Connect with us

Lajme nga vendi

2 KORRIKU, DITA BOTËRORE E GAZETARISË SPORTIVE

Published

on

2 Korriku shënon Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, një datë që na bën të reflektojmë mbi rolin thelbësor që ka gazetaria sportive në zhvillimin dhe promovimin e sportit, e veçanërisht të futbollit.

Në botë ka shumë ngjarje sportive që njerëzit i përcjellin me pasion. Falë gazetarëve të sportit, miliona fansa në gjithë botën marrin informacione për klubin apo sportin e preferuar.

Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit shënohet me 2 korrik, për të njohur kontributin e gazetarëve në promovimin e sportit.

Kjo ditë është zgjedhur për shkak të rëndësisë që ka si datë kur është themeluar Shoqata Botërore e mediave të Sportit, në vitin 1924.

Kjo ditë festohet për t’u dhënë vullnet gazetarëve të sportit që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të rëndësishme.

Advertisement

2 Korriku shënon Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, një datë që na bën të reflektojmë mbi rolin thelbësor që ka gazetaria sportive në zhvillimin dhe promovimin e sportit, e veçanërisht të futbollit.

Gazetaria sportive nuk është vetëm informim. Është edhe përgjegjësi. Është përkushtim ndaj të vërtetës dhe pasqyrim objektiv i asaj që ndodh brenda dhe jashtë fushës së gjelbër. Ajo është urë lidhëse ndërmjet tribunave dhe dhomave të zhveshjes, ndërmjet klubeve e federatave dhe tifozëve, ndërmjet të kaluarës me sakrifica dhe të ardhmes plot shpresë.

 

 Shaban Sinani – TV Koha

Lajme nga vendi

Tetova ndër komunat më transparente në nivel shtetëror

Published

on

Komuna e Tetovës ka konfirmuar edhe një herë se mbetet ndër komunat më transparente në vend. Sipas renditjes së fundit të Indeksit të Transparencës Aktive, të realizuar nga Qendra për Komunikime Qytetare, Tetova ka arritur përqindjen prej 81.4%, duke u pozicionuar në krye të listës në rajon.

Ky rezultat dëshmon përkushtimin e pushtetit lokal ndaj hapjes institucionale dhe informimit të qytetarëve. Nga Komuna theksojnë se llogaridhënia dhe transparenca do të mbeten prioritete kryesore në vazhdimësi, me qëllim forcimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët

Published

on

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka bërë të ditur se dyqanet e para të zinxhirit gjerman LIDL në vend do të hapen shumë shpejt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai njoftoi se vizitoi punimet e kësaj kompanie në Kumanovë duke u njohur nga afër me ecurinë e projektit.
“Shumë shpejt dyqanet e para të LIDL do të hapen për qytetarët tanë, duke kontribuar në ngritjen e standardeve tregtare dhe duke krijuar qindra vende të reja pune.

Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe për përmirësimin e kushteve të punësimit në vend!”, shkroi Durmishi.
Ai shtoi se prania e Lidl-it në tregun vendas do të thotë konkurrencë më e madhe, çmime më të favorshme për qytetarët dhe zhvillim i ri ekonomik në nivel lokal dhe kombëtar.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik

Published

on

Komisioni i posaçëm që është formuar për zbardhjen e dyshimeve rreth ndërhyrjeve kirurgjikale të zemrës të kryera për përfitime financiare tashmë është mbledhur tre herë dhe ka analizuar tetë rastet e para të raportuara, deklaroi ministri Azir Aliu.

“Në takimin e parë u krijua metodologjia e punës, ndërsa në takimet pasuese u analizuan tetë rastet që kishim. Nuk do të deklarohem derisa të përfundojmë me analizën e çdo rasti.”, tha ministri Aliu.

Ai shtoi se raporti përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe përveç komisionit vendor, në këtë proces janë përfshirë edhe tre ekspertë ndërkombëtarë nga Sllovenia, Italia dhe Austria, të cilët pritet të marrin pjesë edhe fizikisht në takimet e ardhshme.

“Raporti i komisionit vendor dhe ai i ekspertëve të jashtëm do të shërbejnë si bazë për krijimin e politikave të reja në fushën e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë. Detyra e komisionit është të paraqesë realitetin – më tej, institucionet përkatëse do të veprojnë sipas ligjit”, theksoi Aliu.

Continue Reading

Më të lexuarat