Connect with us

Lajme nga vendi

Tanimë gjithçka është e qartë ‘Made in Macedonia”, veturat do të prodhohen në Tetovë

Published

on

Tanimë gjithçka është e qartë, lajmet se në Tetovë do të prodhohen veturat e reja elektrike rezulton të jetë i sakt dhe të shtunën do të hudhet gurëthemeli i kompanisë në zonën e lirë ekonomike në Tetovë. Familja e filantropit të madh, LAzim Destani do e vë Tetovën në listën e qyteteve që prodhojnë makineri të rëndë, krahas qyteteve më të zhvilluara gjermane, franceze e spanjolle.

Zona e Lirë Ekonomike e Tetovës të shtunën do të presë investimin më të madh ndonjëherë. Për herë të parë në Ballkan, një kompani e madhe makinash do ta shndërrojë këtë zonë në lider prodhimi. Bëhet fjalë për një investim të kompanisë gjermane për prodhimin e makinave elektrike “e.Go”, në pronësi të familjes Destani.

Investimi gjigand nënkupton edhe qindra të punësuar për prodhimin e makinës tashmë të dëshmuar suksesshëm në Gjermani.

Prototipi i parë i kësaj makine që nuk emeton karbon, por funksionon vetëm me energji elektrike, u prezantua në vitin 2017. Vetëm një vit më vonë, në 2018, u porositën mijëra të tilla. “e.Go” ka rrëzuar edhe mitin se makinat elektrike janë makina të shtrenjta.

Krahasuar me makinat e tjera elektrike, “e.Go” ka çmim prej 17 mijë eurosh, çka e shndërron në një nga makinat elektrike më të lira në botë dhe të ofrueshme për masën.

Advertisement

Kapaciteti i kësaj makine është katër ulëse dhe është e projektuar për manovrim të lehtë nëpër qytet. Sipas studimeve që ka bërë kompania, udhëtarët ngasin mesatarisht 30 deri në 40 kilometra në ditë, andaj kanë ardhur në përfundim se nuk nevojitet një kapacitet baterie prej 300 ose 400 kilometrash, çka do ta rriste çmimin jashtëzakonisht shumë.

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Limani me mesazh për punëtorët: Punoni të qetë, vendimet e përhershme do të sigurohen

Published

on

 Ministri Fatmir Limani ka dërguar një mesazh qetësues për punëtorët e administratës dhe të gjithë të punësuarit në institucionet publike, duke theksuar se pozitat e tyre janë të sigurta dhe se Qeveria do të vazhdojë të garantojë stabilitet dhe vendimmarrje të përhershme për ta, informon POPULLI.mk

“Punëtorë, kudo që jeni të sistemuar, punoni, flini dhe zhvilloni jetën tuaj të qetë, sepse ashtu si sigurova vendet tuaja, ashtu do t’ju garantoj edhe vendime të përhershme”, ka deklaruar Limani.

Kjo deklaratë vjen në një periudhë kur shumë të punësuar shprehin shqetësime për të ardhmen e tyre profesionale, si pasojë e ndryshimeve të fundit kadrovike dhe proceseve reformuese në administratë. Ministri Limani theksoi se qëllimi i tij mbetet mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe krijimi i një klime të qëndrueshme pune.

Ai siguroi se çdo vendim që do të merret në të ardhmen do të ketë për bazë stabilitetin social dhe sigurinë e punëtorëve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kreu i ri i AntiKorrupsionit, do të jetë Adem Cucul

Published

on

Adem Çuçul është zgjedhur kryetar i ri i antikorrupsionit me 81 vota për sot në Kuvend, shkruan Alsat.

Kjo zgjedhje vjen pas shkarkimit të Tatjana Dimitrovska.

Çuçul është i diplomuar në drejtësi dhe ka punuar për Komisionin Kundër Korrupsionit për më shumë se nëntëmbëdhjetë vjet.

Në listat e vjetra të punonjësve ai shfaqet si “këshilltar për parandalimin e korrupsionit në politikë”, ndërsa në dokumente më të fundit dhe në faqen zyrtare të internetit të KSHPK-së ai është i listuar si sekretar i përgjithshëm dhe personi i parë i kontaktit për median.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zjarri në modular drejt hetimit ndërkombëtar, Emshiu e paditi RMV-në për vrasje në Itali

Published

on

Pasi fajtorët e zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës nuk u sollën para drejtësisë dhe nuk pati proces gjyqësor për shkaqet e zjarrit, Ibin Emshi i cili humbi babain dhe vëllaun e tij, ka bërë denoncim për vrasje në Itali kundër RMV-së dhe pret që rasti të hetohet ndërkombtarisht dhe të arrijë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, shkruan Portalb.mk.

Më 1 dhjetor 2025, Emshi si shtetas i Italisë ka bërë denoncim për vrasje në Selinë e Policisë në Verbano Cusio Ossola për zjarrin në modular.

Në procesverbalin e denoncimit, Emshi ka sqaruar në detaje rastin se si ka ndodhur, ndërsa përmend edhe procesin gjyqësor i cili nuk ishte për shkaqet e zjarrit, dokumentarin e IRL-së i cili nxori në pah korrupsionin, si dhe një sërë dëshmish të tjera.

Në raportin e dorëzuar në Polici, ai thotë se pas dokumentarit të IRL-së dhe provave, u bind që të bëjë denoncim për vrasjen e babait dhe vëllait të tij.

Ai thekson si përgjegjës ministrin e atëhershëm të shëndetësisë Venko Filipçe dhe Koço Angjushevin si pronar i firmës BRAKO që ndërtoi objektin e spitalit modular.

Advertisement

Përveç denoncimit në Polici, Emshi ka paraqitur kërkesë që ky rast të trajtohet edhe nga Avokati i Popullit – Këshilli Rajonal i Piemontes në Itali.

Continue Reading

Më të lexuarat