Lajme nga vendi
Durmishi: Sharrit do t’ia rikthejmë shkëlqimin, ky është zotimi jonë
Bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë nga Lëvizja BESA, Besar Durmishi sot ka marrë pjesë në një aktivitet për promovimin e turizmit malor dhe Sharrit, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Ata bashkë me kandidatët për këshilltarë dhe aktivistë partiak kanë kaluar rrugët e Malit Sharr me biçikletë për një Sharr më ndryshe.
“Zotimi jonë për t’ia rikthyer Sharrit shkëlqimin nuk humbet asnjëherë!”, ka shkruar Durmishi në fejsbuk.
Lajme nga vendi
JEHONA E VOTUESVE: NË GURGURICË 17.80%, NË STENÇE 77.88% (video)
Ajo që u vërejtë nga statistikat e jehonës së votuesve nëpër vendbanime të ndryshme konstatohet se në vendbanimet me votues maqedonas dalja është 75 deri në 77%.
Kjo konfirmohet nga vendvotimet 2032 në Sellarcë të Poshtme dhe vendvotimet 2033, 2034 dhe 2035 të stacionuara në Bërvenicë.
Siç shihet jehona e votuesve në këto vendbanime shkon nga 72.45% deri në 77.93%.
Nga ana tjetër, kemi situatë krejtësisht ndryshe në vendbanimet shqiptare.
Sipas KSHZ-së, në vendvotimet 2036 dhe 2036/1, të stacionuara n fshatin Gurgurnicë jehona e votuesve ka qenë 16.45% dhe dhe 17.80%.
Tek vendbanimet maqedonase situatë të ngjashme kemi edhe tek vendvotimet 2044, 2045 dhe 2046, përkatësisht në Stençe, Vollkovi dhe Bllacë ku jehona e zgjedhësve ka qenë 77.88%, 77.42% dhe 68.36%.
Në vendvotimet me numër 2037 deri në 2041 të stacionuar në Çellopek dalja e votuesve shkon nga 34.15 deri në 44.65%.
Në Miletinë në vendvotimet 2042 dhe 2043 dalja ka qenë 38.83% dhe 43.87, në vendvotimet 2047 dhe 2048 në Tenovë dalja është 38.11% dhe 39% kurse në vendvotimet 2049 dhe 2049/1 në Radiovcë dalja është 36.95% dhe 47.38%.
Ndryshe Komuna e Bërvenicës, veçanërisht vendbanimet shqiptare, vuajnë nga pasojat e migrimit dhe kjo reflektohet në përqindjen e daljes, ku si faktorë shtesë është edhe mosinteresimi për të votuar. Nëse kjo ndodh në rrethin e dytë, mbase faji nuk duhet të kërkohet tek partitë politike, por tek vetvetja.
Lajme nga vendi
20 vjet pa Isa Likën- Komandant Iliri
Isa Lika, i njohur si komandant Iliri është përkujtuar në varrezat e dëshmorëve në Tetovë në 20 vjetorin e rënies së tij.
Gjatë përkujtimit të Isa Likës ishin të pranishëm familjarë, ish veteran të UÇK- së, invalid të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe mysafirë të tjerë.
Pas homazheve, në Universitetin e Tetovës u mbajt akademi përkujtimore në Universitetin e Tetovës kushtuar Isa Likës.
Ndryshe, mbrëmjen e 20 tetorit të vitit 2006, në Tetovë u vra Isa Lika, ish-zëvendësdrejtor i Doganave të Maqedonisë, ndërsa një kushëri i tij kishte mbetur i plagosur.
Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, Isa Lika ishte vrarë me armë automatike nga persona të panjohur, të cilët kanë qëlluar nga një veturë në lëvizje.
Pas kryerjes së vrasjes, autorët ishin larguar në drejtim të panjohur.
Gjatë luftës së vitit 2001, Isa Lika ka qenë komandant në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i njohur me emrin komandant Iliri. Ai ka udhëhequr Brigadën 112 „Mujdin Aliu“, e cila ka vepruar në rrethinën e Tetovës.

Lajme nga vendi
Jurisprudenca, modeli i ri “12 me 2” nuk solli marrëveshje! Studentët kundërshtojnë ministrinë për provimin në shqip
Një model i ri “84% shqip me 16% maqedonisht” i propozuar nga Ministria e Drejtësisë është vënë sot në tryezën e bisedimeve me kryetarët e forumeve studentore të Universitetit “Nënë Tereza”, UEJL-së, UNT-së e të tjerë. Mesditën e së hënës, takimin me Shasivarin që zgjati rreth dy orë, studentët e quajtën të suksesshëm por pa marrëveshje.
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, shpalosi zgjidhjen ligjore që parasheh që 10 provimet teorike nga gjithsej 12 të zhvillohen në gjuhë të tjera siç tha ai, ndërsa 2 provimet e fundit praktike të mbeten në maqedonisht, me përkthyes në gjuhën amë, të cilat do të mbahen nëpër institucionet gjyqësore.
Por studentët shqiptarë e kundërshtojnë këtë model sepse thonë se nuk është i plotë! Edhe pse ata e quajnë arritje, studentët kërkojnë që provimi, përfshirë edhe pjesën praktike, të zhvillohet plotësisht në gjuhën shqipe. Pritet të mbahet takim tjetër, përndryshe studentët do të dalin në protestën e pestë deri në arritjen e 100%, siç thonë ata për zbatimin e të drejtës ligjore të përdorimit të gjuhës shqipe.
Është propozuar që ky model të dërgohet për mendim edhe në Komisionin e Venecias, të cilët kanë sesion me 11-12 dhjetor, kur pritet ta kalojnë dhe pastaj si projekt-ligj të votohet në Kuvend.
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Sport2 months agoLIGA E PARË: ÇAIRI NIKOQIR I DERBIT SHKËNDIJA (H) – ARSIMI


You must be logged in to post a comment Login