Lajme nga vendi
Kovaçevski: Viti 2023 është vit i kthesës ekonomike, i shpresës së re
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) mbrëm në Tetovë e vazhdoi serinë e tribunave me qytetarët “Fuqishëm dhe të vendosur drejtë së ardhmes”. Në tribunë foli dhe u përgjigj në pyetjet e qytetarëve edhe kryetari i partisë dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski.
Në pyetjet çka do të bëhet rreth rritjeve të vazhdueshme të çmimeve të ushqimit dhe karburanteve, Kovaçevski theksoi se duke pasur parasysh politikat e Qeverisë pret që viti 2023 të jetë vit i kthesës ekonomike dhe i shpresës së re. Sipas tij, deri më tani në rrethana të vështira Qeveria ka arritur ta mbajë stabil dhe të mos dështojë buxheti, të ruhet sistemi energjetik dhe të sigurohet ushqim, karburante, ngrohje dhe rrymë.
“Nëse 10 muaj më parë çështja kryesore ishte nëse do të arrijmë të sigurojmë ushqim, para, rrymë dhe naftë, sot çështja kryesore është nëse do ta kalojmë së bashku pjesën e fundit të stuhisë ekonomike apo jo. Nëse në dhjetë muajt e parë mbajtëm fort vijën ekonomike për të luftuar krizën, për vitin e ardhshëm dhe Buxhetin e ri është një ndryshim, një pikë kthese nga ku shkojmë në ofensivë. Le ta mposhtim përfundimisht krizën, të fillojmë të rritemi ekonomikisht, të rrisim standardin e jetesës dhe të sigurohemi që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se ky. Të bëjmë ndryshime sociale me politikat tona ekonomike për tranzicion energjetik, për të ofruar mbështetje financiare dhe pikë kthese në zhvillimin e ekonomisë vendase”, tha Kovaçevski.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

