komunal ku fitoi 2/3 e votave , Lëvizja Besa në ‘Teteks 1” dërmoi edhe shkatëroi partinë Alternativa ku vlen të theksohet se kjo e fundit ka edhe drejtorin e fondit pensional por përsëri nuk i ndihmoi në fitoren e madhe të Lëvizjes Besa edhe pse ata mbushen parkun në tubimin e fundit nga njerëz prej Shkupi e vendeve tjera por gjithçka ishte e kotë në fund triumfuan “ushtarët” e Lëvizjes Besa.

Lëvizja Besa morri gjithsej 726 vota në lagjen “Teteks 1”, e dyta u rrëndit Bdi-ja me 309 vota dhe e treta Alternativa me 123 vota, që i bile të ketë gati trefish vota më shumë se Bdi-ja dhe gjashtëfish më shumë vota se Alternativa.

Tash pyesim se kush është më merritori i fitores bindëse të Lëvizjes Besa në këtë lagje dhe padyshim ai është shefi i shtabit të përgjithshëm Sedat Sulejmani ku motivoi aktivizstët në maksimum deri sa ja arritën qëllimit, në fitoren e madhe të Lëvizjes Besa merritë ka edhe kryetari i degës së lagjes “Teteks 1” Nehat Osmani i cili ka qenë i përkushtuar maksimalisht rreth 20 ditë që kur filloi fushata zgjedhore, Shadan Tahiri ka qenë logjistika e kësajë lagje ku edhe ka deportuar tek shumë votues tek oponentët dhe me mirësjelljen e tijë i ka bindur që të votojnë për këtë parti, nuk duhet harruar edhe Avni Ameti i cili pavarësisht punës si komandat i njësitit të zjarrëfikëve ka qenë edhe motivimi më i madh që ua ka dhënë çdo aktivisti i madh apo i vogel duke i bindur se Lëvizja Besa është rruga e duhur, si dhe për fund “qershia mbi tortë kush mund të jetë përveç komandantit dhe këshilltarit Himo Maksuti, Komandant në luftë dhe paqe njeriu që u dha më shumë tetovarëve intelektual i dalluar, familjar si dhe aktivist i pandalur për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Fitorja e Lëvizjes Besa në këtë lagje i takon edhe më shumë aktivistëve të flaktë të kësajë partie të cilët kanë qëndruar 24/7 gjatë fushatës vetëm e vetëm që fitorja e Lëvizjes Besa të jetë sa ma e thellë në “Teteks 1”.

Advertisement

Pas fitores së madhe Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami si dhe shefi i shtabit Sedat Sulejmani falemnderuan çdo aktivist të kësajë lagje.

 

Advertisement
1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

KUR DREJTËSIA MATET ME VLERËN E HIPOTEKËS DHE JO ME PESHËN E AKUZAVE

Published

on

Nëse ka para, mund të bësh ç’të duash dhe përsëri të jesh i lirë. Kjo është Maqedonia e Veriut dhe ky është mesazhi që të jep sistemi i drejtësisë në shtetin tonë, sistem ky i cili ka reputacion shumë të keq dhe shumë pak besuesshmëri te qytetarët.

Me një garanci prej 180 mijë eurosh, ish-drejtori i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Nino Vasev, do të mbrohet në liri pasi Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ia hoqi masën e paraburgimit.

Njëkohësisht, u pranua një garanci prej 348,049 eurosh për ish-drejtorin ekonomik të Klinikës, Nehat Nuhi, gjithashtu e siguruar me hipotekë mbi pasuri të paluajtshme.

Vendimi u mor pas mendimit pozitiv nga Prokuroria Publike kompetente, ndërsa ndaj të dy të pandehurve u vendosën masa paraprake. Ata nuk do të lejohen të largohen nga zona e Qytetit të Shkupit, do të jenë të detyruar të paraqiten në Gjykatë një herë në muaj, dhe dokumentet e tyre të udhëtimit janë konfiskuar përkohësisht dhe  ndalohet t’u lëshojnë dokumente të reja për kalimin e kufirit shtetëror.

Duke pasur parasysh se Prokuroria hoqi dorë nga e drejta e ankesës, dhe hipotekat e ofruara tashmë janë regjistruar në Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, vendimet kanë marrë formë të prerë dhe të pandehurit janë liruar nga paraburgimi. Me këtë vendim, Vasev lirohet nga paraburgimi ku kaloi rreth një vit.

Advertisement

Vasev dhe Nuhi janë ndër të pandehurit në rastin “Onkologji”, i cili ka të bëjë me funksionimin e Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022. Sipas aktakuzës, ata akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe përvetësim në shërbimin që lidhet me prokurimin publik të terapisë onkologjike, prokurim të ilaçeve pa bazë ligjore dhe shlyerje fiktive të borxheve për ilaçe, të cilat, sipas Prokurorisë, i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare buxhetit. Gjykimi në këtë rast vazhdon, dhe të pandehurit do të mbrohen në liri në procedurën e mëtejshme.

Rasti “Onkologjia”, i cili shkaktoi reagime të stuhishme në publik, u nda nga Prokuroria në dy akuza, njëra prej të cilave “Onkologjia 1”, ku Vasev dhe dy onkologë të tjerë po gjykohen për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve, ndërsa në tjetrën, “Onkologjia 2”, kjo për të cilën flitet, ku dy ish-drejtorët VaseV dhe Nuhi po ndiqen penalisht për vepra të zgjeruara penale – keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrim në detyrë dhe përvetësim në detyrë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BOJAN DIMOVSKI PËRFORCIMI I RI I KF SHKËNDIJA    

Published

on

KF Shkëndija sot ka prezantuar përforcimin më të  ri në  ekipin kuqezi. Bëhet  fjalë për mbrojtësin e majtë Bojan Dimoski, i cili është përforcimi më i ri i skuadrës në këtë afat kalimtar.

Bojan Dimovski është një futbollist polivalent në repartin defensivë. Edhe pse pozita e tij natyrale është mbrojtës i majtë, ai mbulon me mjaft sukses edhe pozita të tjera si mbrojtës i djathtë, mesfushor defensivë dhe anësor, duke u varur nga vendosja taktike e skuadrës.

Përkundër moshës së tij të re, Dimovski sjell një përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare, duke numëruar edhe 21 paraqitje me përfaqësuesen A të Maqedonisë së Veriut.

Dimovski është u  shpreh i kënaqur që bëhet  pjesë e  kuqezinjve

‘’ Nënshkruaj  për Shkëndijën,  jam i lumtur që jam këtu , vijë në skuadrën  me  ambicie  të mëdha  dhe  pritshmëri të mëdha. Këtë e bëjë  për  të  ndihmuar veten  time  dhe të ndihmoj  Shkëndijën për momentin  pasi mendoj  se me  përvojën  që kam nga  jashtë  mund  të ndihmoj  shumë  ekipit  dhe  Shkëndijës, si në Europë ashtu edhe në Kampionat’’ deklaroi  futbollisti Bojan  Dimovski

Advertisement

Bojan  Dimovski para se të kalonte jashtë vendit, ai është aktivizuar me skuadrën e AP Brera, ndërsa më pas karrierën e ka vazhduar në futbollin rus me ekipin Akron Tolyatti, prej ku luajti si huazim në Serbi me Partizanin e Beogradit dhe FK TSC Bačka Topola.

Continue Reading

Lajme nga vendi

QEVERIA: RIFORMATIMI QEVERITAR NË FAZËN FILLESTARE!

Published

on

Lidhur me procesin e riformatimit të paralajmëruar të Qeverisë, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme janë paraparë takime me partitë politike ZNAM dhe VLEN, bëjnë të ditur burime nga Qeveria.

Megjithatë, nga Qeveria theksojnë se bisedimet aktualisht ndodhen në një fazë të hershme dhe paraqesin një proces të ndjeshëm që kërkon qasje serioze dhe të përgjegjshme, për këtë arsye nuk publikohen detaje shtesë kadrovike. Ata shtojnë se opinioni do të informohet plotësisht sapo të arrihen marrëveshje konkrete dhe zgjidhje përfundimtare.

Udhërrëfyesi kryesor për ndryshimet e ardhshme, shtojnë nga Qeveria, janë parimet dhe mesazhet publike që kryeministri Hristijan Mickoski i përcolli gjatë shënimit të 36-vjetorit të VMRO-DPMNE-së në Strumicë.

Ai atëherë theksoi se po i ndjek me kujdes gjendjet në institucionet shtetërore dhe se nuk është i kënaqur me sjelljen e një pjese të kuadrove.

Mickoski deklaroi se tek ai kanë arritur vërejtje për mungesën e qasshmërisë së disa ministrave dhe drejtorëve, si dhe për largimin e tyre nga problemet dhe nevojat e përditshme të qytetarëve.

Advertisement

Ai porositi se i evidenton me kujdes të gjitha devijimet, se do të ketë ndryshime dhe se nuk do të tolerojë dehjen nga privilegjet që ofron pushteti.

Po ashtu, Mickoski theksoi se Qeveria është zgjedhur për t’i shërbyer popullit dhe jo për të shijuar privilegjet e pushtetit, duke shtuar se çdo funksionar duhet të jetë i qasshëm, i përkushtuar dhe vazhdimisht pranë qytetarëve.

Ai nënvizoi se nuk do të tolerojë papërgjegjshmëri, neglizhencë dhe shmangie nga parimet mbi të cilat bazohet puna e Qeverisë, pavarësisht funksionit që ushtron dikush. Kryeministri gjithashtu deklaroi se nuk pranon arsyetime për mosrealizimin e obligimeve dhe vlerëson se kushdo që nuk mund t’u përgjigjet sfidave duhet ta rishqyrtojë me ndershmëri vendin e tij në ekip.

Continue Reading

Më të lexuarat