Connect with us

Lajme nga vendi

Në UT nga sot fillon regjistrimi i studentëve të rinj për vitin akademik 2022/2023

Published

on

Nga data 29 gusht e deri më 2 shtator 2022 në Universitetin e Tetovës do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj, për vitin akademik 2022/2023. Në të gjitha 13 njësitë akademike të Universitetit janë bërë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për regjistrimin e studentëve të rinj, të cilët do t’i regjistrojnë studimet e ciklit të parë në programe të ndryshme studimore që i ofrojnë fakultetet e Universitetit tonë.

“Të drejtë regjistrimi në studimet e ciklit të parë kanë kandidatët që e kanë kryer maturën shtetërore ose maturën ndërkombëtare. Gjithashtu, të drejtë regjistrimi në ciklin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar të cilët nuk e kanë dhënë maturë shtetërore, respektivisht e kanë përfunduar shkollimin e mesëm katërvjeçar para vitit akademik 2007/08 dhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, në vitin shkollor 2019/20. Kandidatët regjistrohen si studentë të rregullt, të financuar nga shteti dhe si studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve. Në studimet e ciklit të parë mund të regjistrohen edhe studentë me korrespondencë, nëse këtë e mundëson karakteri i programit studimor”, theksojnë nga Zyra për informim pranë UT-së.

Mënyra e seleksionimit të kandidatëve do të kryhet varësisht nga lloji i programeve studimore, në të cilët konkurrojnë ata edhe atë: programet studimore në të cilat seleksionimi i kandidatëve do të kryhet në bazë të suksesit nga arsimi i mesëm dhe programe studimore në të cilat seleksionimi do të kryhet në bazë të suksesit nga arsimi i mesëm dhe me kontrollim të prirjeve dhe talentit të kandidatëve.

Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për regjistrim në Universitetin e Tetovës, fillimisht e plotësojnë formularin onlajn në ueb faqen: apply.unite.edu.mk / www.unite.edu.mk. Pas aplikimit në sistemin elektronik, kandidatët duhet që dokumentet t’i dorëzojnë në administratën e fakultetit përkatës, brenda afatit të caktuar, siç janë: dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; diploma për kryerjen e shkollës së mesme; certifikata nga libri amzë i të lindurve; certifikata e shtetësisë; dëshmia (fletëpagesë) për pagesat e aplikimit dhe provimit pranues të cilit do t’i nënshtrohet kandidati.

Pas aplikimit onlajn në emailin e tyre kandidatët pranojnë konfirmim dhe linkun për aktivizimin e profilit të kandidatit që ka aplikuar prej ku i përcjellin të gjitha fazat e shqyrtimit të dokumenteve, rangimit, rezultateve dhe regjistrimit. Profili i aplikimit mund përdoret edhe për aplikim në afatin e dytë ose të tretë, thonë nga Zyra për informim e UT-së.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Parashutisti rrezikon këmbësorët në Ohër, për pak godet nënën me fëmijën

Published

on

Një aksident i madh u shmang për pak në shtegun e ecjes Studençishta në Ohër, kur një parashutist që po kryente fluturime komerciale me turistë pothuajse plagosi një nënë me fëmijën e tij që po ecnin përgjatë shtegut.

Sipas videos së publikuar nga Ohrid1 , parashutisti po fluturonte rrezikshëm ulët mbi zonën e këmbësorëve dhe për pak i ka shpëtuar nënës dhe fëmijës, pas së cilës ai goditi një shtyllë ndriçimi rrugor, duke e dëmtuar atë plotësisht.

Në regjistrim dëgjohet qartë britma e nënës së frikësuar, e cila arrin të shmangë tragjedinë në momentin e fundit.

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

MOTI: KTHESË E PAPRITUR NË MESJAVË – MAJI VJEN ME TEMPERATURA VJESHTE!

Published

on

Maqedonia po përgatitet për një ndryshim drastik të motit. Nën ndikimin e një mase ajrore dukshëm më të ftohtë nga veriu, që nga e enjtja, më 30 prill 2026, temperaturat do të pësojnë një rënie drastike prej më shumë se 10 gradësh krahasuar me aktualet, paralajmëron MeteoAlarm. Sipas parashikimit, temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta se zakonisht për këtë periudhë të vitit.

Bëhuni gati për ndryshim drastik të motit. Temperaturat do të bien 10 deri 15 gradë kurse do të ketë edhe reshje dëbore në viset malore. Kështu thuhet në shumicën e njoftimeve të faqeve meterologjike.

Ky ndryshim i motit, sipas metereologëve, është për shkak të ndikimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu që në vendin tonë pritet të mbërrijë të enjten më 30 prill.

Për shkak të ftohjes së theksuar, në zonat malore mbi 1200–1300 metra mbi nivelin e detit, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 9 deri në 18 gradë Celsius.

Vala e ftohtë që po zbret nga Arktiku do të sjellë temperatura 10 deri në 15 gradë më të ulëta se mesatarja për këtë periudhë, gjë që përbën rrezik serioz për bujqësinë.

Advertisement

Vreshtat dhe pemishtet janë veçanërisht të rrezikuara, pasi ndodhen në fazë të ndjeshme lulëzimi për shkak të temperaturave të larta të mëparshme.

Moti i ngrohtë në fillim të prillit, me temperatura që kaluan 25°C, ka nxitur zhvillim të parakohshëm të vegjetacionit, duke e bërë rikthimin e ngricave të mëngjesit shumë më të rrezikshëm sesa gjatë dimrit.

Në mes të javës, anticikloni do ta shtyjë ajrin e ftohtë drejt jugut, në Evropën Qendrore dhe Gadishullin Ballkanik.

Ndërkohë, Evropa Perëndimore dhe Mesdheu perëndimor do të mbeten nën ndikimin e një mase ajrore më të ngrohtë, duke krijuar një kontrast të theksuar temperaturash në pjesën qendrore të kontinentit.

Kjo anomali e fortë temperaturash pritet të sjellë mëngjese shumë të ftohta të premten dhe të shtunën, ku temperaturat mund të zbresin disa gradë nën zero.

Advertisement

Kjo është veçanërisht kritike për shkak të rrezikut nga ngricat në vreshtat në shumicën e vendeve të Ballkanit, ku dëmet mund të jenë të mëdha, madje edhe katastrofike./Tv Koha/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Xhamaski: Gjermania ka bërë thirrje për heqjen e parimit të unanimitetit në BE, nuk do të na marrin parasysh për Maqedoninë

Published

on

Gjermania, nëpërmjet Ministrit të saj të Jashtëm Johann Waddeful, ka bërë thirrje për heqjen e parimit të unanimitetit në BE në fushën e politikës së jashtme dhe parimit të “Sigurisë” dhe zëvendësimin e tij me votimin me shumicë. Prandaj, ekziston shqetësim midis disa publikëve bullgarë për heqjen e unitetit në vendime.

“Ky lloj votimi do ta ndryshojë kategorikisht dhe në mënyrë dramatike situatën. Do të shkelë kategorikisht të drejtat e një vendi si Bullgaria në vendet që kanë një popullsi dhe territor më të madh”, tha ish-eurodeputeti kontrovers dhe anëtari i OBRM-BND, Angel Xhambaski.

Xhambaski, në një deklaratë për mediat bullgare, dha shembullin se Gjermania ka 90 përfaqësues në Parlamentin Evropian, ndërsa Bullgaria – 17. Me një shumicë të thjeshtë votash, gjithçka që dëshiron Gjermania do të ndodhë, tha politikani bullgar, duke shtuar “ata nuk do të na marrin parasysh, dhe shembulli është Maqedonia e Veriut”.

“Nëse Gjermania nuk dëshiron të na marrë parasysh, që RMV të bëhet pjesë e BE-së, pa na marrë parasysh ne dhe interesat e këtyre njerëzve atje, do ta marrë këtë. Atëherë të drejtat e bashkatdhetarëve tanë do të shkelen në mënyrë drastike dhe dramatike”, tha Xhambaski.

Ai shtoi se ndryshimi i parimit të unanimitetit nuk është kategorikisht në interesin tyre, dhe thotë se nuk duhet të lejohet.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat