Lajme nga vendi
Po udhëtonin nga Maqedonia për në Zvicër, autoritetet serbe i konfiskojnë çiftit ar në vlerë të 19 mijë eurove
Doganierët serbë në vendkalimin kufitar “Preshevë”, respektivisht “Tabanoc” nga ana e Maqedonisë së Veriut, kanë penguar dy pasagjerë në kontrabandë të bizhuterive të arit, përcjell TV21. Sipas autoriteteve serbe vlera e stolive të arit kap shumën e mbi 2.2 milionë dinarëve, (rreth 19.000 euro). Stolitë janë gjetur të fshehura brenda pelenave.
“Pothuajse gjysmë kilogramë gjerdan dhe byzylykë floriri me dukat “Franz Joseph”, si dhe zinxhirë dhe unaza, janë gjetur në një makinë me targa zvicerane, në të cilën një çift i ri po udhëtonte nga drejtimi i Maqedonisë së Veriut për në Zvicër.
Pasagjerët thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar dhe bizhuteritë u gjetën në një paketë të pahapur me pelena Pampers në një qese nën sediljen e pasagjerit”, thonë autoritetet serbe.
Meqenëse vlera e bizhuterive të zbuluara kalon një të tretën e vlerës së veturës, me vendim të gjykatës, përveç arit, është konfiskuar përgjithmonë edhe vetura me vlerë mbi një milion dinarë.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)


You must be logged in to post a comment Login